VIDEO/ Kronologjia e plotë e akuzave te UEFA-s ndaj Skëndërbeut, lojtarëve, dhe finacuesve të saj

10 Shtator 2016, 19:06Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze, TemA TV

UEFA ka publikuar ditën e djeshme një raport prej 31-faqesh duke akuzuar skuadrën kampione të Shqipërisë, Skëndërbeun që ka trukuar mbi 50 ndeshje. Klubi i Skëndërbeut dhe fincuesit e saj përmenden në raportin e UEFA-s që kanë fiksuar ndeshje duke përfituar miliona euro të paligjshme. Një nga tekstet në raport thuhet qartë që klubi i Skëndërbeut ka trukuar ndeshje.

BFDS ka përshkallëzuar një sërë ndeshjesh të Skënderbeut, si të nivelit kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar, gjatë lojërave zyrtare dhe miqsore, duke arritur në përfundimin se rezultatet e të paktën ndeshjeve më poshtë, janë manipuluar për arsye bastesh: 5 ndeshje të UEFA Champions League, 2 ndeshje të UEFA Europa League, 41 ndeshje të superligës vendase Shqiptare dhe Kupës së Shqipërisë dhe 6 ndeshje miqsore. Rezultatet e BFDS, të mbledhura bashkë, nuk lënë vend asnjë hije dyshimi se Skënderbeu ka qenë i përfshirë direkt dhe/ose indirekt në aktivitete, që kanë patur synim caktimin apo influencimin e rezultateve të një numri të konsiderueshëm ndeshjesh, si të nivelit kombëtar ashtu edhe të nivelit ndërkombëtar qysh në prill të vitit 2007”

Në vazhdim të raportit thuhet qartë se këto akuza bazohen në pamjet filmike të ndeshjeve që korcarët kanë zhvilluar në Chmapions League dhe Uefa Europa League. Gjithashtu në raportin e UEFA-s përmenden edhe emrat e financuesve të Skëndërbeut si  Ridvan Bode, Ardjan Takaj, dhe Agim Zeqo që kanë bërë të mundur që këto ndeshje të trukohen dhe ata të përfitojnë në mënyrë të paligjshme miliona euro.

“Veç raporteve të basteve të ndeshjeve Europiane, apo edhe kampionatit vendas dhe ndeshjeve miqsore të luajtura nga Skënderbeu përgjatë pesë viteve të fundit, pamje filmike të ndeshjeve, të cilave po iu referohemi, në kompeticionet UEFA-s të luajtura në UCL dhe UEL nga Skënderbeu gjatë sezonit 2015/2016, dhe hetimeve në në vend për krijimin e lidhjeve mes personave drejtues të klubit Shqiptar, si Ridvan Bode (mbështetës financiar, ish-ministër i financave), Ardjan Takaj (president i klubit), dhe Agim Zeqo (ish-president i klubit), si edhe lidhje me kompanitë e basteve nëpërmjet sponsorëve apo disa individëve, do të tregojnë më tepër se sa thjesht provat, se trukimi i ndeshjeve ka ndodhur” shkruan UEFA.

Një raport i cili është mbajtur i fshehtë edhe nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit që po tregon dhe njëherë marrveshjen dhe bashkpunimin që ky institucion, me saktë kreu i saj Armand Duka ka me korcarët, ku me presidentin e saj janë dhe ortak në biznese. Një nga akuzat më të rënda në historinë e futbollit shqiptarë ku një klub akuzohet drejtëpërdrejt nga UEFA për fiksime rezultatesh ku kanë fituar miliona euro të pa ligjshme.

Gjithashtu akuzohen hapur dhe tre financuesit e skuadrës korcare, Ridvan Bode (ish ministër i Financace) Ardjan Takaj presidenti aktual i Skëndërbeut dhe Agim Zeqo ish president i Skëndërbeut. Këta të tre, të cilët kanë financuar skuadrën korcare, kanë bërë të mundur që të fiksojnë një numër të lartë ndeshjes për të fituar shuma të mëdha parash.

Ish ministri i Financave, Ridvan Bode, aktualisht deputet i paralamentit shqiptar, në atë periudhë ka qenë ministër i Financave, akuzohet për privatizimin në mënyrë të paligjshme të Skëndërbeut, si dhe ndërhyrjet që ka bërë më dy klubet Shkumbinin ku ka bashkpunuar me ish deputetin e PD-së Dashnor Sulaj dhe Dinamon ku vetë trajneri i kësaj skuadre në atë periudhë e pranoi ndërhyrjet në skuadër që të shpallej Skëndërbeu kampion.

Presidenti Takaj së bashku me familjen e tij akuzohet për ndërhyrjen e ndeshjeve, për të bërë të mundur trukimin e disa sfidave ne favor të skuadrës së tij

Ndërsa Agim Zeqo gjithashtu akuzohet se ka trukuar shumë ndeshje në kohën kur ishte president i skuadrës.

Por përvec drejtuesve akuzohen dhe lojtarët e skuadrës korcare Bledi Shkëmbi dhe Orges Shehi. UEFA thotë se ish- kapiteni Blendi Shkëmbi dhe kapiteni aktual, Orges Shehi, kanë marrë pjesë në fiksimin e rezultateve të ndeshjeve.Ende nuk bëhet e ditur se çfarë mase do të merren për futbollistët, por me siguri nuk do ta kenë të lehtë ta kalojnë këtë mesele.Kujtojmë që Shkëmbi e ka lanë futbollin e luajtur pikërisht këtë vit, ndërkohë që Shehi vazhdon të luajë për Skënderbeun.

Pra, është një nga raportet më të rënda që vjen në futbollin shqiptarë nga institucioni i UEFA-s ku një skuadër shqiptare dhe finacuesit e saj përmenden për akuza ndeshjes. Një raport i cili deri më tani cuditërisht nuk bën përshtypje në Federatën Shqiptare të Futbollit që kanë vendosur të heshtin përballë një super-skandali. Kjo heshtje vjen pasi Duka dhe Takaj janë miq të ngushtë dhe gjithashtu kreu i FSHF-së është financues i Skëndërbeut.

1 komente në “VIDEO/ Kronologjia e plotë e akuzave te UEFA-s ndaj Skëndërbeut, lojtarëve, dhe finacuesve të saj”

  1. Ermir says:

    Ku eshte qeveria qe spo duket sikur do luftonte korrupsionin kudo apo kjo nuk quhet korrupsion……..dhe ulerinte nuk keni pare gje akoma…..qeveri leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje