Pavarësisht premtimeve për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhin fshtrat me Peshkopinë, pavarësisht premtimeve për kanale kulluese e vaditëse, dhe pavarësisht të fortëve e të inkriminuarve që mund të marrin pjesë në fushatën zgjedhore të Dibrës, rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit do të varet nga përsëritja ose mospërsëritja e bashkëpunimit elektoral mes PS-së dhe LSI-së.
Më 2013, në rrethin e Dibrës (që sot është bashkia e zgjeruar e Dibrës), koalicioni “i majtë” mori 50% të votave në zgjedhjet parlamentare. Edhe atëhere u bënë premtime për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhnin fshatrat me Peshkopinë, u bënë premtime për kanale kulluese e vaditëse, dhe morën pjesë në fushatën zgjedhore të fortë e të inkriminuar, por koalicioni i majtë e arriti kuotën 50% falë bashkëpunimit të PS-së me LSI-në; kjo e fundit mori plot 11% të votave në Dibër më 2013.
Më 2013, në bashkinë e zgjeruar të Dibrës, kandidati i koalicionit “të majtë” mori vetëm 48% të votave, dhe fitoi ndaj kandidatit “të djathtë”, sepse në garë ishin edhe tre kandidatë të pavarur, të cilët morën së bashku 5% të votave. Edhe atëhere u bënë premtime për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhin fshtrat me Peshkopinë, u bënë premtime për kanale kulluese e vaditëse, dhe morën pjesë në fushatën zgjedhore të fortë e të inkriminuar, por kandidati i koalicionit “të majtë” e arriti kuotën 48% falë bashkëpunimit të PS-së me LSI-në; kjo e fundit mori plot 9.3% të votave në Dibër më 2015.
A do të bashkëpunojë LSI-ja kësaj rradhe në Dibër me PS-në, po aq fort sa bashkëpunoi më 2013 e më 2015?
Jane tjeter gje premtimet per te ardhur ne pushtet dhe tjeter gje dhenia e fjales se do ta beje rrugen e kombit para se te largohem nga zyra e kryeministrit.Besoje se koalicioni i majte do ta thelloje rezultatin ne favor te tij per bashkine e Dibres. Premtimi i Bashes eshte nje premtim bosh , derisa ai eshte ne opozite dhe se dyti dihet qe rrugen e kombit nuk e bene dot kryetari i bashkise se Dibres.
Vetëm sondazh nuk pamë ,apo futja kot,,,,,,!
??????
Po nuk e njihni Zaloshnjen ju. Ish PD-ist, qe u prish me Bewrishen. Sot ramist.
Ne zgjedhjet e fundit, koalicioni i majte mori 500 vota me shume se ai i djathte. Koalicioni i djathte humbi mbi n3000 vota qe i morren te djathte qe kandiduan si te pavarur.
Tani, opozita eshte e bashkuar, kurse e majtja e Shukriut nuk mund te mare ato vota qe mori vjet. Artesyet dihen.
Zaloshnja ka frike kthimin e Berishes ne pushtet dhe lufton edhe ne zgjedhjet lokale qe te demtoje sa me shume PD.
Tani, krahasoni dr. Ramwn, qe nuk di te lidhe dy fjale dhe mezi hap gojen, me z. Sherefedin Shehu…dhe votoni gagacin, qe nuk di se c’eshte menaxhimi i nje bashkie. Vetem kaq! Dhe votoni.