“Shteti mbarte dy të këqija të mëdha, që rridhnin nga fakti se ishte kurvë: nuk kishte brekë në bythë dhe të shiste për dy lekë”

2 Shtator 2016, 18:22Kulturë TEMA

Dy shtatori është ditëlindja e shkrimtarit, gazetarit dhe politikanit shqiptar Teodor Keko. Gazetarja Beti Njuma ka kujtuar personalitetin e shquar nëpërmjet një pjesë të shkëputur nga libri i tij “Curriculum Vitae”.

Curriculum Vitae

“…Kur unë i parashtrova tekstualisht kryeministrit këtë argumentim të së vetmes “shkelje” time të faktuar e të pranuar gjatë ushtrimit tim të detyrës shtetërore, ai qeshi dhe kujtoi se më ngushëlloi, kur, pasi më pyeti sesi e flakërita drejt e në rrugë me shkelma tjetrin, më tha se ky ishte vetëm preteksti.

Mua më kishin hequr konjukturat politike, ato konjuktura, me të cilat merret vesh, një injorant si puna ime në fushën e politikës i kishte konsideruar letër higjenike!

­ Hajde, më hëngshin mutin pra, me gjithë konjuktura! – i thashë dhe ia  mbatha nga zyra e tij.Komedija ishte se, stenografja e kryeministrit ra në hall: ajo nuk dinte si të zbardhte frazën

time, pasi biseda e takimit të kërkuar prej meje ishte protokollare dhe duhej të zbardhej e të arshivohej!

Po në gjithë këtë histori, të cilën e kisha harruar dhe m’u kujtua vetëm prej Anës, mua m’u bë mirë që e hëngra!

Mëma ime, profetja e dytë dhe e fundit e racës sime, ma kishte treguar një mijë herë historinë e gjyshit tim, i cili, kur u kthye nga SHBA, ku pati emigruar nja 30 vjet, nuk u josh e nuk pranoi të punonte në shtet, sepse, sipas tij, shteti mbarte dy të këqija të mëdha, që rridhnin nga fakti se ishte kurvë: nuk kishte brekë në bythë dhe të shiste për dy lek!….”.

2 komente në ““Shteti mbarte dy të këqija të mëdha, që rridhnin nga fakti se ishte kurvë: nuk kishte brekë në bythë dhe të shiste për dy lekë””

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    NJE tjeter mega kristian patriot,bravo Theodhora Keko kai xronia sou pola!

  2. kundra says:

    Po tyja si te erdhi te shkruash greqisht??!!Apo se prejardhjen Tedori e ka greke??!! duket qe nga emrat e prinderve:babai Endiri===emer i lasht grek ===Edhiri===E rrau===E ngopi ne dru.(N-en) hiqija se si shkronje eshte shkronje turke..c’do shkronja (n) ne alfabetet boterore?!
    Nena:Xhanfize===Sanfize===Si fizik===Fizik e forte.

    Paskete drejt qe i shkruaje greqisht…tani e kuptova…me fal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje