Të dënohen ashtu siç e meritojnë!

9 Shtator 2016, 20:04Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze, TemA TV

Skëndërbeu është klubi i parë në historinë e futbollit shqiptarë që akuzohet drejtpërdrejt nga UEFA. Një raport i përgatitur me detaje ku shpjegohet të gjitha ndeshjet që korçarët kanë trukuar, si në kampionatin shqiptarë ashtu edhe në Kupat Europës duke fituar miliona euro të paligjshme.

Gjithashtu, përveç klubit akuzohen dhe drejtuesit më të lartë të kësaj skuadre si Ridvan Bode i cili ka qenë në atë kohë Ministër i Financave. Bode i cili është aktualisht deputet i parlamentit shqiptarë akuzohet se ka influencuar në ndeshjet që Skënderbeu ka luajtur me Dinamon e Tiranës, një fakt i tillë atëherë u konfirmua edhe nga trajneri Luis Manuel Blanco që ishte në krye të Dinamos.

Gjithashtu, raporti  thotë se tri ndeshje mes Dinamos dhe Skënderbeut kanë qenë nën hetim. E fundit, ajo e datës 15 prill të vitit 2011 që është trukuar për qëllime fitimesh në baste. Më tej, raporti shkruan se Bode ka shfrytëzuar lidhjet e tij me presidentin e Shkumbinit në atë kohë Dashamir Sula që gjithashtu ka qenë deputet që Skëndërbeu të favorizohej.

Të gjithë e dinë që Ridvan Bode në atë kohë bëri të pamundurën që Skëndërbeu të shpallej kampion duke I vjedhur kampionatin Flamurtarit, pasi i vetmi qëllim që kishte ishte të fitonte zgjedhjet bashkiake. Edhe pse Skëndërbeu fitoi titullin në mënyrë skandaloze, Bode nuk ia arriti qëllimi që të fitonte bashkinë.

Të gjithë jemi koshientë se Skëndërbeu ka pjesën më të madhe në prishjen e kampionatit shqiptarë duke bërë “kurban” dy klube me histori të futbollit tonë si Dinamo dhe Besa e Kavajës, që u detyruan në atë kohë të toleronin ndaj korçarëve që këta të shpëtonin nga Kategoria.

Skëndërbeu edhe pse ka arritur të fitojë gjashtë tituj kampionë ka qenë gjithmonë në qëndër të akuzave nga klubet tona për prishjen e kampionatit dhe favorizmet që ka pasur gjithmonë nga ana e arbitrave. Dhe vërtet kanë qenë gjithmonë të favorizuar nga FSHF-ja, pasi presidenti aktual Ardjan Takaj që akuzohet dhe ai nga UEFA për shtije ndeshjes, ka një miqësi të ngushtë me presidentin Duka, janë dhe ortakë në biznese.

Pra, Skëndërbeu është i vetmi klub shqiptarë që akuzohet drejtpërdrejt nga UEFA duke u njëllosur. Mjafton ky raport që Skëndëbeu të përjashtohet nga Kategoria Superiore, ashtu siç ndodhë në të gjitha vendet e botës ku ekipet shkojnë deri në kategoritë më të ulta.

Është një raport i ngjashëm me “Calciopolin” në Itali, dhe drejtësia duhet të veprojë urgjentisht! Sepse këta drejtues të kësaj skuadre kanë përfituar milona euro të pista.

Skëndërbeu ka bërë mjaft dëme në kampionatin shqiptar, duke fituar tituj të dyshimtë, duke qenë shkaktarë të rënieve të klubeve të njohura nga Kategorinë, duke u favorizuar në mënyra flagrante, ndërsa tani duhet të marrë atë që meriton, dënimin maksimal. Dhe siç thotë dhe  shprehja “Zoti vonon por nuk harron!!

 

6 komente në “Të dënohen ashtu siç e meritojnë!”

  1. england says:

    Shprehja ne fund te shkrimit do marre kuptim kur drejtesia te filloje punen per ta denuar skuadren,perndryshe thjesht edhe ky rast flagrant trukimesh do kaloje ne heshtje sic kane kaluar nder vite dhe korrupsioni ne politike,duke filluar nga rruga e famshme e Arbrit,dhe gjithcka tjeter qe kurre nuk u gjykuan ne ate vend.Koha per te pritur ndoshta reforma ne drejtesi do ndryshoje dicka ne ate vend pa drejtesi.

  2. shqip says:

    ne te tilla raste, denimi eshte heqja e titujve per vitet qe faktojne trukimin. denim i drejtuesve te klubit me burg, gjobe, dhe perjashtim nga arenat sportive. renia ne kategorine e trete e skenderbeut. fillimi i kampionatit me – pike sa e parashikon gjykata sportive. e te tjera. po ju kujtoj ketu, se kur denohet juventusi, madama e futbollit kontinental, keta laro balot as duhet diskutuar qe duhet te marrin denim ekzemplar. ah po, se per pak e harrova. ketu mund edhe te vrasesh e s’te denon njeri. te shohim , a do jete ne listen e zeze te departamentit te shtetit ky bodja, apo do dorehiqet vullnetarisht per te mos u gjykuar. o shqiperi, po behu nje here shtet mor se po kthejme koken pas nga 41- 85. na ngeli mendja, ne kohen e enverit ishte ashtu e keshtu.

  3. Stadiumi says:

    Nqs nuk meret asnje mase nga fedetata per kete ekip kurve asnje ekip te mos i zhvilloje ndeshjet me te dhe te fitoje ne tavoline duka bodja dhe kurva takaj.

  4. Llambi says:

    Presidenti i FSHF-së pranon se është Ortak me Presidentin e KF Skënderbeut
    https://www.youtube.com/watch?v=E4SPOorXdEk

    Si shteti i kohës, sulmoi ashpër Presidencën dhe financat e Dinamos:
    https://www.youtube.com/watch?v=BBqbH7cpkgM

    Si u shkatërrua ekipi më i mirë i kohës, Dinamo, për t’i hapur rrugë Kampionateve të Trukuara:
    https://www.youtube.com/watch?v=E231TlIQKUs

    Si i’u vodh Dinamos Kampionati 2010-11:
    https://www.youtube.com/watch?v=Qn3vpjb80Ds

  5. eli says:

    Jo se dua te mbroj Skenderbeun,por ti gazetar duhet te thellohesh me shume kur merr persiper te shkruash dicka.UEFA eshte marre me Skenderbeun sepse ky ekip arriti te marre pjese deri ne grupet e Europa League dhe ne kete stad pjaca eshte e larte dhe nuk ka vend te lejohen gjera te tilla,por kemi 25 vjet qe te gjithe e dime se ceshte bere ne kete vend me futbollin.Skandale te pa para.Rralle mund te behej ndonje gare e ndershme.Te gjitha rezultatet ishin te paravendosura.Ne rast se ndonje ndeshje nuk kishte rezultat te fiksuar,e sigurt qe ne stadium do te plaste druri apo koburja.Fazat e dyta kane qene vetem pazare te peshtira.Ekipet qe dilnin ne kupat e europes perjashto ne ndonje rast Tiranen largoheshin qe ne turin e pare duke ngrene nga 6 ketej e 6 andej.(me kujtohet Teuta e Durrsit psh).Kur doli nje here kampion Elbasani ka patur edhe te vrare ndermjet atyre qe kishin fiksuar rezultatet.Cdo gje fallco, e ndyre ashtu si balta qe kishte mbuluar fushat e stadiumeve tona.Presidentet e klubeve ishin te fortet e qyteteve,zakonisht me asnje biznes te regjistruar dhe gjyqtaret ishin kthyer ne bufone qe nga frika apo paraja i nxirrnin ndeshjet sic ishin porositur edhe pse nonjehere duhet te shtonin edhe me shume se 10 minuta nga koha e rregullt.
    E thashe te gjithe kete per te kuptuar qe ate qe UEFA e quan Skenderbe ne realitet eshte gjithe kampionati shqiptar.Per hir te se vertetes keto vitet e fundit gjendja ka ndryshuar pak.Ekipet po rriten nga cilesia.Presidentet jane me te fisshem dhe gjyqtaret me kopetente.Pra te mesojme nga kjo qe na ndodhi dhe te shkojme sa me shpejt drejt nje futbolli te perafrueshem me ate te kampionateve te tjera europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje