Fushata e kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane Muharem Rama vijoi në fshatin Grevë të njësisë administrative Melan ku u zhvillua një takim me fermerë të zones në një plantacion mollësh. Kandidati Rama u ndal tek programi për rritjen e subvencioneve në bujqësi e blegtori, investimet në vaditje e kanalizime ashtu sikurse edhe për regjistrimin e fermave.
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se tanimë është mekanizmi i duhur që ata të përfitojnë kredi investimi me subvencionim nga Buxheti i Shtetit.
“Është fondi i garancisë që kemi bërë me BERZH-in, që jep mundësi për kredi të vogla apo edhe të mëdha. Kredi me interes të subvencionuar nga Buxheti i Shtetit, pa kolateral në mënyrë që të zhvillohen fermat e vogla apo të mëdha, qoftë bujqësore apo qoftë blegtorale. Mos harroni edhe një element tjetër, ato ujëmbledhësa deri më dje nuk dihet se kush i ka patur, nuk dihej se kush kujdesej. Sot, e ka me përgjegjësi qoftë ligjore e qoftë financiare bashkia. Bashkia e Dibrës por edhe gjithë bashkitë e Shqipërisë, këtë vit që vjen marrin gati 25 milion USD më shumë se ç’kanë marrë vitin e kaluar”, u shpreh Ahmetaj.
Ndërkaq, ministri Ahmetaj u ndal edhe tek debati mbi Rrugën e Arbrit duke konfirmuar se qeveria e majtë është e vetmja që e ka marrë seriozisht këtë çështje.
“Mos harroni se është një premtim prej 20 vitesh që për herë të parë konsiderohet si një projekt serioz në tryezë të qeverisë. Unë nuk kam nevojë ta përsëris por e kam me shumë dëshirë ta theksoj se kjo qeveri ka për ta bërë rrugën e Dibrës, në daç Rrugën e Arbrit, në daç rrugën nga Librazhdi”, nënvizoi Ahmetaj.
Kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri komentoi premtimet e kandidatit të opozitës për pagesën e faturave të energjisë së qytetarëve përmes buxhetit të bashkisë.
“E kam dëgjuar kandidatin tjetër që bën premtime që nuk i mban dot e që janë thjesht mashtrime. Dibranët e kuptojnë shumë mirë se sa ke mundësi. Thotë tani se unë do tu paguaj energjinë elektrike me buxhetin e bashkisë. Kjo është një gënjeshtër, një mashtrim i gjallë. Kjo tregon se ti nuk ke asnjë program për Dibrën e jep premtimet që i ka në dorë qeveria qendrore”, nënvizoi Gjiknuri.
PROBLEMI QENDRON SE QEVERIA NUK KA HAPUR TREGUN PER KOMPANI TE TJERA TE FUTEN NE KETE BIZNES KESHTU ULJA CMIMIT BEHET NGA KONKURENCA.
ESHTE E VERTET SE QEVERIA SKA CI BEN PRIVATIT POR LIBERALIZIMI I TREGUT C’BLLOKIMI I TIJ ESHTE TERESISHT NE DUART E QEVERISE.
BEJ HABI SE SI OPOZITA NUK JA VE NE DUKJE KETE PROBLEM QEVERISE ME SA DUKET TE DUJA PALET pd DHE ps JANE ‘XHEPAT’ E PAKICES SE PASUR QE LE TE VARFER TE GJITHE SHQIPTARET.
KJO SESHTE DICKA E RE U BE ME KOMPANITE E TELEFONAVE PER 20 VJET E KUSUR U BE/VAZHDON TE BEHET ME AEROPORTING E VETEM MARKACIONIN E NAFTES E BENZINES ME SKANIMIN E DOGANAVE ME KONTROLLIN E SHENDETESISE ME FALJEN E PRONES SHTETERORE QE VLEN 100 NDRA MILIONE DOLLARE ME SHKAKUN E NDERTIMIT TE STADIUMIT ME VJEDHJEN KOLOSALE QE U BE ME ENERGJINE ELEKTRIKE VJEDHJA KOLOSALE QE U BE ME LLOTON/TELEBIGON QE U FAL PER TU MBUSHUR XHEPAT POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR ME VJEDHJEN KOLOSALE QE U BE ME RRUGEN E KOMBIT DHE ME KONTRATEN E RE PER TU VAZHDUAR VJEDHJE PER 30 VJET TE TJERA ETJ …. NUK KA MBARIM LISTA E VJEDHJEVE QE JU JANE BERE E VAZHDON TJU BEHEN SHQIPTAREVE TE VARFER… NUK KANE FAJ QE LARGOHEN ME MIJRA CDO MUAJ NGA SHQIPERIA … POPULLI ME I VARFER NE EU VAZHDON TE VARFEROHET… PASURIA PO I VIDHET DHE PO JU LIHEN BORXHE NE KURRIZ PER DEKATA QE DO VINE… KESHTU KRIJOHET NJE REPUBLIKE E BANANAVE … NUK KA BRIRE
o RAME ZAHON DO TI LESH MILONA PO PER FEMIJEVE TE SHQIPTAREVE TE VARFER DO TU LESH MILIONA BORXHE?
KJO ESHTE LEGACIA QE DO TU LENE POLITKANET E MENDEROSUR QE KEMI.
Shkuan perforcimet ne Peshkopi,spo ja del Gjiknuri qe i doli boja flokeve e me ngjajti si jevg