Nënë Tereza: Rrugëtimi i një shenjtoreje

4 Shtator 2016, 10:06Kulturë TEMA
Nënë Tereza: Rrugëtimi i një shenjtoreje

Javier Martínez-Brocal, The Wall Street Journal

Pas një jete të përkushtuar ndaj të varfërve, ajo do të shenjtërohet nga Papa të dielën

Disa dekada më parë, në një ditë të zakonshme, Nënë Tereza do të ishte duke pastruar krimbat e një trupi të vdekur në rrugët e Kalkutës. Një gazetare shkroi: “Nuk do ta kisha bërë këtë për miliona dollarë”. Nënë Tereza iu përgjigj: “As unë”.

Pas një jete mes këtyre momenteve, Nënë Tereza e Kalkutës do të jetë Shën Tereza e Kalkutës. Selia e Shenjtë pret që çerek milion njerëz të ndjekin shenjtërimin e saj në sheshin e Shën Pjetrit të dielën, të udhëhequr nga Papa Françesku. Rreth 20 vite pas vdekjes, Vatikani do të heqë numrin më të madh të pelegrinëve se në çdo ngjarje tjetër të mbajtur këtë vit.

Shqiptarja e lindur në 1910, Nënë Tereza, u përkushtua ndaj të varfërve që e bëri atë një prej katolikeve më me ndikim në shekullin XX. Ajo la pas një organizatë me mijëra njerëz në 12 shtete, që vazhdojnë punën e saj. Por, jeta e saj shërben edhe si një provë që pakicat fetare dhe gratë mund të arrijnë aty ku se pret njeri.

Gjatë gjithë jetës dhe deri në vdekje, nacionalistët indianë kanë vënë në pikëpyetje arsyet e murgeshës, duke hamendësuar se ajo ishte e shqetësuar vetëm për katolicizmin e vendit. Një nga udhëheqësit e Vishwa Hindu Parishad, një organizatë nacionaliste Hindu, tha se së fundmi shenjtërimi i saj do të ishte një “rënie e kambanave të alarmit”, sepse në Indi do të kishte më shumë konvertime të besimit. Po ashtu më tepër fonde do të jepeshin për konvertimin e besimit në Indi.

Ende në rangjet më të larta qeveritare, Shenjtorja e ardhshme mbetet një figurë e respektuar pavarësisht reagimeve të mundshme politik. Kryeministri i Narendra Modi tha se: “Është e natyrshme për ne indianët që të ndihemi krenarë për shenjtërimin”. Ky nuk është një gjest i vogël kur mendon afërsinë e Kryeministrit me liderin e organizatës nacionaliste Rashtriya Swayamsevak Sangh, që ka thumbuar herë pas here murgeshën në të kaluarën. Zoti Modi ka caktuar ministrin e Punëve të Jashtme, Sushma Swaraj, që të marrë pjesë në shenjtërim.

Në vitin 1950, Selia e Shenjtë e lejoi Nënë Terezën që të hapte një urdhër fetar “Misionaret e Bamirësisë”, që do të ndihmonte të varfrit. Dy vite më pas, ajo hapi strehën e parë në Kalkutë që do të përkujdesej për njerëzit në agoni dhe pranë vdekjes. Duke vepruar si një pakicë fetare, shumë shpejt do të përqafohej nga shumica.

Autoritetet indiane i dhuruan një strehëz pranë tempullit të perëndeshës Kali, që shpesh është lidhur me vdekjen. Strehëza më parë mirëpriste pelegrinët hindu, u bë vendi ku misionaret katolike kujdeseshit për të sëmurët dhe të varfrit. Fillimisht, fluksi i njerëzve të sëmurë nuk iu pëlqeu priftërinjve të tempullit. Por, ndryshuan mendje kur panë me sytë e tyre se si Nënë Tereza kujdesej për plagët e njerëzve që lëngonin. Kur njëri nga priftërinjtë e tempullit ishte pranë vdekjes, ajo u përkujdes personalisht për të dhe ai u varros sipas ritualeve të besimit të tij fetar.

Kjo shënoi fillimin e një tradite bashkëpunimi dhe shërbimi me indianët e të gjitha besimeve fetare.
Veshja e saj, e bardhë me blu, tashmë është kthyer në simbol. Në fillim, ajo u vesh në këtë mënyrë për t’u identifikuar me njerëzit që ajo iu shërbente.

Gjashtë dekada pas themelimit, Misionaret e Bamirësisë kanë më shumë se 5500 anëtare që ndjekin besimin e Nënë Terezës në 133 vende. Ato punojnë azile, jetimore, u vijnë në ndihmë njerëzve me lebrosë, si dhe në qendrat e rehabilitimit nga drogat dhe alkooli. Qindra dhe mijëra njerëz punojnë vullnetarisht.

Për angazhimin e saj, sikurse dhe frymës që frymëzoi veprimtarinë e saj, Nënë Terezës iu dha çmimi Nobel për Paqen në 1979. Pas marrjes së çmimit, popullariteti dhe ndikimi i murgeshës vinte direkt pas Papës, Gjon Pali II. Kjo në një Kishë që supozohet se i shtyp gratë.

Lartësimi i Nënë Terezës ka sfiduar gojëdhënën se gratë nuk mund të bëhen aktore të rëndësishme të Kishës Katolike. Në disa mënyra, ajo ishte më e fuqishme se kardinalët që zgjedhin Papën, të cilët jo të gjithë kishin marrëdhënie personale me Papa Gjon Palin II, ashtu sikurse Nënë Tereza.

Gjatë takimit në Rimini në 1987, një takim i përvitshëm i krerëve të organizatave humanitare, Nënë Tereza planifikoi të mbante një fjalim. Gjithsesi, për shkak të një ndryshimi në minutën e fundit, vendi i vetëm nga ku ajo mund të fliste ishte në një hapësirë që ishte rezervuar për një nga kardinalët. I informuar për këtë gjatë fjalimit të tij, kardinali shkeli protokollin dhe menjëherë i ofroi kohën e tij të mbetur, një gjest jo i vogël në hierarkinë kishtare.

Të dielën ora 10:30, Papa Françesku do të bëjë zyrtare atë çka miliona njerëz kanë pritur që të bëhet realitet që kur Nënë Tereza vdiq më 5 Shtator 1997: Të jetë Shenjtore. Një sixhade e madhe me fytyrën e saj do të varet nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit. Nga atje, ajo do të shikojë mijëra njerëz të mbledhur duke buzëqeshur. Pavarësisht të gjithë vuajtjeve që ajo ishte dëshmitare, Nënë Tereza do të ketë shumë arsye që të ndihet e lumtur./Monitor

20 komente në “Nënë Tereza: Rrugëtimi i një shenjtoreje”

  1. tfgs1 says:

    Thjesht KRISTIANE!
    E MBREKULLUESHME dhe NJERZORE!

    1. shqipe says:

      Ti shoku shpesh ngaterron fene me etnine. Siduket uren myslimanet dhe identifikon shqiptaret si musliman! Koha kur etnia percaktohej nga feja Ka ikur. Kjo ndodhte ne lashtesi por jo me sot. ….
      Iliro-arber-shqiptaret kane bere shume per fene kristiane.
      Thellohu me shum ne histori dhe leri budalleqet. Nese nuk te pelqen shqiperia shporru andej nga ke arrdhur

      1. tfgs1 says:

        st’arxidia mas se c’mendon nje korrak i sulltan Muratit………………..ouuussttt palioarapi!

        1. shqipe says:

          Ajo fe kristiane qe ti hiqesh se e do shume eshte zyrtarizuar rreth vitit 550 pas krishtit nga Perandori Kostandin lindur ne Nish. Ai ishte Ilir dhe ishte vizjonar. Ai ndau perandorine romake ne 2 pjese lindje dhe perendim. Pra bizantin e kane krijuar iliret, dhe futen krishterimin ne perendim te europes dhe ortodoksine ne lindje.
          Po ku mund ti dije keto fakte historike nje injorant si ty!!!!
          nje pis grek si ty nuk ka asnje vler ne shqip. jeni te zinj si te gjithe arabet vellezerit tuaj.
          i jep gojes shume neper internet i fshehur pas kompiuterit. provoje ta nxjeresh surratin ne shqipri dhe e shikon se çte ndosh pastaj. ta bejn shqiptaret sumen tunel

          1. tfgs1 says:

            nje sunit i piset si ti,nuk mund te rrije pa nxjerre fytyren e tij gjaxore[fundi i komentit tend]………………

            1. shqipe says:

              i jep gojes si shume zotrote…..por ta varin k. te gjithe se dukesh qe je injorant i zi dhe dashakeqes i shqiptareve…..
              Kur ottomanet u duken ne ballkan ortodokset grek dhe serb u perkulen para sulltanit dhe e quajten perandorin e ri te bizantit (kryqendra ne fillim quhej Dioclecianopoli sipas perandorit ilir Dioclezian dhe Costandinopoli sipas perandorit Costandin). Te vetmit qe u rebeluan ishin kristianet shqiptare te udhehequr nga Kastriotet. Atehere shqiptaret i quanin atletet e krishtit nga papa dhe mbrojtesit e krishterimit dhe europes.
              Shqiptaret kane influenzuar perandorite romane , dhe krijuar perandorine bizantine. Kane influenzuar perandorine ottomane (turke) dhe kane bere historine e mesdheut dhe europes.
              Keshtu qe mos e kruaj shume me shqiptaret se do digjeni vete brenda
              Nje injorant si ti s’mund ti dije keto sepse eshte i verbuar nga urrejtja. Shikon çfare do te shikosh sepse keshtu keqfunksionon mendja jote e mbushur me urrejtje
              pirdhu dhe mos guxo me te shkruash keq per shqiptaret

              1. tfgs1 says:

                arapi mou,pse nuk e deklarove qe ne fillim qe je i tredhur……..qe na lodhe koqet duke te lexuar!!!
                ouuusssttttt vrromoarapi………………..

          2. Stil says:

            O Shqipe. Ato pak gjera qe di I di te gjitha lemsh. Bizanti ekzistonte para Ilirise. Krishterimi u zyrtarizua ne 300 dhe jo 500. Kostandini quhej Flavio Valer Aurel i biri i Flav Valer Kostanc Klorit. E ema quhej Flavia Julia Elena. Quhej ilirik se kishte lindur ne nje province romake qe keta te paret e pagezuan Ilirikum. Por sic e sheh as emrin as gjakun as gjuhen, kulturen, shkollimin e formimin nuk e kishte prej ilireve vendalinj. (Pak a shume si Fredi Merkuri qe lindi ne Afrike)
            Deri ne 1054, kur iliria s ekzistonte me ishin te bashkuar dhe s ekzistonin as katolike e as ortodokse. Krishterimin ne Perendim e solli Shen Pali, qe quhej Saul dhe kishte lindur ne Tarso por ishte Shtetas romak. Sic e sheh injorante e madhe ne histori je ti vete. Mos ofendo te tjeret por verifiko gjithmone me pare dijenite e tua se mund te jene te gabuara. Te uroj shendet

            1. shqipe says:

              Krishterimi u zyrtarizuar si fe ne vitin 325 pas krishtit, ne keshillin e niçeas me urdher te perandorit kostandin i lindur ne Nish (dardani). Illiria njihet si etni qe dominonte nga danubi ne adriatik te pakten 1500 vjet para krishtit. Kurse bizanti quhej perandoria romake e lindjes dhe filloi te thirrej keshtu qe pas kostandinit. Si paska ekzistuar bizanti para iliris! ?
              Eshte e vertet qe perandoria quhej romane dhe jo Ilire, por kostandini ishte ilir. Kete e pranojn edhe historian Italian!
              Studio mire historine shoku se do surprizohesh

        2. Mbreti says:

          Shejta nen tereza sdo zgjasi shum e do nisin greket ta quajn greke xant nanas therexas!!! Ket semundje kan greket si jevgje qe jane, te vjedhin shqiptaret e ti greqizojn qe mga Istoria e lashte. Ku greqishtja e sotme me greqishten e lashte ka te bej njejt sa Maqedonia antike me maqedonin e skopjaneve sllave. Ne. Shqiptaret jemi trashegimtaret e antikitetit ne Ballkan, jo jevgjet( greket)!!! Tfgs gjypqe!

      2. Mzati says:

        O shqipe mos u mer me ket buthqir grek..ai se kupto as etnine as fene as respektin..jasu tfgs jasu janulle pedofili

  2. tfgs1 says:

    PROPOZIM: Gjithe bebet vajza qe lindin sot me 4 shtator ne Shqiperi e me gjere te ”vaptisen” me emerin e te Madhes TEREZA!

    1. sport says:

      Nuk quhej Tereza. Nuk ishte nene. Nuk ishte as nga Kalkuta. Por nje fanatike qe vdiq me dyshim tek besimi I vet.

      1. Mzati says:

        O me robo sporti ste ka dal hala alkoli mromshem

        1. sport says:

          Une nuk pi se alkoli demoni shendetin. Ja ti je nje rast tipik i abuzimit me alkolin qe ofendon i strukur pas anonimatit. Merru me mire me robt e tu mjerane qe kane fis nje injorant si ty kur nuk as te shkruash gjuhen shqipe.

      2. korcari says:

        O Mero shporre kete turkun me emrin sport,duket kosovar nga rrugova,mysliman 100% xhihadist…

        1. sport says:

          E para nuk jam musliman. E dyta jetoj ne nje familje te perzier katolike e ortodokse. E treta per vete mendoj se Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. E katerta nuk besoj ne perendi po ke shkenca, dituria informacioni dhe natyra.
          Kam lindur ne Tirane dhe jetoj ne Evropen Perendimore qe prej 2001.
          Ky eshte identiteti im. Ai i yti mbetet fanatik injorant i pashkolle.

  3. I paemërt says:

    Nene Tereza vdiq duke pasur dyshim ne ekzistencen e Zotit

    1. sport says:

      Sepse fanatiket me te medhenj kane dhe dyshimet me te kobshme! Dhe kjo i merr me qafè. Fjalet e fundit te Terezes nuk ishin per zotin as te varfrit. Por per veten. Ankohej se s merrte dot fryme. Dhe iku si gjithe te tjeret.

  4. Ateist says:

    Kush nuk dyshon egzistencën e zotit nuk mund të quhet njeri i fesë. Vetëm bagëtia që beson se beson i bie shkurt, dhe kujtojnë se duke vajtur një herë në javë në kishë apo xhami e benë detyrën. Por fatmirësisht zoti nuk egziston. Vetëm turrma që beson se besojnë, ata që lajnë duart një herë në vit në kisha apo xhamia egziston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje