Një grua 27-vjeçare dhe tre vajzat e saj, kanë mbetur të mahnitura kur janë kthyer nga Florida dhe kanë parë shtëpinë e tyre.
Lucy Casside, 27 vjeç, kishte shkuar për disa muaj nga Birmingham në SHBA, për kurimin e vajzës së saj 3 vjeç, që është e sëmurë me kancer.
Fqinjët, bizneset e zonës, por dhe student dhe njerëz të thjeshtë, mblodhën 60 mijë euro gjatë kohës që 27-vjeçarja me fëmijët e saj ndodhej në SHBA, dhe iu rregulluan shtëpina, duke ua kthyer atë në një banesë ëndrrash, ku 3-vjeçarja Emily mund të vazhdojë shërimin e saj.
Lucy tha se kjo është një ëndërr dhe tregon se shpirti i komunitetit nuk ka vdekur.
Emily ishte vetëm një foshnjë kur ajo u diagnostikua me retinoblastoma, një tumor pas syve të saj.
Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr kancerin agresiv në mars, por mjekët zbuluan se sëmundja ishte përhapur dhe Emily filloi kimioterapinë.
Një organizatë dha fonde që Emilt të udhëtonte në SHBA për të bërë një terapi që vret qelizat kanceroze, duke minimizuar dëmtimin e indeve përreth, duke bërë që efektet anësore të jenë më pak torturues se ato të trajtimeve të tjera konvencionale.
Në të njëjtën kohë, Georgie Moseley, 32, vjeç, kishte nisur të mblidhte para për të transformuar shtëpinë e familjes së Emily.
Moseley, e cila ka humbur djalin e saj Harry nga kanceri në vitin 2011, bëri një apel Facebook për të mbledhur fondet e nevojshme.
Thirrja e saj për ndihmë ka marrë një përgjigje të pabesueshme nga bizneset në të gjithë zonën dhe njerëzit e tjerë, dhe arritën ta kthenin shtëpinë në një vend normal, ku Emily mund të jetojë dhe kurohet normalisht.
Ka ende shume njerez te mire ne bote , edhe ne Shqiperi. Ata duhet te evidentohen, te vihen ne dukje veprimet e mira, humanizmi dhe bujaria.
Vendi yne nuk eshte i mallkuar, duhet te mendojme per te gjitha te mirat qe na ka falur Zoti (me perjashtim te etjes per para dhe babezise per pushtet e ofiqe). Duhet menduar pozitivisht, nuk duhet mallkuar por duhet ndertuar, reaguar ndaj padrejtesive dhe duhet kerkuar ndryshimi!