Akademikët, Ramës: Nuk kemi para, kritikat drejtoja vetes

2 Shtator 2016, 16:32Kulturë TEMA

Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave iu  përgjigj me një shkrim kritikave të Kryeministrit te Shqipërisë  Edi Rama bërë dje, në drejtim të tyre në takimin e 11-të shkencor ndërkombëtar të mbajtur nga Alb-Shkenca.

Rama e cilësoi punën e kësaj Akademie si shembullin e rrënimit të saj ndër vite, ndërsa i sugjeroi anëtarëve të merren me studime që prekin drejtpërdrejt Shqipërinë siç është problemi i përmbytjeve.

Letra e sotme:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e quan të nevojshme të sqarojë qëndrimin e saj në lidhje me disa pohime të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama në fjalën përshëndetëse mbajtur në Takimin XI vjetor shkencor të Institutit Alb-Shkenca, një shoqatë joqeveritare që bashkon intelektualë dhe vullnetarë të zellshëm të dijes për botën shqiptare, me temë Roli i diasporës në botën shqiptare, dje, sot dhe nesër, zhvilluar në Hotel Tirana Internacional.

Akademia e Shkencave ka mbështetur dhe mbështet nevojën urgjente që ka sistemi i institucioneve të kërkimit shkencor për reformimin e tij në funksion të zhvillimit të vendit. Për këtë, prej disa vitesh, si në pikëpamjen shkresore-institucionale, ashtu edhe përmes qëndrimeve publike të anëtarëve të saj, ka theksuar para Kryeministrit nevojën e qortimit të gabimeve që solli reforma e nxituar e vitit 2006 për kërkimin shkencor në vend dhe posaçërisht për organizimin institucional të tij. Për këtë kemi konstatuar të njëjtin preokupim edhe nga Kryeministri i vendit.

Qëndrimi ynë rreth këtij shqetësimi është bërë publik në vijimësi, i inkurajuar dhe në përputhje të plotë me deklaratat më të fundme të konferencave ndërkombëtare kushtuar gjendjes së shkencës dhe përgjegjësive shtetërore ndaj saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbajtur gjegjësisht në Berlin (2015) dhe në Vjenë (2016).

Referuar këtyre rekomandimeve thelbësore për një reformë të vërtetë në dije, Akademia e Shkencave e ka pasur dhe e ka synim parësor krijimin e një realiteti të ri të komunikimit dhe bashkëpunimit të institucionalizuar ndërmjet bashkësisë shkencore dhe vendimmarrësve politikë; thënë ndryshe ndërtimin e marrëdhënieve të frytshme mes shkencës dhe politikës; mbështetjen e shkencëtarëve të rinj dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme për karrierë; përfshirjen e suksesshme të diasporës akademike shqiptare dhe nxitjen e qarkullimit të prodhimit intelektual; përmirësimin e rekrutimeve dhe motivimin e punës kërkimore-shkencore të të rinjve, duke i rikthyer shkencës rëndësinë e merituar në një shoqëri të hapur, si dhe duke spikatur rolin e saj të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Mendimet dhe qendrimet e veta rreth gjendjes institucionale në rrjetin e kërkimit akademik-universitar dhe nevojës për një ndryshim urgjent ligjor dhe administrativ Akademia e Shkencave i ka parashtruar zyrtarisht në përkujtesën me titull Harta e rrugës – Road Map e reformës së sistemit të institucioneve të kërkimit shkencor, dërguar Kryeministrisë, me shkresën nr. 179, datë 29 prill 2016.

Akademia e Shkencave dhe anëtarët e saj janë pjesë e atij realiteti që synon ndryshimin progresiv, jo pamja më kuptimplotë e rrënimit të të gjithë sistemit të të bërit shkencë në Shqipëri. Me vëmendje dashamirëse dhe sipas kontributeve shkencore vetjake, Akademia e Shkencave ka përthithur në radhët e saj shkencëtarët shqiptarë më të shquar të diasporës.

Pesë prej tyre (A. Doja, A. Kastrati, A. Merkoçi, A. Durrësi e N. Gruda) mbajnë titullin e lartë akademik dhe kontribuojnë si anëtarë të rregullt të seksioneve dhe të Asamblesë së saj; ndërsa tetë të tjerë, personalitete të dijes në Kosovë dhe në diasporë, janë anëtarë nderi.

Akademia e Shkencave e ka në përvojën e saj respektimin e punës së kërkuesve vullnetarë, që i bashkon qëllimi i përbashkët në shoqata shkencore dhe organizata jofitimprurëse. Por në ndërtimin e raporteve midis saj dhe partnerëve të jashtëm ne i bashkohemi të njëjtit shqetësim që u shqiptua me forcë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të ALLEA-s (All European Academies), rrjeti më i rëndësishëm europian i akademive të shkencave, që vepron nën kujdesin e organizmave të BE-së, në të cilën, duke paraqitur situatën e kërkimit shkencor në disa vende të Europës Lindore, u vu në dukje tendenca e instrumentalizimit të disa organizatave shkencore joqeveritare, që kanë arritur të shpallen e imponohen si akademi shkencash të vendeve të tyre (në Mal të Zi, Bosnje, Rusi etj.).

Pavarësisht se në mbledhjen e Asamblesë së ALLEA-s Shqipëria nuk u përmend si vend në shqetësim në lidhje me dukuri, shprehemi të mendimit se ka vend për të reflektuar thellë. Shkenca dhe kërkimi shkencor në Shqipëri sot zhvillohen në kushtet e një vendi me kufizime të mëdha në burime njerëzore dhe me mundësi financiare minimale.

Në buxhetin vjetor të vendit përqindja e ndarë për kërkimin shkencor institucional është më e vogël se ajo e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Akademia e Shkencave e ka bërë të njohur këtë gjendje dhe ka kërkuar shtim e përqendrim të kërkuesve të kualifikuar shkencorë në institute dhe në njësitë bazë të tyre; mbështetjen e kërkimit me laboratorë e mjete financiare të mjaftueshme.

Kjo duhet bërë më së pari në Tiranë, me të njëjtën përgjegjësi e me të njëjtën lartësi kërkesash bashkëkohore si në vendet e tjera (dhe siç ka qenë në kohën e prof. Aleks Budës dhe Eqrem Ҫabejt, kur Tirana me të drejtë njihej si kryeqendër e studimeve albanologjike).

Kështu do të mundësohej që bashkëpunimi e bashkërendimi i veprimit shkencor brenda vendit me studiues të dalluar në diasporë, veçmas me kërkues që merren me albanologji, të ishte shumë më i suksesshëm se deri më sot.

Në lidhje me pohimin se është tronditëse që Akademia e Shkencave sot të mos ketë një regjistër të atyre që bëjnë, ose përpiqen të bëjnë shkencë dhe janë shqiptarë dhe që jetojnë kudo në botë, jemi të shtrënguar të përmendim se kjo nuk është përgjegjësi ligjore e statutore e Akademisë së Shkencave, as ndonjë detyrë parashtruar asaj prej Qeverisë.

Janë institucione shkencore të tjera të ngarkuara me akte rregulluese ligjore e nënligjore për këtë. Sidoqoftë, e gjejmë me vend të bëjmë të ditur se Akademia e Shkencave ka dhënë një kontribut të vlerësueshëm për krijimin e bazës së të dhënave për shkencëtarët që gjenden me punë jashtë vendit, madje edhe për studentët, në mbështetje të projektit Gain-Brain, që u zhvillua deri në vitin 2012 në përbërje Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Po kështu, Akademia e Shkencave ka programe të veçanta për mbështetjen e kërkuesve të rinj brenda dhe jashtë vendit, si dhe për edukimin përmes shkencës.

Kritikat e z. Kryeministër për gjendjen e drejtimit në Akademinë e Shkencave ne i lexojmë në thellësi, por jemi të bindur se këto kritika janë po aq me vend t’i adresohen vetë Qeverisë, e cila gjatë tri vjetëve ka lënë shumë pak gjurmë për të realizuar detyrat e programit të saj për shkencën, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku thuhet: Qeveria do të mbështesë rritjen e kontributit shkencor të Akademisë së Shkencave sipas vizionit shkencor për zhvillimin e vendit.

Gjithashtu do t’i ofrohet mbështetje Akademisë së Shkencave, për t’u bërë një forcë shtytëse e veprimtarisë kërkimore-shkencore në vend. Akademia e Shkencave qysh prej fillimit të investiturës së kësaj qeverie është në pritje të një vizite pune të z. Kryeministër, për të diskutuar rreth reformës në kërkimin shkencor dhe përballimin bashkërisht të situatave.

11 komente në “Akademikët, Ramës: Nuk kemi para, kritikat drejtoja vetes”

  1. Belaja says:

    Nuk mbulohet paaftesia e atyre qe kane mbushur zyrat e Akademise me mungesen e parave.
    Ne fushen e albanologjise, qe eshte i vetmi sektor qe i eshte lene Akademise, nuk duhen para e laboratore te kushtueshem por vetem PUNE, PASION DHE DAHURI PER SHQIPERINE – tri gjera “te vogla” qe u mungojne “akademikeve” tane.
    Kjo eshte arsyeja e shterpezimit cerek-shekullor te Akademise.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      O ti shkencetar Baloja, meqe u dashka vetem pasion pune dhe dashuri pse nuk i futesh punes me pasion e dashuri dhe te besh nje akademi shkencash pasionante, dashurore dhe punetore? Lerini ata qe e kane zanat ate pune te merren me ate pune, hiqni dore nga zakoni i shqipos qe di gjitheshka dhe ben gjitheshka me mire se kushdo. Kryeministrit tone te naltegjatesishem shume here i flet menderja para mendjes.

  2. Brataj says:

    C’fare mund te pritet nga nje “akademi” ne krye te se ciles eshte vene obskurantisti dhe persekutori i Cabejt, krenarise se shkences shqiptare?

  3. Artan says:

    Letra e tyre ka shenjen e mediokritetit qe ka mbushur Akademine dhe Alb-Shkencen. Alb-Shkenca eshte nje group akademikesh vullnetare te rrenuar dhe pa asnje merite qe mendonin se do beheshin te pasur ne Shqiperi. Keta ketu zgjidhen mes vedi si nje shoqate mafioze. Akademia e shkencave eshte nje grup pleqsh matufe pa asnje merite qe I ka zgjedhur kokerr me kokerr Berisha qe ti mbajne ison duke shkruar histori me pasardhes te komunizmit dhe kur munden minojne cdo levizje per reforme. Sic bejne random strukturat partiake tani sullen kunder qeverise.

    Po per cfare tu jepen leke ketyre matufeve? Qe te rrine gjithe diten duke llomotitur ne kafenete rrotull. Se pari na tregoni cfare artikujsh apo pune te publikuar ne revista akademike keni bere me rrogat qe merrni. Pastaj aplikoni se ka plot fonde kerkimore nga BE dhe fondacionet ne Shqiperi por nuk besoj se CV-te tuaja te kalojne fazen e pare te kontrollit ne sekretarite e ketyre institucioneve. Prandaj, reforma behet vetem duke ju derguar ju dhe ato partiaket qe kane zene zyrat ne izolim te perhershem nga cdo kontakt me publikun

  4. Durim says:

    Edi Rama duhet te shkoje ne Akademi me nje fshese te hekurt, ndryshe nuk ringjallet Akademia.

  5. goni says:

    @ Belaja. Na thuaj nje pune taten qe ke bere me dashuri. Cdo pune, sado e vogel kerkon fonde, qe nga kerkimi shkencor deri tek, bozimi, shpërndarja dhe reklamimi. Vetem zogu kendon pa para… thoshte dikur ish ministri i Arsimit z. Vejsiu.

  6. Sadi says:

    I vetmi investim qe Ju duhet Akademikeve te akademise eshte uturaku (perjashto ndonje). Shkencat albanologjike kane mbetur ne vend numuro, kurse e gjithe shpura pasardhese ne akademi dhe ne institucionet e tjera sidomos universitete (perseri perjashto ndonje rrast) te vetmin kerkim kane plazhiaturen, ndrysho radhitjen e puneimeve te te meparshemeve, por edhe kesaj po ivjen fundi. Kerkimi duhet dhe do te behet nga njerez te apasionuar dhe te ditur dhe jo nga shpura neopotike qe ka kapur akademind dhe Universitetet tona. Reforma duhet te behet ne Universitet se pari si vatra e dije dhe kerkimit dhe pastaj ne akademi. Per kete duhet urgjent te dale VKM qe harmonizon dhe monitoron Mesimin me kerkimin e detyror shkencor (monitorimi i cilesise se kerkimit) dhe pastaj shkrirja e akademise aktuale se mund ti teket qe edhe martesat mund ti legalizoje brenda per brenda saj, ashtu si ka bere me promovimin e akademikeve te rinj vetem per brenda radheve te akademise (ka ende medioker qe presin pas dere te behen akademike).

    Tung

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      Temen e semes sa koka te zgjuara ka verdalle, deri dje ishin tek VK sot kane vajtur tek VKM-ja

  7. Terg says:

    Duan para akademiket per te pire kafe, e per t’u marre me thashetheme e cdo gje tjeter pervec shkences.
    Ngreu o Cabej te shohesh se c’lemeri e ka gjetur Akademine tende.

  8. Ben Dibrani says:

    “puna” qe bejne eshte treguesi me elokuent i aftesise se tyre. Jane inegzistent nga kontributi per zhvillimin e shoqerise Shqiptare dhe vetem dime qe marrin rrogat. Nje turp i vertete kombetar, te udhehequr nga me i paturpshmi Myzafer Korkuti. Keta duhet t’i kape ligji … “per veprimin dhe mosveprimin e tyre i sjellin dem shoqerise”. Kurrfare plani pune mujor, vjetor apo shumvjecar, kurrfare kerkese llogarie, kurrfare prodkti. Jo t’i japin para por do te ishte me mire t’i heqin fare nga buxheti. PARAZITE.

  9. TEODOR KARECO says:

    Eshte per te qare gjendja e mjerueshme e se quajtures Akademia e Shkencave te Shqiperise. Por, eshte edhe per te qeshur menyra e shtrimit te problemit.
    Gjykoj se pergjegjese per kete gjendje te mjerueshme te shkences ne Shqiperi eshte vetem nje- politika (e te gjitha kraheve). Sot kuptohet qe pergjgjesia kryesore eshte e “Rilindjes” apo drejtperdrejt e Edi Rames. Merret me gjithfare lloj problemesh, mashtron dhe nuk ka hedhur asnje hap ne mbrojtje dhe perparim te shkences. Me nje idiotesi te papare kerkon listat se ku jane shperndare ne bote shkencetaret shqiptare.
    Kam nje pyetje: cbehet me ata shkencetare qe jetojne e punojne ne Shqiperi? Instituti i Studimeve Historike qe une e njoh nga afer eshte kthyer ne nje “kotec”, ku vetem shkence nuk mund te behet, per mungese njerezish, fondesh, idesh, nxitjesh. Qeveria Rama ka ndikuar qe ay Institut te shkoje poshte e me poshte. Akademia e Shkencave te Shqiperise ka grumbulluar nje sere njerezish jo vetem te plakur (plak jam edhe vete), por njerez pa interesas shkencore. Ata jo vetem qe nuk “prodhojne” vete por nuk nxisin edhe ndonje shkendije qe shfaqet aty-ketu.
    Nga viti 2010-2015 kam botuar tre studime shkencore ne fushe te Historise se Shqiperise:
    1. Skandal me librin “Historia e Popullit Shqiptar III”;
    2. Reforma Agrare demokratike 1930 – bujqesia e Shqiperise ne vitet 1930-1938;
    3. Jo: 28000 deshmore partizane, vetem: 3500 -Te korrigjojme mashtrimet e historiografise komuniste.
    Ne te tria keto vepra paraqitet nje histori krejt tjeter nga ajo e dhene nga Akademia e Shkencave. Ne librin e pare madje per mashtrimet e bera nga pseudohistoriani Kristo Frasheri kerkohej qe vellimi III i “Histora e Popullit Shqiptar” botim i vitit 2007 te hidhej ne koshin e pjehrave. Kjo nuk behej se keshtu ishte deshira ime por, me fakte rezoheshin te gjitha konkluzionet dhe shifrat mashtruese qe jepeshin ne kreun per ekonomine.
    Ta konsiderosh SKANDAL nje botim te Akademise se Shencave dhe mos te gjesh nje pergjigje me shkrim, une nuk arrij te kuptoj. Di nje gje qe cdo gje ne librin tim ishte e dokumentar me te dhena te arkivave. Por gjithsese ajo akademi duhet te kish pak dinjitet te perballohej me faktet. E di qe taktika e saj eshte “kur nuk ke argumenta – hesht”. Kjo nuk eshte zgjidhja.
    Vitin e kaluar argumentova ne botimin e fundit se ne Shqiperi nuk kishte 28 mije deshmore partizane te rrene ne luften e Dyte Boterore dhe ne Luften Civile, por, vetem 3500. Kjo permbys shume konkluzione mbi luften, argumenton me shifrat e te reneve luften civile. As ne kete rast Akademia e vjeteruar dhe e dale boje e Shkencave, nuk gjeti asnje mundesi per te shprehur “bindjet” apo argumentat e veta “shkencore”, ne mund te kete.
    Une jam nje punonjes shkencor qe ne moshe te madhe perpiqem me shpenzimet e mia te jap ndonje ndihmese ne fushe te albanologjise. Akademia e Shkencave jo vetem ben sikur nuk ekzistoj ne kete bote, por, as nuk perpiqet te mbroje ne rruge shkencore qendrimet e saj zyrtare.
    Mjaft me – nuk zgjidhen problemet e shkences neper kafene. Shkunduni se edhe ne shqiptaret nuk qendrojme me prapa fqinjeve tane, madje duhet dhe ka mundesi qe te jemi me perpara.
    Po keto nuk behen nga njerez te deshtuar si Rama apo Nikolla, Ne Shqiperi ka njeres te afte e shkencetare te zote. Rama e Nikolla me qe jane ne pushtet te ndihmojne me fonde, punen le ta bejne shkencetaret. T’i japim fund “direktivave” mediokre te politikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje