Një histori e largët, me privatizim, ujësjellësash...

26 Gusht 2016, 18:08Blog TEMA
Një histori e largët, me privatizim, ujësjellësash...

Ideja e privatizimit te ujesjellësave ne Shqiperi, s’eshte e re – ajo daton, afro 20 vjet me pare..
Sot kur pash ne faqet e shtypit, se qenka hedhur ideja e privatizimit te ujesjellesit te kryeqytetit, vetetimthi me erdhi ndermend nje ngjarje e shume viteve te shkuara; e ngjajshme, e qe ka lidhje te drejteperdrejte, si nje “iniciative” e riaktivizuar …

Ne mos gabohem, aty nga viti ’98, ne parlamentin shqiptar po pergatitej futja dhe miratimi i nje ligji, me objekt ; privatizimin e ujesjellësave ! Prapa tij, natyrisht që qendronin interesa dhe lobe te caktuara, midis tyre ne kete histori, pefliteshin si te perfshire edhe deputet te caktuar, por qe une per etike, sot s’dua t’ i permend ! Ne ate kohe, punoja si korespodent i ZP; kisha botuar disa shkrime, rreth pengesave qe po i behshin Ndermarjes se Ujesjellesit te Korces, ne lidhje me ambjentet e zyrave – kusht i pare i Bankes Gjermane, KFW, ne nisjen e bisedimeve me qeverine shqiptare, per çeljen e nje fondi te konsiderueshem, per ndertimin e ujesjellesit te ri, te qytetit ! Ky ishte vetem hap i pare ; me von,nese gjerat do te ecnin mire, do te pasohej edhe me nje tjeter grand, prej kesaj banke; per riparimin e rrjetit te kanalizimeve te ujrave te zeza ! !

Artikujt e mij kishte terhequr vemendjen, deri edhe te Ambasades Gjermane e cila nga ana e vet, i kishte vene ne dispozicion te stafit drejtues te Bankes, ne Gjermani ! Per ta vleresuar gjendjen nga afer, ato dite ne Korce kishte mbritur kryeinxhinieri i saj, Franc Kryger, i cili, i njohur me angazhimin tim, ne shenje falenderimi, nepermjet drejtorit te Ujesjellesit, zotit Petrit Tare, me ftonte per nje kafe….

Natyrisht qe ne ate takim, biseduam gjate sidomos per situaten e ndere ne vendin tone;( ishte koha e pasngjarjeve te shtatorit ’98 ); vecanrisht, se si e shihte ai, perspektiven e vendit tone… Me krijoj nje ndijesi respekti te jashtezakoneshem, kur po me shfaqej edhe si nje njohes e dashamires i Shqiperise ! Por ajo qe me sugjestionoi me teper, ne ate takim me gjermanin, padyshim ishte, kur ai nisi te me fliste me nota teper pozitive, per qytetin dhe banoret e Korces ! Çmonte sidomos, raportet e njerzve te rajonit tone, me punen dhe pronen publike ! Me tha se Banka Gjermane KFW, perpara se sa te niste negocimet per ujesjellsin e Korces, kishte tentuar edhe ne dy qytete te tjere; Kukes dhe Kavaje ! Ne te dyja rastet kishin deshtuar; paret, nuk dihej se ku kishin perfunduar ! Meqenese privatizimi i ujesjellasave, ishte bere teme e dites, une nuk hezitova ta pyes, se c’far mendonte rreth ketij problemi, si njeri i fushes dhe me eksperience te gjere, por ai ne menyren me kategorike mu shpreh ;- privatizimi i ujesjellesave eshte nje faliment i vertet, i shtetit ndaj qytetareve te vet ! Dhe se do te ishte nje gafe e qeverise shqiptare, nese do ta lejonte nje gje te tille…

Si shembull, me solli Ujesjellesin e Londres, ne te cilin mesa me tha, kishte drejtuar punimet gjate ndertimit dhe pretendonte se e njihte mire, historikun e “privatizimit ” te tij…Bashkia e Londres e kishte privatizuar, por qe me pas per shkak te pasojave teper negative, ishte detyruar qe serish, ta rikthente nen juridiksionin e vet. Ai sillte si argument, faktin se asnje sipermares, kushdoqofte e sado i fuqishem te jet, s mund te perballoje problematiken qe lind ne raport me mirembajtjen e rrjetit dhe furnizimin e popullates me kete produkt jetik, siç eshte uji ! Ju luta te me jepte nje interviste, ku te me shprehej edhe per kete aspekt, pasi ligji nga dita ne dite mund te shkonte ne parlament , nderkohe qe debatet per të, kishte terhequr masivisht vemendjen e medias, por ai mu pergjigj,prere ;- nese do ta beja, do te shpallesha person “nongrata ” ne Angli….

Gjithesesi une ne nje shkrim te posacem edhe me porosine e ish deputetit te Korces, Profesor Servet Pellumbi, terthorazi , nuk hezitova ta sillja ne vemendjen e parlamentareve te asaj kohe, kete eksperience negative, refyer permes gojes se nje personaliteti, te kesaj fushe, sic ishte kryeinxhinieri i Bankesse fameshme KFW – Gjermani; Franc Kryger

Me pas nuk degjova me te flitej per privatizim ujesjellësash! Ndoshta, kam ndikuar sadopak, ne evitimin e kesaj marezie…

11 komente në “Një histori e largët, me privatizim, ujësjellësash…”

  1. kleptofagos says:

    Sigurisht qe eshte Marrezi (me dy “r”) privatizimi i Ujesjellsave. Edhe pse problemi eshte trajtuar nga autori ne formen e nje historie te rendomte dhe pa argumenta tekniko-ekonomike, thelbi mbetet i njejte. Privatizimet e aseteve publike, qe perbejne infrastrukturen dhe me impakte te rendesishme ne jeten e qytetareve, jane teper te kufizuara ose nuk aplikohen nga shumica e vendeve evropiane. Bandat e pushtetit ne Shqiperi synojne vetem vjedhjen dhe mashtrimin. Ne vend qe te luftohet me masa ndeshkuese korrupsioni i administratave perkatese, ai behet shkak per zhdukjen e prones publike. Me kete logjike ne duhet te shkojme drejt zhdukjes se shtetit, meqe nuk jemi ne gjendje ta krijojme ate.

  2. mmoisiu says:

    Kryetari i Bashkise premtoi qe nuk do te ngrihet cmimi i pageses ,keshtu i kane thene ato te firmes ,hiken ky kryetar dhe vijne nja njezet te tjere ,dhe cmimi vetem do rritet ne kuriz te popullit fukara .Kur ta bleje privati ujesjellesin ,po ku te llogarit me Ty o kryetar ,apo ke dhe ti ndonje perfitim te “vogel” se mund te jete dhe i madh ,politikane te qelbur qe vetem per te rrjepur kete popull paski qene .Tani na doli qe duhet te paguajme nje privat tjeter per permbytjet dhe termetet,merni masa ,pse jeni ne karrike ,bejini germimet e Bunes,mirembani Hidrovoret , etj etj. Vete aprovoni ligje ,vete merni fitimet ,nuk po keni asnje ndryshim nga politika e atij qelbanikut qe hiku ,Saliu ,m.gj.th .disa gjera i kishte me mire se ju !

  3. Luani says:

    Ke teresisht te drejte i nderuar Muharrem, eshte nje marrezi qe duhet ndaluar sa me pare, pasi ketyre ç’nuk u shkon ne mendje per te perfituar e pastaj e kthejne prape siç bene me cezin, pasi askush nuk mban pergjegjesi per demin kolosal qe na sjell

  4. Agimi says:

    Se mos eshte marrezia e pare kjo,kjo munde te jete e parafundit,ska pase privatizim deri tani,eshte modeli me i keq i administrimit te kombit qe eshte ndjekur keto 25 vite

  5. Sulejmani says:

    Nje qeveri dhe adminstrare e paafte vetem gjera te tilla mund te beje.Privatizimi i unesjellesit te Tiranes eshte si koncesionet,qe e kane shitur shqiperine dhe i kane kthyer shqiptaret ne skllever te te huajve.

  6. shkelqimi says:

    E vetmja gje qe i perket popullit eshte uji, po me sa duket edhe kete do ta privatizojn kuçedrat!

  7. Sonja says:

    kleptofagos; shkruaj me emrin e vertete dhe na i argumento ekonomikisht,po munde. Faleminderit zoti meko, qe persjell nej ngjarje te hereshme duke u terhequr vemendjen ketyre ,kleptove te sotem

  8. mikeli says:

    Zoti Meko, ke shume të drejte; faliment!

  9. Havaja says:

    Ne te njejten kohe per ujsjellsin e Elbasanit simbas marrveshjes filloi firma gjermane Elber.Sot e kesaj dite nuk ka mbaruar kalvari qe ne banoret ta kemi ujin 24 ore.Telenovele pa mbarim ne kurrizin e xhepave te qytetareve . Problemi i privatizimeve ka vetem nje spjegim per ne shqiptaret: menyra me komode per te vjedhur pusht-etaret..

  10. arjana says:

    Un kam frike se mos na privatizojne dhe ajrin ….z..Meko

  11. inxhinieri says:

    Nuk eshte marrezi, eshte pis biznes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje