Ky është një ndër hotelet më të mirë që mund të gjenden në glob, por për të shkuar nuk është edhe aq e lehtë.
Hoteli me pesë yje ndodhet në Polin e Jugut.
Ai ka gjithçka që mund të keni nevojë por edhe një çmim të kripur.
Një javë në të kushton plot 72 mijë dollarë.
Temperatura më e lartë në këtë zonë regjistrohet gjatë verës dhe është minus 5 gradë celcius.
Më parë në të klientë kanë qenë Princi Harry dhe familja mbretërore saudite.