Sahatet e Stambollit: Një analizë për raportet shqiptaro-turke

25 Gusht 2016, 21:22Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Duhet thënë, që në fillim të këtij teksti, disa fjalë pozitive për raportet shqiptaro-turke. Në vitin 1997, kur Shqipëria u fundos në një krizë të thellë dhe shteti shqiptar ishte para shpërbërjes (atëbotë Ibrahim Rugova jo pa ironi therëse dhe absurde thoshte se Republika e Kosovës është shteti më stabil në Evropën Juglindore), pra më 1997 ishte Turqia ajo që nga prapaskena garantoi sovranitetin e Shqipërisë. Kjo ishte një përgjigje e qartë kundër Greqisë, e cila kishte luajtur rol negativ gjatë krizës së piramidave financiare.

Në rastin e Kosovës, Turqia ka dhënë një kontribut të madh në afirmimin e shtetësisë kosovare në botë, sidomos në ato shtete ku Ankaraja ka ndikim dhe në Organizatën e Shteteve Islamike. Falë Turqisë janë siguruar disa njohje. Për këtë shqiptarët e Kosovës duhet t’i jenë mirënjohës shtetit turk. Është interes i përbashkët që Kosova, Shqipëria dhe Turqia të jenë faktorë stabiliteti brenda korpusit euroatlantik. Një kornizë e përshtatshme për këtë është NATO-ja, ku Turqia dhe Shqipëria janë anëtare, ndërsa Kosova aspiron të anëtarësohet.

Këtë shans bashkëpunimi nuk po e shfrytëzon presidenti Rexhep Taip Erdoan. Që nga dështimi i puçit në Turqi para një muaji, ai madje i është hedhur në përqafim Rusisë, po godet pamëshirshëm çdo kritik në Turqi dhe po kërcënon Evropën: nëse Brukseli nuk i heq vizat për turqit, atëherë qeveria turke do të tërhiqet nga marrëveshja për ndalimin e fluksit të refugjatëve drejt Evropës. Toni i palës turke kundër SHBA-së është ashpërsuar dhe Washingtoni, sipas njoftimeve të platformës mediale Euractiv, për shkaqe sigurie ka filluar t’i tërheqë armët bërthamore nga Turqia në Rumani. (Pala rumune e ka demantuar lajmin). Ministri i Jashtëm turk ka deklaruar se baza ushtarake Incirlik, ku janë të stacionuara trupa turke, amerikane dhe gjermane, mund të hapet edhe për avionë luftarakë rusë. Sipas Stimson Center, një fabrikë mendimi për çështje strategjike me seli në SHBA, siguria e kokave bërthamore në Incirlik nuk është më e garantuar. Njëkohësisht Ministria e Brendshme e Gjermanisë, duke u bazuar në një raport të Shërbimit Sekret Gjerman, ka akuzuar Turqinë se është shndërruar në platformë aksionale të grupeve islamike dhe se një gjë të tillë po e toleron qeveria e AKP-së, partisë së presidentit Erdoan.

Në vend se të fokusohet në thellimin e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në, Erdoan prej vitesh ndjek një agjendë islamike, kulturore dhe neoosmane. Më së shumti kjo politikë është e dukshme në Ballkan. Kur ishte për vizitë në Kosovë më 2o13 Erdoan tha se Kosova është Turqi, Turqia Kosovë. Bosnjën e pati quajtur provincë osmane. Kur u kthye nga një vizitë në Afrikën veriore më 2013 nga aeroporti i Stambollit Erdoan përshëndeti Sarajevën, Mekën dhe Medinën. Ambicia për të lartësuar të kaluarën perandorake është bërë konstantë e politikës turke. Këtu ka një lloj misionarizmi që po i irriton njerëzit sidomos në hapësirën shqiptare: bëhet fjalë për një shtresë të gjerë të shoqërisë që ka respekt për Turqinë si shtet laik, por jo si shtet me agjendë islamike. Shumë politikanë të partisë së Erdoanit janë të prirë që Perandorinë Osmane ta shohin vetëm si parajsë të popujve, por e tillë nuk ka qenë Porta e Lartë. Po të ishte nuk do të derdhej aq shumë gjak në Ballkan, nuk do të dështonin aq shumë përpjekje për të futur nën kontroll territoret kryengritëse shqiptare, nuk do të ekzistonte epoka e rezistencës së Skënderbeut dhe Pjetër Bogdanit, nuk do të kishte ndodhur masakra e Manastirit e 26 gushtit 1830, kur në një përpjekje brutale për pacifikim të trojeve shqiptare guvernatori Mehmed Reshid Pasha i ftoi në një banket të madh krerët e fiseve shqiptare, të cilët pastaj i masakroi deri në burrin e fundit, nuk do të ishte vrarë më 1878 në Gjakovë Mehmet Ali Pasha, mareshali osman me origjinë gjermane.

Turqit janë krenarë për historinë e tyre dhe kjo është e drejtë e tyre që duhet respektuar, por politikanët e Ankarasë duhet ta kenë parasysh se shumica e shqiptarëve në Ballkan nuk mund të jenë krenarë për historinë turke duke pështyrë e injoruar historinë shqiptare. Fuqia ekonomike e Turqisë, blerja e ndërmarrjeve strategjike në Kosovë, hapja e shkollave nuk i jep të drejtë qeverisë turke ta trajtojë Kosovën si vilajet. Kjo qasje është kontraproduktive për vetë Turqinë. Turqia është partner i rëndësishëm i Evropës, rrjedhimisht edhe i shqiptarëve në Ballkan. Që ky partneritet të ruhet, Ankaraja duhet të heqë dorë nga agjendat e imponimit kulturor dhe fetar si dhe interpretimit tendencioz të historisë. Në këtë prizëm duhet parë edhe vendosjen e disa orëve me flamur turk në klasat e një shkolle në Prishtinë. Ngase qeveria turke ka meremetuar klasat, ajo mund të lërë një shenjë aty, një pllakë diku në oborr a korridor, ku tregohet se këtë apo atë punë të vlefshme e ka kryer qeveria turke. Dhe për këtë le të merren si shembuj organizatat përkatëse gjermane, zvicerane apo suedeze (GIZ, SDC, SIDA). Shteti i Kosovës nuk shpërbëhet nga disa sahate me flamur turk, por shpeshtësia dhe agresiviteti i nismave turke që kanë për qëllim glorifikimin e Perandorisë Osmane, imponimin e simboleve, vënien në dyshim të fakteve historike po shkaktojnë në shoqërinë shqiptare (jo vetëm në Kosovë) reagime të ashpra.

Nganjëherë këto reagime janë krejtësisht të pamatura dhe qesharake, sidomos kur ke parasysh se shteti i Kosovës nuk e kontrollon në mënyrë efektive gati një të tretën e territorit të vet, kur është pranuar ndarja etnike e Mitrovicës, kur gati 20 zona përreth objekteve ortodokse serbe janë shpallur eksterritoriale, kur për çdo ditë – si rezultat i përgjimeve të publikuara – opinioni mëson përmasën e vërtetë të kriminalizimit të politikës. Kosovarët kanë miliona arsye të tjera primare për t’u zemëruar.

13 komente në “Sahatet e Stambollit: Një analizë për raportet shqiptaro-turke”

  1. Lolita. says:

    Qeveria e mutit te dale te prononcohet- idiotja Nikolla me shoke- se kemi rregjistruar kalamajt ne shkolle e nuk mund te mbetemi pa informacion se ca do behet me shkollat turke.

  2. Klimax says:

    Shko more bastard islamik qe na “analizon” situaten e 1997-es ne Shqiperi! Dyert e Greqise ishin te hapura per te gjithe shqiptaret qe i largoheshin tmerrit te Luftes Civile te provokuar nga Sali Berisha! Mbi te gjitha Ishin spitalet greke qe kuronin me dhjetra e dhjetra te plagosur nga bandat kriminale te armatosura shqiptare.
    Kush te tha ty more surrat qe Turqia “garantoi” pavaresine e Shqiperise ndaj “kercenimit” te Greqise??!! Cfare idiotizma ke shkruar ne kete pacavure more sharlatan i pjelles turke??!!

  3. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Mire i fryn marmides me nota turke per ”bamiresi” ndaJ shqiperise dhe shqiptareve !!!!!mor Robell turku,por nuk sakteson se nuk jane shqiptare ata qe ndjejne doren e ”ngrohte” turke [ose te” gjatin”] por sunitoshqipfoles,muslimon brodhers ose me shqip turkoshqipfoles………………….
    Shqipetaret e G.Kastriotit pra kristianet, kurre nuk kane qene miq me turqit e nuk do te jene deri sa te jete jeta,ok!
    Ade na pate na gamithite ju dhe gjithe muslimon brodhers pra turkoshqipfolesit………………

  4. Alban says:

    O Enver ne Shqiperi ne kemi nje shprehje te bukur,, te ka lene turku mbrapa themi ne ketej,, shqiperia duhet te shkeputet nje here e mire nga turqit pasi nuk na vjen asnje gje e mire prej tyre,, duhet te rreshtohemi perkrahe europes sic beri i madhi Gjergj Kastrioti qe dhe mbas 500 vjetesh mbahet si periudha me e lavdishme jona,, gjithe pjesa tjeter e historise me aleanca turke ruse kineze arabe kane sjelle vetem varferi kulturore dhe monetare

  5. kd says:

    Qe Greqia luajti nje rol negativ ne trazirat e 97 kjo nuk ka pike dyshimi i pelqen apo jo disa shqiptareve trushplare ne kete forum dhe qe Turqia per interesat e saj i doli ne krah shqiptareve kunder planeve shoviniste greke edhe kjo nuk ka pike dyshimi

    1. Klimax says:

      Atehere verteto ti dhe turkoshaku Enver nje dokument “sekret”, nje levizje te ushtrise greke, te flotes dhe aviacionit te saj ne afersi te kufirit me Shqiperine, nje provokim apo edhe sikur nje loje ushtarake te organizuar prej tyre ne vitet e brishta te shtetit shqiptar 1997-1998!
      Verteto sikur edhe nje deklarate te ndonje ushtaraku grek, te ndonje ministri te qeverise, te ndonje deputeti te parlamentit grek apo te ndonje gazetari ne shtypin dhe TV grek qe te kete deklaruar apo te kete hedhur nje ide te tille per “sulm ushtarak ndaj Shqiperise”!
      As qe nuk eshte menduar kurre dhe jo me diskutohej nje gje e tille! Enver Robelli mire eshte te pyesi Fatos Nanon e Pandeli Majkon se cfare qendrimi mbajti qeveria greke ne vitet 1997-1998 dhe sa ndihma mori qeveria e tyre e porsa dale mbas zgjedhjeve nga Greqia per rikrijimin dhe forcimin e shtetit ne Shqiperi dhe te mos shkruai hamendje, ndjenja personale apo muhabete malokerie turko-berishiane!

      1. tfgs1 says:

        vari [email protected]@n se cthote nje sunit por e keqja eshte se ”vatani”Alvania ka shkuar per lesh,ku vec eres se turkoshqipfolesve u shtohet keto dite edhe era e mujahedineve………………….!!

        1. undefined says:

          Vetem nje komplet debil perdor term “turkoshqipfoles” qe as vete nuk di ta shpjegoj sepse e ka mesuar permendesh nga disa debila te tjere qe edhe ato nuk mund ta shpjegojn dot pra e thene me troc si keto kallaret tone edhe ato kokrrat e hajvaneve pertej kufirit jugore qe e kane shpikur kete idiotizem ju ka folur dhe ju flet goja perpara mendjes thjesht komplet kokrra injorantesh

          1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

            tourkoshqipfoles ose tourk’alvanos do te thote turk qe flet shqip,ok.
            kaq tru i disponon cilido dhe nuk eshte nevoja te lodhim [email protected]@rt me ju sunitet,shiitet,camet,kosovaret apo se fundi edhe mujahedinet ,te gjithe ju: TOURKOSHQIPFOLES ose MUSLIMON BROTHERS! OK!
            ade gezuar ramazonin o turk shqipfoles qe shqiptar nuk do te quhesh kurre…………allah uakbar!

      2. kd says:

        Fakte! Kujt fakteve i permbaheni ju grekofilet ju nuk i permbaheni as fakteve qe pranojn vete greket padronet e juaj e ketu na kerkon fakte hahahahah shko gjej se i ke sheshit neoer ate Shqiperi po ti hapesh syte i shikon edhe sot faktet e perzierjes se grekeve ne punet e brendeshme te shqiptareve por nga ajo ana jeni qorra e shurdha ju filot nga ana tjeter beni bla bla per fakte

  6. leka says:

    Ky tarabelli,eshte me i keqi i turkoshakeve te llojit kosovar:
    Kerkon te mbuloje me shuren e tij anadollake mutin me ere turk.

  7. perivolo says:

    Qe te thote dikush se Turqia garantoi sovranitetin e Shqiperise ose duhet te kete aftesi te kufizuara kuptimore ose eshte i paguar!
    Si ka mundesi te te garantoj sovranitetin ai qe te roberoi,qe te pushtoi,qe te shiti,qe te degjeneroi,qe te shperfytyroi?
    Sovranitetin e Shqiperise e garantojne ata qe e krijuan,dmth SHBA-te dhe ata qe e lejuan,dmth Anglia,Franca,Gjermania dhe disa me influence me te vogel.
    E theksoj prape,jane dy gjera te kunderta,Turqia e shperberi,Amerika e beri.
    Eshte dicka e pandershme,e padrejte dhe ofenduese per SHBA-te nese ka shqiptare qe mohojne mbeshtetjen e tyre vendimtare(kuptohet qe kishin dhe interesat e tyre gjeostrategjike por nuk ndryshon dicka).

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      per trurin e nje turkoshqipfolesi perdhunimi 500vjecar quhet qyteterim,kulture,vllazeri me turqit!!!!!
      kshq Robell turkoshaku nuk e ka te veshtire te deklaroi se ; perdhunuesi turk vertet e shkerdheu me zor stergjyshen time[qe dolem ne turq] por ai mbetet baba jone…………..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje