Miqësia Duka-Takaj, Federata kyç gojën

10 Shtator 2016, 16:08Sociale TEMA

Edhe pse kanë kaluar pothuajse 22-orë nga skandali i trukimeve ku akuzohet klubi i Skëndërbeut dhe drejtuesit e saj, sërish Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të mos japë asnjë sqarim në lidhje me këtë raport.

Klubi korçarë dhe financuesit e saj u akuzuan drejtëpërdrjet nga UEFA për trukimin e mbi 50-ndeshjeve, ku ata kanë përfituar shuma të mëdha milionash të paligjshme.

Por, pavarsisht këtij raporti të UEFA-s, FSHF-ja, ka vendosur të kyç gojën. Një heshtje e cila lidhet drejtëpërdrejt me miqësinë e ngushtë që presdienti i korçarëve Ardjan Takaj dhe presidenti Duka janë me njëri-tjetri. Biles kreu i FSHF-së është dhe donador i skuadrës korçare pasi sponsori kyresorë i Skëndërbeut është “CAFFE AMA” dhe Duka ka 22.5 % të aksioneve.

Pra, interesi që Duka ka me presidentin Takaj ka bërë që në Federatë të mos ketë asnjë reagim dhe jo më të presim për ndonjë ndëshkim të Skëndërbeut.

Kujtojmë që në vendet e tjera të Europës skuadrat e tjera kanë përfunduar në kategorinë më të ulta. Në gjithë botën përballë skandaleve të tilla të mëdha, përgjegjësit arrestohen.Sepse trukimet dhe përfitimet e milionave euro, janë një krim i rëndë./ Fatjon Baze, TemA TV.

3 komente në “Miqësia Duka-Takaj, Federata kyç gojën”

  1. Beni says:

    Jo vetem federata e te korruptuarit duka por edhe zedhenesi i tij supersporti i shakohoxhes sekserit te kombetares e ka mbyllur gojen madje e konsideron kete skandal si histori te thene qysh ne qershor kur u perjashtua korca…. Cfare hipokrizie nga ana e te neveritshmit supersport qe eshte kthyer ne zedhenes te dukes

  2. mirel says:

    Te kisha thene Bushat merru me Duken dhe mafien qeveritare ne sport. Skandal pas skandali Duka i ka rezistuar kohes dhe qeveria nuk mori asnje mase per shkarkimin e tij.
    Perkundrazi e reklamoi sa me shume duje ngritur stadiume.
    Dhe nuk do mend te kuptohet kush eshte pas Dukes dhe ngre stadiume.

  3. argenti says:

    Nuk ka lidhje qeveria me fshf o shoku.Fshf varet direkt nga uefa e jo nga qeveria shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje