Një foto e regjisorit Selami Taraku duke udhëtuar në autobus ka bërë xhiron e internetit. Imazhi është komentuar për faktin se Morena Taraku është një prej fashionisteve më të njohura shqiptare, që në Instagram-in e saj me gati 500 mijë ndjekës shfaq veshje e makina të shtrenjta.
Ish-Miss Kosova reagoi ndaj kësaj në një intervistë për RTV 21, duke thënë se babai i saj është një njeri i thjeshtë ashtu si ajo, që ndonëse ka kontribuar shumë në kinematografi mbetet me këmbë në tokë.
‘Është artikulli më banal që kam lexuar ndonjëherë. Sepse nuk jam unë ajo që e kam nxjerrë babain tim në asfalt, është ai që më ka rritur mua në asfalt.
Jam qytetare ‘babadem’, dhe thjeshtësia që kam trashëguar prej tij është gjëja më e bukur në jetë që kur e kujtoj, më mbushen sytë me lot.
As fama, as karriera e asgjë tjetër nuk do të kishte pasur vlerë për mua nëse do të kisha ecur në qiell.’
Ajo thekson se babai i saj është intelektual, dhe nuk mund të konsiderohet si ‘babai i Morena Tarakut’ kur ai është një ndër regjisorët më të njohur të kinemasë së Kosovës.
‘Gjithë ata që më njohin e dinë se unë jam ‘vajza e Selami tarakut’, nuk është ai ‘babai i Morena Tarakut’.
Selami Taraku është regjisor i mirënjohur që ka kontribuar për vite e vite kur ne ishim shkelur nga Serbia, me filmat e tij.
Kështu është e trupshme të shkruhet ky lloj lajmi. Babai im është qytetar, njeri i thjeshtë, është intelektual si në makinë edhe në autobus.’
Morena thotë se thjeshtësinë e tij e ka trashëguar edhe ajo, pasi nuk ka mënyrë tjetër për të jetuar jetën.
‘Edhe unë jam shumë e thjeshtë. Nuk e di pse njerëzit mendojnë se unë duhet të jetoj ndryshe ose familja ime duhet të jetojë ndryshe.
Unë jam si të gjithë, edhe familja ime është si të gjithë të tjerët”, thotë Taraku.
E mora vesh qe ka qen miss, po ca pun bon kjo ish miss
Qytetare babadem nuk e kishim degjuar ndonjehere. Cpo ndodh me te shkreten gjuhe shqipe nje zot e di.
Sheherlike ka desht me thanë,
të kish ndejë turku edhe nja 50 vjetë sheherlitë tanë do të ishin turqizu 100 %
undefined
Kjo eshte e keqja e trojeve shqiptare qe nuk shohin hallin qe kane në shtepite e tyre por merren me hallet e te tjereve kjo gje na ka munduar tere jeten dhe vazhdon te na mundoje
Te udhetosh me autobus nuk eshte trendi????Cjane keto budallalleqe alla shqiptare? Si mund te vleresohet njeriu se si ecen,me avjon,me tren,me kembe,me autobus apo me porche!….Komente qe te bejne te ndjehesh i fyer si shqiptar!
Na mbushe mendjen fycke.