Gjergj Bojaxhi: Vetëm reformat nuk i zgjidhin problemet e Shqipërisë, klasës politike i duhet dhënë mesazh me votën e qytetarëve

9 Shtator 2016, 19:40Sociale TEMA

Gjergj Bojaxhi, përfaqësues i Shoqërisë Civile ishte sot i ftuar në studion e TemA TV për të komentuar raportin e publikuar një ditë më parë nga “Transarency International” lidhur me nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

Ai tha se raporti tregon atë që në fakt është reale në Shqiperi, kapjen e institucioneve shqiptare nga politika dhe lënien jashtë llogaridhënies së opinionit publik.

Gjergj Bojaxhi tha se vetëm reformat nuk i zgjidhin problemet e Shqipërisë.Sipas tij, klasës politike shqiptare i duhet dhënë mesazhi me votën e qytetarëve për qeverisjen dhe modelin politik që kërkon populli shqiptar.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi, përfaqësuesi i shoqërisë civile theksoi se ” Dy objektivat kryesore të reformës janë reduktimi i korrupsionit në Gjyqësor dhe pavarësia e gjyqësorit nga klasa politike por Reforma në Drejtësi nuk i ka zgjidhur keto dy probleme. “Partitë e mëdha politike e kanë kapur gjithë sistemin sepse nuk mund të sfidohen politikisht” – tha Bojaxhi, sipas të cilirt gjyqtarët janë të influencuar nga politika, prokuroria, policia, KQZ dhe gjithë institucionet janë të influencuara politikisht.

Në lidhje me mediat, Bojaxhi konfirmoi përfundimin e raportit të Transparency International se “Mediat në Shqipëri janë bërë pjesë e pazareve politike dhe ekonomike” ndërsa lidhur me shoqërinë civile ai u shpreh se ” Shoqëria Civile e ka kthyer aktivitetin e saj ne biznes”. Vetëm rrjetet sociale i japin mundësi alternativave të thonë zërin e tyre – përfundoi përfaqësuesi i Shoqërisë Civile,Gjergj Bojaxhi.

3 komente në “Gjergj Bojaxhi: Vetëm reformat nuk i zgjidhin problemet e Shqipërisë, klasës politike i duhet dhënë mesazh me votën e qytetarëve”

  1. niko says:

    O Gjergjo, sa te doli fitimi kete vit , se vitin e kaluar nuk ishe dhe aq keq…. 2 milion USD fitim ne vit nuk jane pak…………… Rrofte KESH-i, Rrifte INUK-u……

  2. LORA says:

    I kupton mire keto raportet e korrupsionit bojaxhi-efendiu ,sepse thjesht eshte vete nje nga pazarxhinjte dhe marifetcinjte e korrupsionit galopant ne Shqiperi,,,qe nga 2005 kur erdhi prej USA dhe e shndroi krejt statusin e tij pasuror.

  3. tani says:

    E nxori prap koken ky megahajduti …. ? dhe don te beje edhe moral politik, pa lere …………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje