Skema e re e maturës shtetërore ka lënë jashtë listave paraprake të fituesve mijëra maturantë me mesatare të lartë, duke shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e ministres së arsimit Lindita Nikolla, e cila akuzohet se po favorizon universitetet private.
Nga Ivana Dervishi
Dy maturantë nga gjimnazi Sami Frashëri, pjesë të një projekti gjerman dygjuhësh shkollimi, ishin pjesë e një grupi prej disa qindra nxënësish, të cilët u mblodhën të mërkurën për të protestuar përpara ndërtesës së qeverisë në Tiranë, pasi ishin lënë jashtë listës paraprake të fituesve në universitetet publike shqiptare.
Pas një vendimi të marrë nga ministra e Arsimit gjatë muajve të verës, mesatarja e notave e të dy 18 vjeçarëve u rivlerësua nga 9.8 dhe 10.15 në 9.2 dhe 9.44. Për çudinë e tyre, edhe pse nuk janë përzgjedhur në listën paraprake të fituesve në universitetet publike shqiptare, atë kanë fituar të drejtën e studimi për mjekësi dhe arkitekturë në Gjermani.
“Do të kishim dashur që mbi ne të aplikohej sistemi për të cilin ramë dakord kur filluam shkollën. Sistemi i ri është ndërtuar që të gjitha kuotat t’i jepen nxënësve me mesatare 9.8-10, por kriteret dolën pasi ne e mbaruam maturën,” shpjeguan ata për BIRN.
Dy maturantët, të cilët refuzuan të identifikoheshin me emër duke pasur frikë se mund të kenë pasoja nga autoritetet, ishin pesimistë që publikimi i raundit të dytë të listave të fituesve do ta zgjidhte problemin e tyre, duke nënvizuar që përsëri do t’i jepej mundësi zgjedhjeje një numri te vogël fituesish.
Publikimi i listave jopërfundimtare të fituesve në universitetet shqiptare në fillim të kësaj jave, u shoqërua nga paniku i mijëra maturantëve që nuk rezultuan fitues të asnjë dege, pavarësisht mesatares së lartë dhe notave të mira të tre viteve.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi të martën në mbrëmje duke deklaruar se listat nuk janë përfundimtare dhe se 24 mijë maturantë nga 27 mijë aplikantë do të mund të zënë një degë në universitetet shtetërore.
“Sistemi i ri është transparent, sjell më shumë meritë. Ajo që shihni sot nuk është lista përfundimtare e fituesve,” shtoi Nikolla në një takim me nxënës të hënën.
Sistemi i ri
Ndryshimet e këtij viti në sistemin e përzgjedhjes së fituesve në universitete i japin përparësi nxënësve të ekselencës, të cilët shpallen fitues në disa degë njëkohësisht dhe i zënë këto vende derisa të zgjedhin një prej tyre- duke nxjerrë jashtë listave të para kandidatët e tjerë.
Një tjetër arsye përse mijëra maturantë janë gjendur në mënyrë të beftë jashtë çdo fakulteti, janë ndryshimet e minutës së fundit nga ministria e arsimit për llogaritjen e pikëve të secilit maturant në varësi të lëndës dhe peshës që ajo zë në fakultetin që nxënësi po konkurron.
Skema aktuale e ndan peshën e pikëve në 50 për qind, në mesataren e tre viteve të shkollës dhe atë të provimeve të maturës dhe 50 për qind në mesataren e gruplëndëve të avancuara.
Nxënësit thonë se heqja e mesatares së ponderuar, që u kthye në mesatare aritmetike ka ulur në mënyrë drastike pikët e tyre dhe ndryshimet e vlerësimit të lëndëve të avancuara kanë barazuar peshën e lëndëve të vështira me atë të lëndëve më të thjeshta.
Të mërkurën qindra nxënës u mblodhën përpara kryeministrisë për të denoncuar sistemin e ri të maturës, që i jep të drejtë përzgjedhjeje në fazën e parë vetëm një grupi të vogël aplikantësh . Ata shprehën revoltën e tyre për mungesën e transparencës së procesit të përzgjedhjes së fituesve dhe denoncuan mospërputhjen e notave të tyre me fitimin e një vendi në fakultet.
Protestuesit bënë thirrje si “Turp” dhe “Duam të arsimohemi” ndërsa i kërkuan ministrisë së arsimit dhe kryeministrit që të ndërhyjnë për të rregulluar sistemin e përzgjedhjes së fituesve, në mënyrë që të gjithë aplikantët me nota të larta të ndjekin arsimin e lartë sipas degëve të përzgjedhura.
Maturantët morën me radhë megafonin për të rrëfyer eksperiencën e tyre personale të mospërfshirjes në asnjë nga listat paraprake të fituesve dhe duke akuzuar ministrinë se nuk e ka menaxhuar me transparencë procesin dhe kërkuan dorëheqjen e ministres së arsimit.
“Jemi të shokuar. Nuk arrijmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur realisht apo si është e mundur që me një mesatare mbi 9 të mos fitoj asnjë degë në asnjë fakultet,” tha për BIRN një maturante nga gjimnazi “Petro Nini” në Tiranë.
“Dymbëdhjetë vite shkollë më janë vlerësuar me zero. Sistemi aktual është aq i padrejtë, saqë pavarësisht një mesatarje të lartë, renditja shkon mijëra vende poshtë vijës së pranimit. Edhe në fazat e tjera të kualifikimit kur të lirohen kuotat e zëna nuk kam shanse t’i afrohem degës që dua dhe që me sistemin e vjetër mund ta fitoja,” shtoi ajo.
Prindërit të shqetësuar
Protestës së maturantëve iu bashkuan edhe prindërit e tyre. Duke folur për BIRN, nëna e një nxënëseje të gjimnazit “Ismail Qemali” u shpreh shumë e shqetësuar për dëmin psikologjik të dështimit të sistemit mbi vajzën e saj.
“Që prej daljes së listave, vajza ime është trishtuar aq shumë saqë nuk i pushojnë lotët. Disa nga shoqet e saj madje kanë filluar të përdorin ilaçe antidepresioni,” tha prindi i maturantes.
“Një vit më parë, vajza më e madhe fitoi pa asnjë problem degën që dëshironte, falë sistemit meritë-preferencë. Vajza e dytë sot, një nxënëse e shkëlqyer lihet jashtë çdo fakulteti,” shtoi ajo.
“Jam shumë e zhgënjyer nga arsimi në Shqipëri dhe i kërkoj institucioneve të ndërhyjnë për të mos lejuar shkatërrimin e ëndrrave të këtyre nxënësve që kanë mësuar për 12 vite në mënyrë të vazhdueshme” përfundoi ajo.
Të tjerë prindër i thanë BIRN se skema aktuale i detyron familjet shqiptare të shtrëngojnë rripin dhe t’i çojnë fëmijët drejt universiteteve private për të mos i privuar ata nga dega e tyre e ëndrrës, të cilën shteti nuk ia ofron.
“Fëmijët tanë i janë përkushtuar mësimeve për vite me radhë sepse e dinin se merita do t’i jepte të ardhmen që ëndërronin, pasi gjendja jonë financiare nuk e përballon dot arsimin e tyre në privat,” tha për BIRN prindi i një maturanti.
“Tashmë duket se i gjithë ky dështim ka synim të vetëm drejtimin e nxënësve nga universitetet private,” shtoi ai.
Të tjerë, si dy studentët e programit dygjuhësh në shkollën e mesme Sami Frashëri, zgjidhjen e shikojnë vetëm duke u larguar jashtë vendit për të studiuar.
“Do të përpiqemi ta ndërtojmë jetën tonë jashtë Shqipërisë sepse nuk shohim asnjë stimul për rininë këtu,” i thanë ata BIRN.
CFARE LLOJ FIASKOJE
BRAVO QEVERIA RAMA ME MINISTRA AMATORE …
TANI SHKO BEJI CICIN BACES TI BASHKE ME LINDITEN
Se si do mund të rrije me ministre kjo Nikolla, vetem Rama e di.
Ajo thuthuqa është rob i mire, por është debile funksionale nuk kupton ç’bën. Suksese.
Tani ia arritem dites ia kaluam edhe gjermanis…….
Eshte shume e thjeshte qellimi eshte te shkojne sa me shume te universitetet private.
Shkurt bisnes.
Keta te rinj e te reja kane zgjedhur vendin per te mesuar lodhur e enderuar per 1 te ardhme me te mire.
Ne shqiperi po nuk ishe baxhelle po nuk ishe trafikant thjesht nuk ke te ardhme.
Ajo thuthuqa është rob i mire, por është debile funksionale nuk kupton ç’bën. Suksese..
Une vrej se ka prinder ne Shqiperi qe nuk jane ne terezi per te kerkuar te drejtat qe i takojne as per femite e tyre. Kam 2(DY) RASTE qe prinderit nuk po reagojne, merremend sa te pjerdhur qe jane. Te cilat jane:
1) Para 1(NJE) MUAJI prinderit e femijeve te vegjel, duke filluar nga bebe, u ankuan se femijet e tyre te semure me semundjen e rende KANCER, nuk mjekohen ne Spitalin “Nene Tereza” ne Tirane, prej me shume se 4(KATER) MUAJSH, sepse spitali nuk ka ilace. Pra, pa ilace direkt drejt vdekjes.
Ketyre mender prinderve ju be thirrje nga shoqata dhe gazetare qe te dalim s’bashku per proteste perpara Kryeministrise (EDI RAMES) dhe Ministrise se Shendetesise (ILIR BEQES) per kete gjendje te rende neper spitale dhe ne shendetesi.
2) Jo me larg se SOT, nxenesit, maturante, dalin ne proteste per te drejtat e studimit per ne shkolle te larte perpara Kryeministrise (EDI RAMES), kane dalur edhe perpara Ministrise se Arsimit (LINDITA NIKOLLES) sepse te drejtat e tyre ju jane shkelur nga kjo qeveri mender e RILINDUR, por perseri nxenesit, maturantet jane te pa shoqeruar nga prinderit.
Si perfundim, nxjerre konkluzionin per keto prinder, ne 2(DY) RASTET qe permenda me siper, me shume dashuroni EDI RAMEN, RILINDJEN dhe PS-ne se femijet tuaj qe jane gjaku i juaj. Mender jush ju qenkeni prinder te pjerdhur menderisht. Kur nuk protestoni per femijet tuaj, merre me mend se sa luftoni dhe protestoni per hallet te tjera qe ka ky vend dhe ky popull si me i varferi dhe i mjeruari ne kontinent. Prandaj AL KAPONET e QEVERIVE dhe POLITIKES SHQIPTARE tallin bithen me ju.