Skëndërbeu është përfshirë në një valë të rëndë akuzash që ja ka bërë institucioni më i rëndësishëm europian si UEFA. Korçarët akuzohen drejpërdrjet nga UEFA për trukime ndeshjes. Pak muaj më parë kampionët e shqipërisë u përjashtuan nga UEFA për të mos marrë pjesë në Champions League me të njëjtën akuzë, trukim ndeshjesh.
Por, pavarsisht këtyre akuzave që janë mjaft të rënda në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pushtuar heshtja, sikur mos të ketë ndodhur asgjë, dhe pse kemi të bëjmë me një raport nga më të rëndit në historinë e futbollit tonë.
Por, pse ka vendosur që FSHF-ja të heshtë?
Kreu i Federatës Shqiptare Armand Duka ashtu siç është përfolur gjithmonë ka marrdhënie mjaft të mira me presidentin akutual të Skëndërbeut Ardjan Takaj, si dhe me ish presidentin e kësaj skuadre Agim Zeqo.
Por vec miqësisë së ngushtë, Armand Duka është aksioner tek “AMA CAFFE” e cila është sponsori kryesor i klubit të Skëndërbeut.
Pra, as më shumë e as më pak Armand Duka është sponsor i skuadrës së Skëndërbeu. Dhe jo më kot heshtja e Federatës ka qenë e tillë pasi kreu I saj është I lidhur drejtëpërdrjetë me klubin korcarë.
Kjo dhe te tjera kane bërë që në FSHF deri më tani të mos ketë asnjë ndëshkim për skuadrën e Skëndërbeut e cila ka marrë një shuplakë shumë të rëndë nga UEFA që e akuzon si klubin ashtu dhe drejtuesit dhe lojtarët e saj që janë përfishrë në fiksimin e ndeshjeve, duke përfituar miliona euro të paligjshme./ Fatjon Baze, TemA TV
Nje saktesim shtese; eshte edhe Ridvani aksioner te kafe AMA.
Kto gjera diheshin per duken, taken zeqo bode e Co.
Sa te jet duka, futbolli shqipar ska per te ngritur koke