Lindita Nikolla i përgjigjet Bashës: Të vërtetat e reformës në arsim

7 Shtator 2016, 21:46Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili kërkon dorëheqjen e ministres pas kaosit që është shkaktuar me maturantët për të vazhduar arsimin e lartë.

Në një status në Facebook, Nikolla thotë se Lulzim Basha po e përdor këtë shqetësim të maturantëve si kauzë për zgjedhjet në Dibër, gjë që tingëllon paksa absurde. Ministrja ka treguar edhe rastin e një maturanteje përse nuk ka fituar degën që dëshironte.

Statusi i ministres:

Zoti Basha,

Të vërtetat e thjeshta të reformës në arsim mos i bëni mish për topin tuaj elektoral në Dibër, ku keni kaq ditë që fatkeqësisht, vetëm merrni nëpër këmbë publikun!

Po ju marr shembull maturanten që ju e keqpërdorët, në një përpjekje të dëshpëruar për ta treguar si ‘viktimë’ të reformës!

Ja e vërteta e thjeshtë e rastit të saj, zoti Basha:

Marselda Zyberi, maturante në Medresenë e Shkodrës, e ka notën mesatare të shkollësh 9. 45, ndërsa notën mesatare të provimeve të maturës shtetërore 8.97, ç’ka flet qartë, për të vërtetën e thjeshtë, se reforma funksionon në favor të meritës e të transparencës. Marselda është fituese në infermieri. Nuk mund të kalonte në raundin e parë në programet e tjera , sepse të tjerë, me rezultate më të larta e meritonin përpara saj. Pra, ajo është fituese në një program që ka kërkuar. Ajo mund të vijojë me raundin e dytë dhe mundësitë për të dalë fituese dhe në programet e tjera janë aty.

Ndërsa ju zoti Basha, nuk do t’ia hapni dot vetes e as partisë suaj rrugën për të merituar besimin e shqiptarëve, sepse gënjeshtrat apo “viktimat” e fabrikuara prej jush sipas rastit, ju bëjnë krejt të pabesueshëm në sytë e tyre! Kam një përshtypje që këtë të fundit, do t’ua thonë edhe dibranët në 11 shtator, po sidoqoftë kjo është një temë tjetër!

Ndërkohë, për temën që komunikoj me ju, urdhëroni edhe dokumentat. Janë të disponueshëm për të gjithë falë transparencës që ofron sistemi i ri.

8 komente në “Lindita Nikolla i përgjigjet Bashës: Të vërtetat e reformës në arsim”

  1. zhoztituta says:

    Kush ka pak mend dhe deshiren e mire e kupton se si funksionon sistemi. Mos u lodh t’ua shpjegosh shqupistave sepse ne me te miren nuk duan dhe ne me te keqen nuk dine ta kuptojne nje gje kaq te thjeshte.

    1. Romeo e Zhylieta says:

      Ke te drejte o zonja minister, po kur te plasi bomba e fiksit te Mjeksia cfare do thuash. Atje, edhe roja I parkingut eshte gati te behet professor. Hahaha.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eksperimentet e oreve te fundit,duhet ti hapin rrugen alternativave te besushme,te cilat deyrimisht duhet te aplikohen dhe zbatohen ne kohen e duhur.
    Dikur,ne qeverisjen e socialisteve eshte futur nota mesatare,kur nxenesit kane qene ne mature !!!!!!
    Ky “eksperiment” eshte duke funksionuar perseri,por sipas nje formule qe nuk gezon besimin e maturanteve.
    E perbashketa eshte nxitimi per te servirur “shpikjen” e rradhes,duke mos duruar qe kete t’ja u bejne te ditur nxenesve,ne klasat e ulta te shkolles se mesme.
    Pra nxitim per nje reforme,qe kerkon konsensus dhe jet gjatesi,pasojat e te cilave do ti provojne prinderit dhe nxensit.

  3. Fatosi-kosove says:

    Aman zonja Nikolla hapjani univerzitetin “kristali” lulit se i kane mbetur shume militant pa diplome univerzitare,edhe korpusi i turpit “azem hajdari” i kane mbetur pa diploma,pasi nuk i dhate edhe nje shans me Lazaratin te pakten me univerzitete mundesojani sepse ju dogj shpirti,duhet te keni meshire pak pasi qysh me ramjen e lazaratit dhe marrjen e tokave ne bregdet fazlliqit luli dhe sali berisha jane terbuar fare,kjo po shifet qarte pasi spo ka kush i keshillon.
    Me respekt qytetari dixhital i sali berishes!

    1. Arturi says:

      Hahaha … bukur e ke thene! ?

  4. Dyrrahu says:

    Zonja Nikolla,
    Mos ua veni veshin dhe syrin ketyre qe humbjen e votave dhe humbjen e privilegjes e quajne padrejtesi.
    Sali Berisha me te tijet eshte ne gjendje edhe femijte e tij (te tyre) t’i vrasin per ta quajtur zotin Rama vrases.
    Rrugen qe kane marre i dergon ne plehrise se historise se tyre te nxjerre nga shpellat.

  5. Ta rrasi says:

    Ptu moj none ca te dime I boni Ministria bushtres se PD. Ik Lule Bytha e mbytu tek shurra e Sales. Ahaaaaaa

  6. NO PASION says:

    NE RESPEKT TE TE GJITHE KOMENTUSVE DUHET THENE SE KY ESHTE NJE MEGASKANDAL I CILI ESHTE BERE NGA PAPERGJEGJMERIA E MINISTRISE SE ARSIMIT E PER PASOJE E MINISTRES..E CILA E KA ….E THASHE NE RESPEKT TE KOMENTUSVE PASI JO CDO NJERI ESHTE I INTERESUAR QE NE FIILIMET E KETIJ PROCESI DHE KA DIJENI SE SI QENDRON PROBLEMI NE TE VERTETE…..PO E SHPEGOJ FARE THJESHTE ,,,MATURANTET U FUTEN ME SISTEMIN E KU MESATARJA LLOGARITEJ ME MESATAREN E THJESHTE ARITMETIKE DHE MATURANTET APLIKUAN QE ATE MOMENT SEPSE KESHTU THOSHTE LIGJI PER DEGE ME KOE FICIENT TE LARTE ME QELLIM PER TE ARITUR SA ME SHUME KREDITE…DERI KETU OK….POR KETA TE PAPERGJEGJSHEM DUKE NA KUJTUAR RISTANIN NE ZGJEDHJET E TIRANES NDRYSHUAN REGULLAT KUR TE GJITHE MATURANTET KISHIN APLIKUAR … POR MAREZIA SKA TE SOSUR PASI NUK U LEJUA QE MATURANTET TE APLIKOJNE PERSERI ME LIGJIN E NDRYSHUAR PRA NJE CMENDURI SEPSE KETU NUK BEHET FJALE PER KORUPSION POR BEHET FJALE PER NJE PAAFTESI ALARMANTE NE TEMPULLIN E DIJES DERI NE PAPERGJEGJSHMERI TE MINISTRES NIKOLLA DHE E ZEVENDESUAN ME KETE TE TANISHMIN ….POR CUDITE NE SHQIPERI VAZHDOJNE LUL BASHA FLET TANI PASI KUR DUHEJ TE FLISTE E KISH MENDJEN TEK BREKET E SHUKRIUT….TANI TE RESPEKTUAR KOMENTUS CLIDHJE KA ME ZDHEDHJET NE DIBER QE LLOMOTIT KJO ZONJE….ZGJEDHJE QE NE ASPEKTIN PERSONAL DUHET TI FITOJE PS….PASI VETEM EDI RAMA MUND DHE DUHET TA BEJE KETE VEND….MINISTRIA NIKOLLA KUPTOHET QARTE QE E KA KUPTUAR GAFEN …. PA E TEPRUAR SKANDALIN E VITIT…POR REAGIMI I SAJ ESHTE AKOMA ME E TURPSHHME DUKE E LIDHUR ME DIBREN E SHUKRIUT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje