Partizani, reparti ofensiv nuk bind

8 Shtator 2016, 16:50Sociale TEMA

Sulmuesit e huaj të afruar gjatë kësaj merkato vere nuk kanë qenë rezultativ

Partizani e nisi me fitore sezonin e ri të Kategorisë Superiore, duke fituar ndeshjen e parë në transfertë përballë skuadrës së Luftëtarit.

Një fitore që u arrit në minutat e fundit të ndeshjes me autor të golit mesfushorin Idriz Batha i cili realizoi nga pika e bardhë e 11-metrave.

Megjithatë pavarsisht fitores, reparti që ende nuk ka bindur në skuadrën e kuqe është sulmi.

Sulmuesit e kuq ende nuk kanë arritur që të bëjën diferencën me skuadrën duke mos qene rezultativ.

Sulmuesi i afruar gjatë kësaj merkato vere, Ekuban, edhe pse ka bërë disa paraqtije të mira ende nuk i ka mbushur pritshmëritë. Ndërsa sulmuesi tjetër Ben Azubel nuk ka qënë në formën e tij të mira pasi ka probleme fizike.

Ndërkohë, të vetmit që kanë arritur të bëjën paraqitje të mira si në sfidën e djeshme, ashtu dhe në Kupat e Europës janë dy talentët e rinj Realdo Fili dhe Jurgen Bardhi, të cilët krijon mjaft hapsira në fazën sulmuese dhe raste të rrezikshme.

Por, mbetet për tu parë sfidat e ardhshme nëse sulmuesit e huaj të afruar ja kanë vlejtur apo jo./ TemA TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje