Njerëz, mos i kërkoni llogari Erjon Veliajt për stuhitë

25 Gusht 2016, 15:20Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

I nderuar popull i facebook-ut! Që të mos nxitoni të më etiketoni si servil, duke lexuar vetëm titullin, apo edhe më tej, të arrini në përfundimin se Erioni më ka dhënë ca para për të shkruar këto radhë(pasi kete akuze e kemi ne maje te gjuhes te gjithe), lexojini ato më parë, deri në fund.

Tirana kaloi një ditë te këqe të mërkurën, si paosjë e një vale të keqe moti. Menjëherë në rrjetet sociale dhe komentet në lajmet e mediave online, shpërtheu një valë akuzash e sharjesh ndaj kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj, për shkak të përmbytjeve që pësuan rrugët. Kishte dhe nga ata që bënin ironi, se përse Erioni nuk e parashikoi stuhinë kësaj radhe. Kishte dha nga ata që jetojnë jashtë dhe thonin se atje ku janë ata, nuk ndodh kjo gjë që ndodhi në Tiranë.

Në fakt për gjysmë ore u përmbyt tre ditë më parë edhe Tokio, e me disa orë shi u bënë lumë edhe rrugët e Teksasit. Ne fakt ne te tilla situata njerezit duhet te behen solidare me pushtetin e tyre, e madje te dalin edhe vete ne rruge te c’bllokojne ndonje pusete nese e shikojne qe eshte bllokuar. Ska asgje te keqe.

Tirana është një qytet rrumpallë, ku të vetmet rrugë të drejta janë ato që ka bërë Zogu dhe Enveri. Këtu edhe era vjen verdallë si p…. nëpër brekë e s’ka nga të dalë dhe për këtë kanë dhënë kontribut të gjithë kryetarët e bashkisë nga viti 1991.

Unë s’kam dëgjuar që Veliaj të ketë premtuar se do të ribëjë të gjitha kanalizmet e Tiranës, për ti bërë të mëdha si ato të Nju Jorkut, pasi kjo është edhe teorikisht e pamundur. Sa për pusetat, besoj se më në gatishmëri nuk kanë qenë ndonjëherë, pasi sapo pushoi stuhia, qyteti iu kthye normalitetit. Ndërkohë që për herë të parë qyteti ka ekipin e reagimit më të shpejtë në të tilla raste. Pasi më parë edhe kur shembej një pemë apo bllokohej një kanal ujërash të zeza, pas dalë në televizor si lajm, bashkia nuk ndërhynte.

Tani të kthehemi tek populli i facebook-ut!

Tirana do të përmbytet sërish nëse natyra do të derdhë shi si ai i të mërkurës. Por ajo që më habit është gatishmëria e shumë e shumë njerëzve për ti kërkuar llogari kryetarit të bashkisë pikërisht për atë që ai nuk e ka në dorë. Dhe nuk i kërkojnë llogari për atë që ai ka në dorë dhe nuk po e bën, ose nuk po e bën mire.

P.sh: Përse nuk i kërkojnë llogari pse sheshi “Nënë Tereza”, i vetmi shesh publik funksional të kryeqytetit, eshte bere si Gjiri i Lalzit, ku kalajamtë luajnë futboll në rërë, mëqe s’kane ku luajnë tjetër. Sheshin historik i lidhur me universitetin, qe eshte bërë si magazinë porti, mbushur me skela, hekura dhe kioska që pjekin qofte mu në derë të universitetit.

Pse nuk i kërkojnë llogari që po privatizohet ndërmarja e ujësjellësit pa asnjë konsultë publike, nga ato që bëhen për të diskutuar edhe se me çfarë ngjyre do të lyhet pallati?

Pse nuk i kërkojnë llogari për dhjetra e dhjetra premtime elektorale që ai ka bërë dhe ende nuk kane nisur te zbatohen? A ku di une, probleme qe te gjithe ju i shikoni apo perjetoni ne vendin ku punoni e jetoni.

Kjo është llogaridhënia njerëz. Kështu duhet të jetë një shoqëri e kulturuar, aktive dhe kërkuese. Një shoqëri që i shkul dhëmbët atij që voton, kur ai nuk punon mirë. Por ne jemi një shoqëri tallava, shoqëri lloqesh, thashethemesh, që dimë vetëm të shajmë dhe të ankohemi.

15 komente në “Njerëz, mos i kërkoni llogari Erjon Veliajt për stuhitë”

  1. cun Tirone says:

    Ja ke fut kot plako !
    Njerezit ne facebook ankohen per Veline, se me menyren qe ju te mediave e keni pompuar figuren e tij, ai tani duket si Superman .
    Lali Eri tani duket si “Eri Çudiberesi ne boten e çudirave”.
    Çudi qe ju shpetoi dje ta nxirrnit Eri Fiku-n ne TV te veshur si polumbar qe hapte kanalet e Tiranes .

    1. HIJA says:

      pse mo mama q,,,,rs ak pun te duken ty qe ka ber erioni , po ju doni qe mos te bej pun fare dhe te lulezojn kjoskat dhe era mutit ne mes te qendres shikoe si ka qen tirana me par e shikoe si esht sot, po ti me dukesh se je nga ata tiransit qe rri ne kamez dhe i kerkon llogari erit, Nje fjal e urt thot ; TE RRIM SHTREMBUR E TE FLASIM DREJT
      Dhe cesht e verteta qe shumica e demokrateve se pranojn se ai po punon dhe nje gje qe premtimet smund ti bej brenda dites ai , dhe qortoeni poo atje ku ka gabime e jo si kryetari juaj qe meret me dy gjera 1, familjen 2, jeten e tij private, se ju te tjeret ekeni ndritur po nje mut jeni asgje me shume,

      1. Daja says:

        hija e copes se mutit ne kepucen e Lalit, si legen qe je une them ta marresh ate cope rroge, qe e paguaj dhe une, por mos na ca trapin me militantizmin tend te peshtire. Tirana eshte njesoj, plot me militante qe bejne pune vetem te komentet e Temes, e qe era e mutit te Lanes tani u duket eau de parfume.
        ps. kjoskat po te ndertohen perdite ne mes te Tiranes, me leje nga lali per teta vjollcen, miop selektiv

  2. illo says:

    Bravo z. Kikia ! I. Foto

  3. elton says:

    Se u permbyt Tokio,duhet te permbytet dhe Tirana d.mth. ? Meqe ne japoni kane rene 2 bomba atomike, nuk prish pune po ra dhe 1 ne Shqiperi dmth..

    Ik o Mentor se na e ka shpif. Le ti nxjerri fotografet qe i paguan me leket e mamit per te pastru pusetat. Te jete per pune vullnetare kishim mbajt Enverin ne kembe se na nxirrte te djelave te pastronim.

  4. mirel says:

    Po konceptin e vendit mbi nivelin e detit apo nen nivelin e detit e ke mesuar ti Mentor qe na tregon Tokion?
    Po qytetet qe ndertohen buze lumenjve ne Amerike dhe jane gjithnje ne kercenim jo per kanalizimet po per nivelin e qyteteve ne te njejtin me nivelin e ujerave?
    Cili lum e mbyt Tiranen?
    Lana?
    Apo kanalizimet e prishura?
    Mefshe e mjere,nuk lini rast pa bere lakeun e pushtetit.

  5. logjika says:

    Kesaj radhe, i sakte dhe logjike Mentor Kikia. Por mos e ngaterro “popullin” e facebook-ut me popullin tend. Ne facebook nuk ka popull, por njerez te ndryshem me te gjitha te mirat dhe keqiat e tyre, njerez pa dogane. Ndersa populli eshte tjeter gje; ai heq ne kurriz bemat e shtetareve dhe te tijat.

  6. Arturi says:

    Sido qe te jete, demokaret e forumeve do ankohen gjithnje. Se mos kane pune tjeter. ?

  7. Ilia says:

    Mentor! Nuk i heq asnji germe! Mos i merr me miopet!

  8. landi says:

    Po ti, Mentor Kikia, rolin e servilit te pushtetit ben. Kete ke bere tere kohen te Topi. Mire kur ishte PS ne opozite, por sot ajo eshte ne qeveri, kurse ti vazhdon, bashkje me institucionin ku punon, te jesh servil i papare. Por, nuk ka vende te lira ne RTSH, sepse Thomai, qe erdhi nga Amerika, meqe ne Shqiperi nuk gjendej njeri, i plotesoi vendet “elira”. Le qe, pse te levizesh, njelloj eshte: RTSH u dha me koncesion te Tpo-Channel. Prisni, o njerez, se do shihni ende cudira. Deri sot nuk keni pare gje!
    Cfare ndodhi ne landfillin e Sharres…askush nuk flet. As vete Mentori! 124 veta punonin atje, te parregjistruar sipas ligjeve…po Veliaj del i lare. Fryhet tere diten me ca rrugica dhe ca kopshte, vazhdon me koncesionet te privati…edhe ujin me koncesion. Flet per hapesira te gjelbera, te cilat i ben te parku i liqenit, kurse ne Tirane, ne zemer te saj, nderton parkingje dhe projekton ndertimin e gratacielave.
    Sidoqofte, Mentor Kikia, do dalesh i fituar me kete shkrim. Prit dhe neser do kete nje bum komentesh…sektori special i komenteve ne kryeministri do beje punen per te fituar “buken e gojes”.
    Je jo vetem servil, por edhe i neveritshem!

  9. Los Vjerda says:

    Kur kishte permbytje ne kohen e Berishes ne pushtet te gjithe te majtet akuzonin Berishen. Tashti eshte normale e ka rradhen te akuzohet Velija, Edvin Rama, e te gjithe socialistet mbare.

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    Kirikiki fare qenke

  11. Labi says:

    Duhet Te pastroet Lana,nga palliatime shigjeta e ne vazhdim qe eshte edhe dalja e ujrave Te tiranes.se eshte. Ngushtuar shtrati dhe nuk terhiqen ujrat .

  12. Sa lexova mendoj se Mentor kikia ka folur e shkruar sakte.
    Komenten me vjen keq jane teper ordinere. partiake ndoshta.
    Qe Eroin veliaj rri krye puneve rri,po them, dhe zyra ka te vetat
    une,fjaen e kam pe pune me ment. Mjaft me koshtet e cerdhet sa parku
    liqenit,te shikohen gjerat kryesore me se pari PUNESIMIN e njerezve e kjo
    behet me rihapien te pakten e ndermarive qe kane funksionuar ne monizwm.
    Privatizim total nuk eshte shpetimi.Shikoni dhe boten e kapitalit si vepron.
    Te mbeshtesim sa Erion kryetarin sa Mentor gazetarin do te thosha si “kapak
    komenteve.Ka gjera shume me urgjente se sa beni z.Veliaj. Gjei koken lemshit.
    Para prgatitia para cdo te papritur do pergjendrim vemendie
    Ata te “aksioneve”ralle dilnin po kur dilni linin gjurme. Kjo sot calon jo mungon.
    Sa per ato zgjedhie te para koheshme, mos harxhoni djersen e popullit.
    Dashamiresi D.

  13. Sa lexova mendoj se Mentor kikia ka folur e shkruar sakte.
    Komenten me vjen keq jane teper ordinere. partiake ndoshta.
    Qe Eroin veliaj rri krye puneve rri,po them, dhe zyra ka te vetat
    une,fjalen e kam per pune me ment. Mjaft me koshtet e cerdhet sa parku
    liqenit,te shikohen gjerat kryesore me se pari PUNESIMIN e njerezve e kjo
    behet me rihapien te pakten e ndermarive qe kane funksionuar ne monizwm.
    Privatizim total nuk eshte shpetimi.Shikoni dhe boten e kapitalit si vepron.
    Te mbeshtesim sa Erion kryetarin sa Mentor gazetarin, do te thosha, si “kapak
    komenteve.
    Ka gjera shume me urgjente se sa beni z.Veliaj. Gjejani koken lemshit.
    Para pregatitia para cdo pune,, do pergjendrim vemendie
    Ata te “aksioneve”ralle dilnin… po kur dilni linin gjurme. Kjo sot calon jo mungon.
    Sa per ato zgjedhie te para koheshme, mos harxhoni djersen e popullit.
    Dashamiresi D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje