Punimet në sheshin Skënderbej/ Ja fazat e punimeve dhe devijimet e trafikut

7 Shtator 2016, 10:36Sociale TEMA
Punimet në sheshin Skënderbej/ Ja fazat e punimeve dhe devijimet e

Bashkia e Tiranës njofton se nga dita e sotme ka nisur faza e parë e punimeve për zbatimit e projektit të “Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej”.

Në këtë fazë përfshihen punimet për kompletimin e sistemit të kanalizimit të ujrave të shiut, si dhe atë të shatërvaneve, dhe më pas do të vazhdohet me nënshtresat dhe shtresën përfundimtare të gurëve nga gjitha trevat shqiptare. Punimet e kësaj faze do të zgjasin 12 muaj.

Punimet fillojnë nga zona e Muzeut Kombëtar ku do të bëhet rikonstruksioni total i xhokolit të ndërtesës, rikonstruksioni i shkallëve hyrëse në Muzeun Kombëtar, si dhe do të punohet në lulishtet përreth Muzeut, të cilat do të shndërrohen në kopësht botanik. Gjithashtu, do të punohet edhe për realizimin e sistemit të ndriçimit të jashtëm të Muzeut Kombëtar dhe kopshteve përreth tij. Puna do të vijojë me rikonstruksionin e shkallëve të Pallatit të Kulturës dhe platformave hyrëse të Teatrit të Operas dhe Bibliotekës Kombëtare.

Kjo fazë do të ndiqet nga zbatimi i punimeve të projektit të parkimit nëntokësor, që do të fillojë në fund të muajit tetor, projekt i cili do të realizohet në një afat 7 mujor. Zbatimi i fazës së dytë do të realizohet në një afat 12 mujor dhe do të kompletojë projektin e Sheshit Skënderbej me punimet që do të kryen në kopshtet përreth tij.

Të gjitha këto zona punimesh janë të ndara në segmente të ndryshme kantieresh të vogla, për të bërë të mundur qarkullimin e qytetarëve.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës publikon edhe hartën e devijimit të trafikut i cili po ashtu do të kryhet në faza, deri në përfundimin total të punimeve në unazën e vogël.

1. Qarkullimi i automjeteve në Sheshin “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës e ndarë në dy faza (bashkëlidhur kësaj urdhërese), si më poshtë:

Faza I

2. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” segmenti nga rruga “Ded Gjo Luli” deri në fillim të sheshit “Skënderbej” do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes veri-jug, pjesa lindore e Muzeut Historik Kombëtar do të jetë e bllokuar. Qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Zog I” me drejtim veri – jug për në sheshin “Skënderbej”, do të devijohet djathtas në rrugën “Ded Gjon Luli” .

3. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të bëhet i kufizuar, vetëm në drejtimin e lëvizjes drejt rrugës së Durrësit dhe djathtas në drejtim të bulevardit “Zog I”.

4. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore, drejtimi lëvizjes Jug – Veri do të devijohet vetëm djathtas përpara xhamisë së Et’hem Beut në rrugën “Luigj Guakuqi”dhe rrugës “Abdi Toptani”.

5. Qarkullimi i mjeteve për pjesën perëndimore dhe lindore e Sheshit “Skënderbej”, do të jetë i bllokuar.

6. Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së “Kavajës”, segmenti midis Ded Gjo Luli” dhe Sheshit “Skënderbej” në anën veriore të Bankës së Shqipërisë, do të jetë i bllokuar.

7. Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e “Durrësit” drejtimi lëvizjes drejt sheshit “Skënderbej”, do të bëhet i kufizuar, në drejtimin e lëvizjes vetëm djathtas.

8. Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:

• Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit” do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Faza II

9. Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transporti urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “E Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje – Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me bulevardin “Zogu I”.

10. Qarkullimi i mjeteve në segmentin e rrugës së Durrësit në anën veriore të Muzeut Kombëtar, do të jetë i bllokuar.

11. Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:

• Linja “Tirana e Re”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Ish uzina Dinamo e re”- Sharrë”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Qyteti Studenti – Jordan Misja – Shinat e trenit”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli”.

• Linja “Qendër-Laprakë-Qendër”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” me itenerar sipas qarkullimit të lejuar.

• Linja “Instituti”, do të stacionohet në rrugën “Ded Gjo Luli” itenerar sipas qarkullimit te lejuar.

13 komente në “Punimet në sheshin Skënderbej/ Ja fazat e punimeve dhe devijimet e trafikut”

  1. casperas32 says:

    Si nuk e kane piken e dhembshurise per kete popull. Nje rruge qe gjithmone e kam bere per 10 min (pune-shtepi), sot u detyrova ta bej per 50 minuta. Pse nuk bejne diçka te mire per ne mor Zot, po vetem ne demin tone. Gjithçka ne demin tone, deri kur???

    1. kloda says:

      Aman o njerez vetem te akoheni dini.. Nuk thoni shyqyr qe po rregullohet nje shesh kaq i shpifur edhe pse eshte sheshi kryesore po ankohu ktu ankohu atje,
      Mos dilni me makina dhe ja ku u gjet zgjidhja e trafikut, ne te tjereve nuk na gjen gje qe levizim me autobuse dhe bicikleta cdo dite.
      Popull dembel !

    2. nensi says:

      DEgjo se te ankohemi dime te gjithe por here tjeter merr bicikleten per ne pune ose ne kembe se nuk eshte problem.
      Ne dite te tilla kur fillon ndertohet nje shesh sigurisht qe bllokohet trafiku ashtu si cdo vend tjeter te botes. Dhe mos thuaj qe nuk e dije qe do bllokohej sheshi se meqe e ben cdo dite kte rruge duhet ta kishe pare qe jane venen stendat e medha qe para 2 ditesh..

    3. aldo says:

      Ska gje se tani ne fillim ankoheni te gjithe ju po kur ta shihni qe do dal super projekt per kryeqytetin do i gelltisni te gjitha fjalet…

  2. Agim says:

    Po te famshmen unaze te vogel a e mbaroj lali eri? Apo cfare rendesie ka kur ai e ka gjithmone rrugen e hapur. Po te sheshi Nene Tereza qe e ka bere qebaptore e ka mbyllur dhe rruget te te stadiumi dhe e ka bere kaos dhe aty trafikun, cfare zgjidhje po na jep qe ngeli duke bllokur te gjithe rruget vetem e vetem per kryenec te Lartmandhnise zoti kryeminiter te Albanistatit.

    1. bani says:

      Po nuk behen punet sa hap e mbyll syte o shoku se nje rrugice lagjeje ben dhe te merr nje jave e jo me nje projekt te madh si unaza e vogel.. ne momentin qe do mbaroje do lirohet dhe trafiku se nuk eshte ne interesin e asnjerit qe punimet te zgjaten aq shume
      Po duroni pak se i doni te gjitha me nje te kercitur te gishtave

  3. Aldon says:

    Shyqyr qe po rregullohet sheshi se na u shpif nje pamje pa identitet e Tiranes, me ne fund do marr jete. Bravo Erion Veliaj

  4. Marjeta says:

    Bravo bir puno, vetem puna jote po e nxjerr ne drite Tiranen qe deri me dje ishte mbuluar nga zija e Bashes dhe Berishes.

  5. Toni says:

    Erion Veliaj je i madh!

  6. Alma says:

    Sa mir po beni me kete sheshin se deri tani ka qene skandal, ishalla po na beni ndonje gje te bukur! Urime dhe suksese te metejshme!

  7. Arbin says:

    Bravo Erion Veliaj! Je i madh , vazhdo punen ti lere trafikun!

  8. Agim says:

    Po ku do dali gje e bukur? Sa prej jush e kane pare projektin e ketij sheshit? Apo jane ato 2-3 foto renderat qe nuk kane lidhje me realitetin? Po njerezit qe shkojne ne pune me makine nga ti bien tani? Apo te ndalojne njehere nga mami ose nusja lal erit e pastaj te presin dhe 1 ore tjeter ne trafik. Po hapini syte o njerez, mire ai qe ka perfitimet e vete po ju si bine pre e ketyre mashtrimeve? Apo si ish-fasada e stadiumit kombtare qe nuk do prishej e pa kaluar muaji e gjetem ne sharre, aty ku nje tjeter nga maskarrillet e Erion Veliaj per merr formen e duhur.

  9. florian says:

    Ca i beni ketij sheshi more?! VJen njeri e rregullon, vjen tjetri e rregullon. Sikur burojne milionat e Tiranes nga ai shesh. Kemi plot rruge te tjera pa identitet ku shqiptari vesh cizmet per te kaluar balten tani ne vjeshte-dimer. Ptuu race pa prespektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje