Planeti ynë është i mbushur me vende të bukura por edhe të rrezikshme. Janë të paktën 10 vende që cilësohen si vdekjeprurëse dhe duhet të shmangni një vizitë në to. Ja cilat janë:
1.Lugina e Vdekjes, SHBA. Nga vetë emri mund të frikësohesh. Në këtë shkretëtirë është regjistruar temperatura më e lartë në botë: 56,7 gradë Celcius. Pa ujë aty mund të jetosh jo më shumë se 14 orë.
2.Shkretëtira Danatil, Eritrea. Temperaturat normale janë rreth 50 gradë dhe ka vullkane të shumta. Është cilësuar si “Ferri në Tokë” për shkak të gazrave që lëshon nëntoka dhe janë helmuese.
3.Mali Uashington, SHBA. Dëborë dhe acar dhe temperatura deri në minus 40 gradë Celcius. Por nuk është kjo pjesa më e frikshme. Ajo që e karakterizon këtë mal janë erërat e forta dhe vdekjeprurëse që mund të arrijnë shpejtësi deri në 352 kilometra në orë.
4.Vullkani Sinabung, Indonezi. Ndodhet në ishullin Sumatra dhe ka një frekuencë të lartë shpërthimi. Në 6 vitet e fundit ka shpërthyer 5 herë dhe ka shkatërruar mijëra banesa. Nuk është e këshillueshme të banosh rreth tij.
5.Ishulli i Gjarprit, Brazil. Vetë emri tregon shumë për të. Ka përmbajtje jashtëzakonisht të lartë gjarpërinjsh helmues të llojit “bothrops”.
6. Parku Madidi, Bolivi. Ka faunën më helmuese në botë. Mjafton një prekje e lehtë e bimëve në trup dhe nisin kruarjet dhe infeksionet e ndryshme, që shpesh mund të jenë vdekjeprurëse.
7.Lugina e Vdekjes, Kamchatka, Rusi. E ndodhur në gadishullin Kamchatka kjo luginë lëshon shumë gazra helmues duke bërë të pamundur jetesën e gjallesave dhe bimëve të ndryshme.
8.Bikini Atoll, Ishujt Marshall. Duket i bukur në pamje por falë testimeve të shumta bërthamore është kthyer në një ishull helmues. Ekspozimi vetëm për disa orë në të mund të shkaktojë kancer.
9.Afar, Etiopi. Ky rajon është i tejmbushur me vullkane që shpërthejnë çdo javë dhe shkaktojnë tërmete të shumta. Nuk ka njerëz apo gjallesa në një rreze mjaft të gjerë.
10.Liqeni Natron, Tanzani. Duket si pamje jashtëtokësore por ky peizazh surreal i ndodhur në Tanzani është liqeni Natron. Kripërat alkale kanë zhdukuar gjithë jetën nënujore dhe përmbajtja e lartë e squfurit ka bërë që të ndalohet me ligj lundrimi apo notimi në të./ TemA
Po Mali Robit?
undefined