SHBA pret nga Ankaraja dëshmi për çështjen Gylen

25 Gusht 2016, 09:29Bota TEMA

Biden për Gylen: Uashingtoni nuk ka asnjë lloj qëllimi që të mbrojë një person i cili dëmton aleatët tanë, por nevojiten prova.

Me rastin e vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Ankara, qeveria amerikane deklaroi se Turqia nuk i ka dorëzuar deri tani prova për përfshirjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen në tentativën për grusht shtetit më 15 korrik 2016. Ankaraja vërtet ka paraqitur katër kërkesa për ekstradimin e Gylenit, por këto nuk kanë të bëjnë me grushtin e dështuar të shtetit, tha një pëfaqësues i qeverisë amerikane.

Mirëkuptim për reagimet emocionale të Turqisë, por ….

Gjatë takimit me kryeministrin turk Binali Jildirim Biden shprehu mirëkuptim për reagimet emocionale të Turqisë. “Ne i kuptojmë ndjenjat e forta të qeverisë turke dhe të njerëzve, kur është fjala për çështjen Gylen, tha Biden në Ankara. Lidhur me kërkesën për ekstradim Biden tha: “Ne bashkëpunojmë me autoritetet turke.” Uashingtoni nuk ka “asnjë lloj qëllimi që të mbrojë një person i cili dëmton aleatët tanë”.

Qeveria e SHBA-së insiston që edhe në rastin e kërkesës për ekstradim për Gylenin të zbatohen procedurat e zakonshme ligjore. Përgjegjëse për këtë është Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tha një përfaqësuesi i qeverisë amerikane. “Politizimi” i çështjes do të ishte “kundërproduktiv”, tha Biden duke theksuar se Presidenti amerikan Barak Obama mund të përballet me një procedurë largimi prej postit, nëse urdhëron dëbimin e të huaji.

Biden mbështet Turqinë

Të mbështetur nga një ofesivë e ushtrisë turke kryengritësit sirianë vunë nën kontrollin e tyre para pak fillimit të vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Ankara Dsharablusin që gjendet në kufirin mes dy vendeve.

Ushtria e Lirë Siriane rimori këtë qytet që ishte deri tani bastion i IS-it, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas takimit me Joe Biden. Forcat e armatosura amerikane e mbështetën ofensivën tokësore me aviacionin e tyre ushtarak dhe këshilltarë, sikurse njoftoi qeveria e SHBA-së.

Nënpresidentit amerikan Joe Biden tha se mbështet Turqinë në kërkesën e saj për tërheqjen e milicëve kurdë nga pjesë të Sirisë Veriore. Luftëtarët kurdë duhet të tërhiqen nga qyteti Manbitsh në bregun lindor të lumit Eufrat, kërkoi politikani amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje