Drejtuesi i një fuoristrade në Texas, SHBA ka arritur të shmangë vdekjen e sigurt në pak minuta, pasi makina e tij mbeti e varur jashtë një parkingu.
Në pamjet e publikuara shihet se si fuoristrada Toyota 4Runner qëndron e varur jashtë Littlefield Garage. Ndërkaq, drejtuesi 24-vjeçar i saj shihet diasa momente më vonë, teksa arrin mrekullisht të dalë nga makina pa u lënduar.
Ai ka deklaruar më pas në polici se nuk kishte frenuar dot, teksa parkonte në katin e nëntë të garazhit.