PD: Pas 3 vitesh korrupsion e varfëri, të rinjtë shqiptarë të parët në botë që duan të braktisin vendin!

3 Shtator 2016, 12:40Politika TEMA

“Pas 3 vitesh qeverisje të Edi Ramës, të rinjtë shqiptarë zënë vendin e parë në Europë dhe në botë për dëshirën për të braktisur vendin”, kështu ka deklaruar zëdhenësja e PD, Ina Zhupa.

Ajo ka publikuar një raport të cilin e konsideron tronditës.

“Ky raport tronditës bëhet i ditur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Organiza Ndërkombëtare e Punës, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria.

Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur kryesisht  nga papunësia e lartë dhe mungesa e shanseve dhe e besimit për të gjetur një punë.

Kjo është gjendja ekonomike në Shqipëri, ky është realiteti ku papunësia rritet, besimi tek të rinjtë është goditur, shpresa për të ardhmen është vrarë, ndërsa shtohet cdo ditë pasuria e qeveritarëve që ndajnë e plackisin asetet publike e paratë e shqiptarëve.

300 mijë vendet e punës të premtuara nga Edi Rama 3 vjet më parë, jo vetëm janë harruar por mijëra të papunë janë shtruar si pasojë e taksave të larta, pasigurisë, mbylljes së bizneseve, dhe arrogancës së pushtetarëve.

Të vetmet vende pune në qeverisjen e Edi Ramës dhe me bekimin e tij janë ato të kultivimit dhe ruajtjes së hashashit për llogari të një grushti banditësh dhe qeveritarësh.

Të rinjtë shqiptare nuk e meritojnë këtë model që ofron Edi Rama, nuk e meritojnë këtë vrasje të shpresës.

Rinia duhet të bashkohet, të ngrihet e të marrë fatet e vendit në dorë.

Largimi nuk është zgjidhja.

Shqipëria mund të ofrojë punë, shpresë e të ardhme për rininë.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.”, deklaroi Zhupa.

4 komente në “PD: Pas 3 vitesh korrupsion e varfëri, të rinjtë shqiptarë të parët në botë që duan të braktisin vendin!”

  1. TJ says:

    Po ne qe u larguam nga Shqiperia per t’i shpetuar hakmarjes te Sal Berishes dhe bandave te tij se do te na kishin zhdukur! Ne kur do te kerkojme te drejtat tona! Kur do te behet drejtesi! Kur do te dale para drejtesise shqiptare Berisha & CO.? Kur do te dale Fatos Nano? Po Ilir Meta? Po te gjithe ministrat dhe deputetet e PD apo dhe te tjeret! A ka Zot te na degjoje?

  2. Ermir says:

    Ne fakt ju plehrat e sali kurves qe e patet pushtetin per 16 vjet ne dore e ndritet vendin i bete te gjithe te pasur por erdhi Edi dhe per 3 vjet ju a hengri te gjithe pasurine ketije populli.Pika qe sju bie ju qe jeni kthyer ne nje parti lakrash dhe atyre qe ju votojne akoma ju.

  3. korcari says:

    Ti me cupe je vetem per gojore,c’te duhet politika?

  4. shqip says:

    edhe une i ri isha kur saliu me mbylli fabriken. me hoqi korentin qe s’ma kishte hequr njeri qe prej 40 vjetesh. pastaj i nxorri ujin e zi asfaltit, dhe e beri qytetin si fshat. kur ika, thash se per ca vjet do rregullohet. po kur erdha ishte bere vendi si kandahari. mbushur me kioska dhe ere shurre. ti bjonde qe flet nga redaksia e shqupit, ku ke jetuar gjithe kete kohe.? shqiperia mund te jete me e mire pa edi ramen. po shqiperia digjet e pritet me sali berishen. atehere si i behet? nxirreni ne pension plakun me jelek antiplumb. largojeni kryetar gerhimen . pastaj shohim e bejme po tani sa venitesh kot. se je dhe re e shkon dem si puna grides.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje