FOTOT e rralla: Kjo ishte Shqipëria në vitin 1940

26 Gusht 2016, 21:19Politika TEMA
FOTOT e rralla: Kjo ishte Shqipëria në vitin 1940

“Xhuzepe Masani ishte fotograf italian. Megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta për të, duket se ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës duke filluar në vitin 1920.

Masani u bë ithtar i flakët i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: La sua terra [Toka e tij], Bergamo 1936.

Pas kësaj, botoi një sërë albumesh për rajonet e Italisë: Sicilia në vitin 1938 dhe Liguria në vitin 1939.

Në prill 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas iu aneksua perandorisë së re romake të Musolinit”, citon Mapo.

“Ishte momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut.

Sigurisht me mbështetjen zyrtare, Masani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë ‘italiane’ dhe bëri fotografi të mrekullueshme.

Fotot u botuan në vëllimin Albania: testo e foto di Giuseppe Massani [Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani], Romë 1940, me një kapitull të fundit të propagandës fashiste ‘Bashkimi Italoshqiptar.’

Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër. Në vitet 1960 dhe 1970 Masani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë.

Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet i mahnitshëm si pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit,” shkruan Elsie.

41 komente në “FOTOT e rralla: Kjo ishte Shqipëria në vitin 1940”

  1. mortjaaaa,mortja! says:

    Po sa ven i zhvillum qe paskemi qen mer jau! Pa,pa pa sa mrapa e la ket ven komunizmi!
    Sidomos kta maloqerit paskeshin qene shume te zhvillum mer bab! Epo paskan te drejte ata vallahi qy te vrasin per Saliun ene nuk e dun Enverin dhe komunizmin.Vallahi po!

    1. vjeshta says:

      Imagjino sa te zhvollum keni qen ju mer bab, jevgjit e tirones!! Ne 1920 u kanë zbuluar si popull qe egzistoni(popull i thençin).
      Popull quhet nje bashkesi qe ka gjuhe zakone kenga vaje te njejta. Gje qe ju tironcit e dhjere nuk e keni.

      1. Rrac ariane bër synet says:

        500 vjet me baben dhe vetem nje xhami ju la….5 vjet me Ducen ndertesa, infrastrukture, emancipim.

    2. petriti says:

      Paraadhesit Tuaj “Malok”duhet te jete ne njeren nga fotot e mesiperme,apo po e mohon prejardhjen tende?

      1. vjeshta says:

        Dhe jam aq krenar, sa ti nuk je per prejardhjen tende!!

        1. labi ateist says:

          Bravo Vjeshta .Te lumte qe je krenar dhe pa komplekse per origjinen tende , edhe une jam si ty krenar per gjysherit e mi ariane dhe me bukuri mitologjike qe jetonin ne malet me te larta te laberise ..Ata qe kompleksohen nga origjina e tyre jane “QYTETARET ” sunite te shqiperise se mesme…

    3. TT says:

      Kur ne Shkoder kan ber fotografi ju vizatonit kafshet ne shpella mor trap

  2. e verteta says:

    Pse keni futur dhe fotografi nga Afganistani? !!!

  3. Grigor says:

    Burka, citjane, injorance, varferi.” Zhvillimi” i Zogut dhe “emancipimi” i femres nen Islam. Ilustrim me te bukur nuk ka.

  4. elitex says:

    Te pakten maloket kane te veshur te gjithe nje nga dy veshjet karakteristike shqiptare (e veriut eshte Pantalloni i bardh me shirite te zi sekurse e jugut fustanelle), dhe grate a malokeve (aty ku ka kryq) ju duket fytyra. Po kur shikon keto ninxhat e shqiperise se mesme te duket vetja si ne kabul. A thua keto pjellat muslimane te jene thjesht pjellat e ketyre ninxhave te importuara nga Irani, Iraku etj??

  5. qinan fiqiri says:

    aha!
    tash po e shof me syt e mij se nga vjen emertimi shpell dhe shpellar.
    paska bo gabim t modh Dull Trap Komunizmi qe na ka nakatos me shpellaret .
    tash hajde gjeje te ndash sharpin nga sheqeri.
    se ai,boni njisoj si carin si dollarin,i futi me nji thes bashk dhe I vuni thesit edhe lidhsen dhe e mbylli gryken.
    tash qe thesi u ca dhe dulen jasht car kishte mrena nuk po marrim vesht se kush osht cari e kush dollari.
    jan bo t gjith njisoj,komplet cara mo! se po t rrijsh bashk me ata t ze smundja ngjitse nga ata

    1. vjeshta says:

      Sepse ata te paret tuaj nuk e kane pate makinen fotografike me sy.
      Keta qe shihni ne foto dhe parardhesit e tyre e kane mbajtur shqiperine te pandarë me lufterat e kryengritjet e tyre.
      Te ishte per çitjanet e mesme e fustanellat e jugut ……

  6. Daku says:

    I ka pare kel demi i mesila palmes keto pamje te ajkes se shqiperise te para luftes ? Kane bythe ca e ca e shajne komunizmin qe i beri njerez .

    1. H says:

      Tamam,

      Po te lexojne dhe Petro Markon e Çatin Saraçin pas fotografive ta shikojne cbente “ajka”.

  7. Nje album i jashtezakonshem fotografik jo thjesht historik po dhe si mjeshteri fotografi.
    E vetmia mungese eshte s enuk kane decidura fotografite. Tematika eshte e persosur.
    Nje riprodhim i ketij albumi me decidura ne fotografi, do ishte nje vlere sa artistike dhe historike.
    Pegezime dhe suksese Autorit sjelle ne redaksine e gazetes sot.
    Si dashamires fotograf amator sot 80 vjec nje jete me to.Ju pergezoj.
    Guri Naimit D.

  8. !!!!!!!!!! says:

    Po te mos ishte Enveri (I paharuar qofte emri I tij )
    Me akoma do ishim kafshe me dhe do flinim me shpella akoma
    Me mire 50 vjet komunizem see 25 vjet sali -demoteshje
    Na soli democracine arabo shallvare
    Duhet te dale nje enver tjeter at regulloje ate vend

  9. Skiptari says:

    Ne ate kohe te gjith popujt e evropes keshtu kane qene ..ne hecem para me hapat e breshkes popujt e tjere hecen me hapat e lepurit o xhaxh qe te .ifsha enverin ne .yth rrot djathi

    1. e verteta says:

      Sjam me Enverin, perkundrazi po ne kohen e Enverit kishte Shqiptare dhe jo Skiptari.


      Te krahasosh boten me Shqiperine eshte skandal.Bota kishte Universitete kur ne nuk kishim shtet dhe komb.Bota ka ecur se ka ndertuar shtete. Shqiperia eshte ende ne Mesjete persa i perket nocionit te shtetit. Shqiperia mund te krahasohet me Afganistanin dhe ndoshta Libine ku Kryepleqte dhe fiset, maredhenet fisnore e klanore jane mbi shtet e qeveri.


      Fotot nga ana historike jane madheshtore .Ato tregojne sa i varfer dhe i prapambetur ishte ky popull pas sundimit pushtues Otoman Turk per 600 vjet. Ne foto duket qarte se pervec shtepive vetem xhamija u ndertuan dhe kodrat e malet ishin lakuriq.
      Sundimi Otoman ishte nje fatkeqesi dhe kthim ne mesjete i Shqiperise. Otomanet, te cilet ishin te interesur vetem per taksat dhe pasurite e Shqiperise, nuk investuan kurre ne asnje aspekt te jetes se vendit. Mbi te gjitha, suksesi me i jashtezakonshem i Turqve ishte jo aq shume lehtesia me te cilen i nderruan fene Shqiptarit po pllakosja e vendit ne erresire duke i mohuar arsimin dhe shkollat shqip Shqiptarit. Ishte pikerisht kjo injorance dhe analfabetizem themeli i prapambetjes qe perjetojme sot.

    2. katarakti says:

      Kush i paska humbu trute dhe i paske gjetur ti, or skiptar?! Sapo ke dale nga shpella apo si?! As sot nuk jemi siç ka qene Europa me 1939, or trap. O te dhjefsha mendjen. Se per kulture e di qe e ke zero. Dhe ky eshte demokrat safi. Nga ata me dy gishtat lart. Shko ik ne ndonje miting tani dhe fillo te shash Enverin dhe Edvinin, or idiot. Si te mban Dheu nuk e di?!

  10. REZI says:

    Jo Shqipëria por Shkodra me rrethinë. Pse vetëm kjo pjesë ishte Shqipëri? Jo se do ishte më mirë poshtë por duke kufizuar Shqipërinë vetëm në Shkodër, bëjmë propogandën e të tjerëve.

  11. eli says:

    Eshte e pamohueshme merita e Enver Hoxhes ne zhvillimin e Shqiperise!Le te thote kush te doje te kunderten.Keto foto jane bere ne kohen kur sundonin keta qe duan te marrin pronat sot.Na bejne si kapitaliste rrace!Ja si ka qene e verteta!!

    1. alb says:

      te gjith kan fetyren te mbushur ,,, ne kohen komunizmit enveri na beri si kinezet asnje shqiptar nuk ishte me i gjat se 160 ,, shiko rinine sot te gjith jan nga dy metra sepse po kthehen ne origjinalitet,, ne koken e xhaxhit kishin njerezit koken katrore vesh te mbedhenj nje njyre te kuqerremte ne ftyre dhe kishim shum pikalosh,,do shikosh fotot para te rrefugjateve kur vajten ne itali ,,jan te gjith njelloj si kinezet ,,por kur e ngopem barkun me buk filloj dhe ndryshimi fetyra u zbardh floket po shkelqenin ,,shiko brezin e dyte nuk dallohet as nje femije qe eshte me kombesi shqipetare as me greket as me italianet ,, kur vajten ne fillim bente bam 5 km larg,,, per cfare merite te them se njerezit kishin mungesa ne vitamina ..

  12. ubs says:

    Ajo qe vihet re eshte se sipas kanoneve te bukurise se sotshme shqiptaret paskan qene nje rrace e bukur, ku pershkrimet e autoreve edhe te huaj te asaj kohe verejne cilesi si shatatlartesi fytyra dhe tiparet e imta, syte te shendritshem e me zjarr brenda.
    kto cilesi sot i kemi humbur, qe me faktin se per 50 vjet ne si popull nga keqtrajtimi e kequshqyerja kemi humbur 2 cm gjatesi (mesatare, e verifikuar nga statistikat shteterore jo nga un) per te mos folur pastaj per shemtimin e metejshem te fytyres si barku shtatshkurtesia vetullat e ngjitura barku i madh e koka me cepa, qe sot ne cdo rruge te evropes nje shqiptar e njef nga vuajtjet qe i lexohen ne fytyre, duart me kallo (ose te bardha akull si te nje femije, kuptohet qe mbijeton me pune ”krahu” dhe syte e enjtur te nje te sapozgjuari por qe ora eshte 4 e pasdites apo 5)
    dhe sic e thashe me siper koka me cepa, e s’mund te mungoje ne kete mes menyra e te ecurit, qe nje rruge apo trotuar nuk i mjafton nga krekosja. tamam si nje gjel ne maje te plehut.

    1. Robi says:

      sipas jush or te ditur do te thote qe populli shqiptar, para viteve 40 ushqehej me mire, pastaj erdhi Enveri, i la pa buke, ju beri kush e di ndonje magji komuniste dhe raca e bukur humbi bukurine, humbi 2 cm., si dhe u bene me pika te kuqe etj,.
      Me duket se e verteta eshte ndryshe, qe ne keto 26 vjet, ju raca e bukur, keni rifituar ato 2 cm por jeni bere nga trute koqe kandari si ishit ne kohen e turkut, dhe kjo eshte tragjedi e madhe per kete komb.

  13. Drogaxhiu says:

    O “mortjaaaa” o Car (per respekt ndaj pjesmarresve te forumit po ve shkronjen “C” n” vend te shkronjes “K”),
    Po te mos ishin keta “maloqerit” (siç i quan zotrote), qe me dyfeke me gjalme te cilet nen Dede Gjon Lulin mbyllen Krajl Nikollen ne Cetinje dhe te cilet nen Ise Boletinin pushtuan Shkupin dhe i futen drithmat Perandorise Osmane e vune ne tavoline çeshtjen shqiptare Shqiperia sot nuk do te egzistonte si komb dhe ne jugoret (them ” ne jugoret” se dhe une jam korçar nga baba e minoritar nga nena) do te ishim sot ca nen grekun, ca nen serbin e ca (ndoshta) nen iatlianin.
    Kiji inat po HIQU KAPELEN

    1. katarakti says:

      Harroje o drogmen “trimerine e shqiptareve”. Shqiperia ishte vendi i fundit i Ballkanit qe fitoi pavaresine. Dhe a e di se pse ?! Sepse nuk pati me asnje lidhje gjeografike me “Baben”, pra me Dovletin. Ndryshe edhe sot e kesaj dite do te ishte nen Turqine. ose do te ishte transformuar ne nje Turqi te vogel ne brigjet e Adriatikut. Dhe atehere Fuqite e Medha, secila per interesat e saj, pranuan krijimin e Shqiperise, kush per te mos lejuar daljen e Sebise ne det, kush tjeter per te penguar fuqizimin e Greqise me toka shtese shqiptare etj etj. Pastaj ishte edhe presidenti amerikan Uillson qe na mbrojti. Shqiptaret nuk kane luftuar kurre per vendin e tyre, por vetem per te huajt. Vetem kur pane se Turqise po i binin dhembet shqiptaret u zgjuan nga gjumi letargjik 500 vjeçar dhe kerkuan pavaresine. Duke qene se shumica ishin myslimane ata u tmerruan nese vendi do te ndahej ndermjet vendeve te krishtera si Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia etj. A e more vesh tanime trimerine e te pareve te tu?!

      1. Arjan says:

        Katarakt me te vertete Shqiperia eshte vendi i fundit ne ballkan qe fitoj pavaresine sepse Shqiptaret kane mbi 3000 vjet qe luftojne per ekzistence dhe nuk arriten dot ta zhdukin aleancat greke-serbe-turke .Mbas pavaresise se greqise- Serbise ne njejtin vit me 1830 qendrojne fuqite e medha Rusia Franca Anglia dhe Gjermania kurse Shqiperia u la e vetme ne lufte nga te gjitha anet lufte kunder Serbit ,lufte kunder grekut , lufte kunder turkut dhe sa per ata qe thone qe kemi vellezer turqit Po u them se ka qene 500 vjet lufte .Une jam krenar per te paret e mi nuk e di per ty KATARAKT ndoshta je frikesuar se keshtu ka qene se ka pas edhe tradhtare pra Shqiptaret ju eshte dashur te luftojne kunder vetvetit.Sa per ata qe thone se veriu ka mbajtur pjesen kryesore ne lufte dhe se kane qene me trima kjo seshte e vertete sepse qytetet me te medha Kane mbajtur mbi supe luften edhe ne heronj edhe ne udheheqes ,kujtoni se do vinte Turku apo italiani apo edhe gjermani ne malet e korabit ,pa u hequr edhe heronjte nga veriu Te gjithe bashke bejme ate qe quhet Shqiperi.Po verioret Jane trima ne gjakmarrje sa jane ngujuar me qindra mos mijera femije pa te ardhme .Enveri ish I vetmi udheheqes qe arriti te zhduke kete zakon sa I lashte aq edhe i ulet.I pame edhe tani ne demokraci se cfare I bene Shqiperise banda e Sali berishes me Zhozin e Azemin sic kemi degjuar edhe per Ahmet Zogun qe erdhi nga Serbia me topa dhe ushtare per tu bere mbret .Prandaj beni kujdes kur ngrini nje pjese te Shqiperise dhe ulni pjesen tjeter se ne jemi I njejti gjak e njejta gjuhe se jemi Gege e Toske ne udhen tone .

  14. alphade says:

    Shenim: Te gjitha keto fotografi te shumfishohen dhe t’ ja dergoni fillimisht nipit te “Zogjit”
    dhe pastaj te gjithe “Mergates se Quqeve” ,zogisteve ku jane e ku s’ jane me shenimin :
    ” Shiheni Shakaxhine e Perparimit ” !!! Hajt Aferim ,se nuk kam me durim !!

  15. Jani says:

    O ti mortaja o loqe . Ne 40 skishte komunizem. Po vetem mjerim shko e lexoje historine . Po jo ate te sales

  16. TT says:

    Keni goj e quani Shkodren malekeri po hapini syt o qorra kur ne Shkoder kishte 3500 dyqane ish qezari qe shkaterroj ai qe ja kan ngren krimbat mishin ne “qytetin” me te rregullt ne shqiperi skishte 3500 shtepi . Pamvarsisht se e lan oas dore horeat ateher e maskarejt sot Si ai qytet ka te rrall ne shqiperi. Dhe nje gje ju lutem ter jevgjve dmth tironsve mos hani mut se Zogu nga burreli ju beri qytet te ishte per ju ne qepic do ishit

    1. raho says:

      Shkodra ne 40 kishte nje popullsi prej 20 mije vetesh, pra mesatarisht i takon nje dyqan per 7 kliente. Shko ne shkolle zoteri.

  17. undefined says:

    Ne “malokeri” jane rrenjet origjinale shqiptare dhe jo vetem shqiptare jane ato greke gkithashtu te gjithe aarvanitet e Peloponezit jane “maloke” nga rrethinat e Dibres e malesia e Shkodres prandaj edhe Sulltani per te shtypur kryengritjet e tyre dergonte ne Peloponez gjithmon trupat e Bushatllinjeve “maloke”jane te gjithe fiset malazeze se dhe nje pjese e mire e popullsise serbe po folur fare per Maqedonine

    1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

      @undefined a ke mundesi me na tregue se nga vijne, nga e kan prejardhjen, ku kan studue e ku e kan vendodhjen moçaloret. bani te fala atje poshte moçove

  18. Mentari says:

    Kane pas qene me te shendetshem ses sa ne vitet e 1944-1990. Shkoni dhe shikoni fotografite e vitit 1990 dhe aty do te gjeni fytyrat shqiptare kocke e lekure.Cfar I beri kryekrimineli Enver kesaj shqiperia ,do te na duhen edhe nja 100 vjet te tjera te sherojme shqiptarin dhe shqiperine nga Sperma Mutante Enveriste.

  19. sit back and relaks says:

    Tani, ketu secili ka te drejte ta dredhi zinxhirin e komentit si te doje por fotot ketu nuk jane nxjerre per te ilustruar zhvillimin dhe diferencat e malokeve te veriut, malokeve te shqiperise se mesme apo malokeve te jugut. Pra fotot nuk jane nxjerre per te bere dallimin shoqeror te asaj kohe por dallimin se ku ishte shqiperia ne 1940, sa e zhvilluar ishte shoqeria ne teresi, sa e zhvilluar ishte ekonomia, infrastruktura etj ne teresi. Dhe krahasimi duhet bere 1940 – 1990 – 2016. Dikush thote e gjithe europa ishte ashtu ne ate kohe, nuk e di ku bazohet por po marrim Rumanine e cila kishte unviersitet qe shume kohe perpara etj etj se nuk po zgjatem. Nderkohe Paria jone apo Ajka jone intelektuale cfare beri, nuk beri asgje pervecse arsimohej jashte ne rumani, hungari, austri, itali dhe kthehej e shiste pordhe kokepalareve ne shqiperi. Vete u shkolluan por universitete apo shkolla te nivelit te mesem e te larte ne shqiperi nuk ngriten. Te gjithe e dime se kur u hap Universiteti i pare ne Shqiperi, se kur u themelua Akademia e Shkencave, Lidhja e Shkrimtareve, se kur u be elektrifikimi, bonifikimi, tharja e kenetave, etj etj se eshte histori e gjate. Nuk dua te them qe ajo kohe ishte perfekte per te gjithe shqiptaret, por ama te gjithe perfituan prej saj kush me shume e kush me pak dhe ne disa aspekte jemi akoma dhe sot duke perfituar prej trashegimise se asaj kohe. Ka qe thone qe nuk kishte te drejta njeriu, jane vrare e jane zhdukur njerez, nuk kishte te drejte fjale apo mendimi etj etj e vertete qe ne keto aspekte jeta ka qene e veshtire dhe e padrejte per shume njerez por te mos harrojme se ai sistem e quante veten diktatura e proletariatit, pra nuk e fshihte e as mundohej ta fshihte natyren e sistemit, ishte sundim i klases proletare mbi borgjezine, pra i shumices se shfrytezua mbi pakicen perfituese dhe shfrytezuese. Elitat sunduese ne bote nuk duan qe popullsia te kete e te marri nje nivel edukimi dhe arsimimi te caktuar sepse neser do behen rrezik per vete Elitat, sundimin e tyre dhe trashegimin e e sundimit tek bijte apo niperit e tyre. Edukimi dhe arsimimi sjell ndergjegjesimin dhe ndergjegjesimi i popullit eshte thike me dy presa per Sunduesit. Ai sistem nuk pati frike bile perkundrazi i beri shkollat aq te forta sa edhe po te mos doje te mesoje fare dicka do te te ngelej ne koke. Nqs e shikoni sot ne sistemin sesi punesohesh dhe kriteret e punesimit e kupton se si eshte ngritur nje skeme e tere per ti rrjepur serish njerezit dhe per te mos ju dhene asnje shprese. Kompanite dhe shteti kerkojne kriter Masterin, pas kesaj “dikush” ofron Masterin e kerkuar kundrejt pageses, ti mbaron masterin dhe shkon per pune por aty shikon se duhet eksperinca aq e kaq vjecare te cilen ti qe je pa njohje e pa mbeshtetje ske ku ta marresh e pranon te punosh per nje page qesharake apo pa pagese fare tek nje kompania e “dikujt” per vite vetem qe te marresh eksperiencen qe kerkohet e pas se ciles prape snuk ke garanci a do gjesh pune. e gjithe kjo pasi ke shpenzuar per universitetin e ‘shquar” privat, per masterin e firmosur nga dekan “dikushi” dhe pas punes veresie tek kompania e “dikujt”. Dhe kjo apo me keq se kjo eshte odisea e shumices se njerezve qe nuk kane asnje njohje apo mbeshtetje per nje pune nderkohe qe pehlivane qe marrin pjese ne fushata partie, rini demokratike, socialiste apo lsi-ste gjejne pune shume me kollaj duke mos pasur as kriteret apo duke i plotesuar kriteret rruges. Momentalisht kemi nje sistem te korruptuar drejtesie, nje sistem te korruptuar politik, shendetesor, arsimor dhe shoqeror. Ne shqiperi eshte krijuar nje lemsh i madh i cili i ngjan nje nyje gordiane te cilen kushdo qe vjen ta zgjidhi e ngaterron me keq. Presim te lindi ne Shqiperi nje Alexander the Great qe te zgjidhi apo me mire ta presi e ti japi rrugen e duhur kesaj historie. let’s see.

  20. 1 says:

    Per gjithe injorantet e jugut! Reporteret atehere dergoheshin ne qendrat qe ishin me te zhvilluara. Po te hapesh arkivat e fotoreporterve te atyre viteve te gjitha kane Shkodren. Tani kur Shkodra dhe veriu ishte kryeqender e gjithckaje me keto kushte qe paraqiten ne foto imagjino ku ishit ju. Prandaj mbyllni gojen se nderkohe qe ky “maloku” fotografohej ju ishit duke ngrene e jetuar me pulat ne kotec. Dhe krenohuni me 50 vite komunizem se nga inferioriteti qe e keni patur gjithmone ndaj veriorve dhe e keni edhe sot i masakruat e shtypet dhunshem. Maskarenj dhe percares te kombit.

    1. katarakti says:

      Idiot. Si atehere si sot etnologet vizitojne Veriun si zonen me te prapambetur te Europes. Ku ende edhe sot e kesaj dite ekziston hakmarrja. Ku ende dhe sot e kesaj dite ekzistojne ato grate “burrnesha”. Ku qyteterimi, siç thoshte edhe Durham per Mirditen i afrohej shekullit te 4-tert. Me perjashtim te Shkodres, e gjithe Shqiperia Veriore, Verilindore, bashke me Kosoven ishte per te vene duart ne koke. Ishte epoka e Lulit te Vocerr, e bishtukut, e ngrenies me duar dhe venies se kokes per te fjetur mbi nje kercu. Per keto arsye e kane vizituar Veriun.

      1. i sakt si gjithmon says:

        katarakti zona me e prabambetur europes,,,,,,,,,,,, ne veri jan 3 qtytete se jan shum here me pasur se jugu lezha laqi shkodra ,,, ka disa qytete atje ne jug si librazhdi pogradeci skrapari gramshi erseka lushnja ballshi tepelena memaliaj permeti kucova gjirokastra as qe afrohen as nga pasuria dhe as nga bukuria kesaj perle qe quhet veri i shqiperise ,, ku deti fushat malet lumenjt liqenet alpet te ndodhen te gjitha ne nje territor kaq te vogel ,, prandaj bej naj gjiro te hapish syte se nuk eshte keq ,, ne jug vetem saranda dhe vlora jan te perparuara nga ana ekonomike te tjerat jan me mire spo e them ,,,,,,mos fut shqiperine e mesme ne jug se edhe ata jan geg,, pastaj per kosoven mos fol se po u fute ne shtepi ne kosov nuk e mban mend deren nga ke hyre,,,,,,,,,nder te jesh shqipetar por verior eshte titull nderi,,,,,,,,,,,respekt dhe per shoket e mij nga jugu,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

      2. 1 says:

        Si fillim jam nga veriu femer dhe akoma sme ka qellu te njoh ato “burrneshat” ne kuptimin e pare te fjales. A nqs e ke fjalen per besnikeri e burreri di te them se edhe pse femer kam me shume se shume meshkuj nga jugu. Koha e lulit te vocerr nuk ishte vec ne Veri ishte kudo ne Shqiperi keshtu qe bej pak kerkim per paraardhesit tuak se kushe di cfar zbulon. Pastaj pse urren traditen e kombit tend? Pse vjell vrer per dicka qe eshte e faktuar pasuri e ktij kombi. Prandaj te them je inferior ne palce dhe duket qe eshte e trasheguar. Asnje verior nuk e ka ne kocept jugoret keshtu ose ashtu sepse jemi dhe kemi qene gjithmone berthama dhe te vetmit qe e kane dashur Shqiperine e bashkuar. Ju nuk doni verioret ju nuk doni ksovaret ama per Grekerit vdisni.

  21. lili says:

    Fotot e shqiptareve e te Shqiperise ne 1990 po ashtu cuditem bot en,ore ju qe krenoheni me Envérin!

  22. Para Laci says:

    Per ne shqiptaret e gjithe jeta ka qene lufte per mbijetese dhe jo per zhvillim apo qyteterim.
    Kush do na linte te zhvilloheshim ne? Sllavet, greket apo turqit?

    Kur nuk deshiron te asimilohesh dhe kur nuk ke mundesi te zhvillohesh, gjeja me e mire qe mund te besh eshte te ruash ate qe ke. Ate beri veriu me se shumti. Kanuni vertet kishte dhe ka ligje te forta dhe te prapambetura dhe duhet te ndalohet, por ajo i beri verioret te jetonin sipas menyres se tyre dhe jo sipas menyres se pushtuesit. Jetuan ne maje te malit por jetuan krenare dhe si fisnike dhe te lire nga perbrenda. Shiko se si eshte katandisur gjuha shqipe sot me qindra fjale turke, greke, sllave, etj… shiko komentet tona dhe sheh se vetem sharje, fyerje dhe ofendime lexon dhe kjo mjafton te kuptosh se si jemi katandisur dhe ne si njerez. Veriori nuk te ofendonte sepse ajo do ishte ofendim per vet ofenduesin, por te shihte drejt e ne sy kur fliste.

    Ja pra kaq e larget eshte distanca midis nesh dhe paraardhesve tane. Maloket, mocaloket, te paditurit, te trashet, te burgosurit, dhe te pushtuarit shpirterisht nuk kane qene ata por jemi ne… brezi i sotem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje