“Scientology”, sekti misterioz i drejtuar nga miku i aktorit Tom Cruise ka hapur zyra 57 milionë dollarëshe.
Selia e këtij sekti është hapur në Australi dhe mësohet se janë shpenzuar 57 milionë dollarë për të.
Zyrat e vendosura në Sidnej janë tejet luksoze dhe të pajisura me sallë konferencash, palestër etj.
Lideri i këtij sekti, David Miscavige, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i aktorit Tom Cruise që është fanatik i këtij sekti, preu shiritin e inaugurimit.
“Kisha” tha se kjo është hapësira më e madhe “shpirtërore” jashtë SHBA-ve.
“Scientology” i ka shkaktuar shumë probleme në të kaluarën aktorit Tom Cruise i cili është ndarë nga gruaja dhe nuk mund të shohë vajzën e tij për shkak të këtij besimi.