Kreshnik Spahiu, që u shfaq si Krishti në Dibër, duke ngritur dhe të paralizuarit nga vendi, nuk e ka komentuar humbjen e thellë të opozitës.
Ai ka postuar një foto me Azem Hajdarin, e cila thotë se është bërë 24 orë para se ai të vritej.
Sipas Spahiut, nëse Azemi do të ishte gjallë, sot gjërat do të ishin ndryshe.
“24 orë para atentatit ne ishim së bashku. Ende më duket sikur të ishte dje. Nuk munda të bëja asgjë i vetëm. Sot dita do ishte ndryshe me ty o mik, o vlla ………(11 shtator me Azem Hajdarin)”, shkruan Spahiu, që ka postuar këtë foto.
Azem Hajdari nuk e duronte dot kete mashtrues me emrin Kreshnik Spahiu… Plus qe Kreshniku ate kohe ishte nje person kot, si shume militante qe vinin verdalle obotit te PD. Tani sot ky surrat patate fabrikon historine dhe thote qe ka qene mik i ngushte me Azemin qe te perlaje ndonje portofol nga pushteti i neserm.
O ARUSHA TEPELENES..
EDHE AZEM HAJDARI NJE OBEZ PARANOJAK KA QENE.
KUR E PLAGOSI NE PARLAMENT I NDJERI GAFURR MAZREKU E CUAN KETE AZEM TRAPIN NE SPITALIN USHTARAK KU NJE MJEK DASHAMIRES I THOTE:
AZEM MOS U HAP BYTHESH HERE TJETER SE KE QENE ME FAT QE NUK ERDHE ME ARKIVOL..
KURSE PISHETARI I DEMOKARCISE PERGJIGJET
ME KA FRY DERVISHI I LUSHES DHE NUK ME KAP PLUMBI DHE DIHET QE ME VONE KY KARADUZ QE ERDHI NGA RRUGA ..U VRA SI QEN RRUGESH NGA ISH SHOKET E TIJ TROPOJANE VETEM SE U HAP BYTHESH…
TE “SHESE MEND” SOT KARSHNIKU SE PASKA BERE NJE RESME ME HAJKARIN ESHTE ME SHUME SE IDIOTESI
DHE ESHTE FAT I MADH QE KOLONEL MYSLYM PASHA DHE MIQTE E TIJ U LARGUAN EDHE PSE ME VONESE NGA LUGATI SPATHIU & SALIU
……………
PJESA E PARE….KARSHNIK SPAHIU QYTETAR NDERI NE MANHATEN
U befasova pak kur lexova, në Tema dhe konfirmova në Top-Channel e Panorama, se Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ishte shpallur “qytetar nderi” i New York-ut, “në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.”
Në njoftim, pa cilësuar ndojë burim, thuhet edhe se:
Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut, duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull.
U befasova, para së gjithash, sepse nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë titull: “qytetar nderi i New York-ut”; dhe pasi u bëra kurioz dhe kërkova në ueb, mësova se një titull i tillë nuk ekziston – çka edhe shpjegon pse asnjë “nënshtetas i huaj” nuk e ka marrë.
Ekziston, përkundrazi, titulli i “qytetarit të nderit të ShBA”, të cilin e akordon Kongresi i ShBA dhe që e kanë marrë, deri më sot, gjithsej shtatë personalitete. Përndryshe, një mysafiri të shquar mund t’i jepen “Çelësat e New York-ut”, nga kryetari i bashkisë së qytetit (në momentin e tanishëm, Bloomberg).
Në faqen zyrtare të Forumit Shqiptaro-Amerikan për Demokraci (FSHAD), lexoj, përkundrazi, se është fjala për një “çmim nderi” që u është dhënë Kreshnik Spahiut dhe Shinasi Ramës, gjatë një takimi të organizuar nga ky forum, midis komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Kryetarit të AKZ-së, Kreshnik Spahiu, në ambientet e restorantit Lura në Manhattan.
Në brendësi të njoftimit, thuhet, përndryshe, se Kreshnik Spahiu dhe Shinasi Rama kanë marrë “çertifikata nderi”, nga presidenti i Manhattan Borough Scott Stringer dhe presidenti i Bronx Borough Ruben Diaz Junior.
Honor Certificates quhen këta tituj edhe në versionin anglisht të njoftimit për shtyp të FSHAD-it, në të njëjtën faqe të cituar.
Tema i ofron lexuesit edhe një foto nga kjo veprimtari, ku z. Spahiu ka dalë së bashku me një person të paidentifikuar (pas gjase, z. Esad Rizai, kryetar i Fondacionit Shoqëror Shqiptaro-Amerikan; por kurrsesi jo presidenti i Manhattan Borough Scott Stringer, as kolegu i tij Ruben Diaz Junior), duke pozuar me një dokument që lexon, në anglishte, “Certificate of Appreciation.”
Tani, në shqipe, certificate of appreciation ne e kemi pasë përkthyer gjithnjë si fletë lavdërimi; dhe është gjë e mirë që z. Spahiu dhe prof. Rama janë nderuar me fletë lavdërimi nga autoritetet lokale të NYC; por është vështirë të marrësh me mend si është shndërruar kjo fletë lavdërimi në titullin “qytetar nderi”, i cili ka pushtuar sot, veç Temës, edhe kryetitujt e dhjetëra gazetave dhe faqeve online të mediave shqip.
Lajmi në anglishte nuk gjendet gjëkundi, as ka ndonjë njoftim në faqen zyrtare të Manhattan Borough; në një kohë që gazetat dhe mediat e tjera shqip kanë shpërfillur faktin që nderi i është bërë jo vetëm Spahiut, por edhe Shinasi Ramës; madje Shinasi Rama e meriton shumë më tepër se mysafiri Spahiu, që të nderohet për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës; për çfarë përfaqëson sot dhe për kontributin politik të drejtpërdrejtë që ka dhënë në këtë fushë.
Mos harroni të vëreni, me këtë rast, si krejt lajmi i dhënë nga mediat është i rremë, me përjashtim të emrave të personave të përfshirë në këtë ngjarje; e cila, përndryshe, do të kish merituar të përcillej me seriozitetin dhe masën e duhur të entuziazmit.
Vetë AKZ-ja e ka publikuar lajmin në faqen e vet në FB.
http://xhaxhai.wordpress.com/2013/02…n-translation/
—————–
pjesa e dyte
Kreshnik Spahiu me problem mentale
Gazetat e djeshme (dhe edicionet e parmbrëmshme informative të televizioneve) jepnin një lajm të çuditshëm me titull “Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit të Nju Jorkut”.
Ishte i çuditshëm për një numër arsyesh, dhe këtë e them bazuar thjesht në shijen e impaktin e parë që më la lajmi i lexuar apo i dëgjuar, d.m.th pa kaluar në fazën e një zhbirilimi gazetaresk me synimin për të marrë vesh ca gjëra më shumë mbi këtë ngjarje, gjë që në një farë mase, me mjetet e kohën që dispononte, e kish bërë Ardian Vehbiu në blogun e vet.
Po shpjegohem. Gjëja e parë që të binte në sy ishte që lajmi ishte i njëjtë në të gjitha publikimet, gjë që do të thotë se ka mbërritur në redaksitë e lajmeve drejt e nga punishtja propagandistike e Spahiut. Dhe ky fakt nuk e nderon gazetarinë shqiptare. Publikimi i të tilla njoftimeve “tullë”, ashtu siç vijnë nga burimi që i nis, nuk është në praktikën e shtypit e të gazetarisë serioze. As shtypi shqiptar nuk i ka bërë adet publikime të tilla. Mirëpo këtë herë, në mënyrën më të pashpjegueshme, të gjithë kishin bërë të njëjtën gjë, d.m.th kishin publikuar një lajm të panënshkruar nga ndonjë autor, një lajm që përsëritej germë për germë nga gazeta në gazetë, që fillonte kudo me frazën “lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është shpallur…”, dhe mbyllej me frazën “…tha Spahiu në fjalën e vet”.
Gjëja e dytë ka të bëjë me mesazhin kryesor të lajmit. “Shteti i Nju Jorkut i jep titullin e Qytetarit të Nderit Kreshnik Spahiut” – ky është mesazhi. Ardian Vehbiu thotë se ky shtet amerikan, Nju Jorku pra, nuk e jep një “medalje” të tillë për askënd, por duhet thënë se nuk ka nevojë për të shkuar deri te ky verifikim për t’u bindur që lajmi i ardhur është nga ata që duhen hedhur në kosh pa një, pa dy. Mjafton të bësh pyetjen: Për ç’dreqin shteti i Nju Jorkut, guvernatori, senati, Asambleja, alias Dhoma e Ulët (këto duhet të jenë strukturat shtetërore që do duhej ta jepnin një titull të tillë, nëse do të ekzistonte) paskan vendosur t’i japin titullin Qytetar Nderi Kreshnik Spahiut? Është një pyetje që nuk mund të ketë përgjigje. Nuk do të kish asnjë arsye në botë që Kreshnik Spahiu të merrte një titull të tillë shtetëror në Nju Jork (gjithnjë, nëse do ekzistonte). E prandaj, lajmi duhej parë si një qyfyre qysh në krye të herës; në mos, si tepër surreal për t’u marrë seriozisht.
Gjëja e tretë ka të bëjë më mënyrën se si ishte shkruar lajmi. Kish aty kontradikta që ta hiqnin “petllën”. Në fillim thuhej se “Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Nju Jorkut”, dhe menjëherë më pas jepej motivacioni: “në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë”. Mos lajthit, po deshe! Shteti i Nju Jorkut ia dhënka dikujt titullin Qytetar Nderi për merita në mbrojtje të interesave të shqiptarëve!!!
Ecim më tej. “Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe Presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve”. Vini re natyrën “exceptionale” të lajmit: Kreshnik Spahiu nuk është thjesht një prej atyre që e kanë marrë këtë titull nga shteti i Nju Jorkut, nuk është as thjesht i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull nga shteti Nju Jorkut, por është i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve. Wow! Një titull të tillë në një shtet amerikan çfarëdo nuk e paska marrë as Mahatma Gandhi, as Majkwll Xhordan apo Majkwll Xhekson, as Nelson Mandela, as Nënë Tereza e Kalkutës, as Gorbaçovi, as Leo Mesi, as atleti me nam Oskar Pistorius para se të linte namin tjetër të këtyre ditëve, as Frenk Sinatra, as Martin Luter Kingu, etj, etj. Vetëm me Kreshnik Spahiun paska ndodhur kjo gjë!!!!
Ndërsa po shkruaj këto radhë, më vjen pak turp që po harxhoj kohë e energji për t’u marrë me një karafil të tillë, që s’e ka për gjë të shpërndajë për lajme, e të shesë për arritje të vetat, halucinacione të kësaj natyre. Dhe në fakt, pyetja më e parë që më lind në këtë histori është pikërisht kjo: Si ka guxuar të shkojë deri në këtë pikë? Si ka guxuar të sajojë një gjë, që nuk qëndron as në qiell, as në tokë? Si nuk i ka shkuar mendja se kjo rrenë me bisht do të zbulohej aty për aty? Është i pafytyrë, i marrë, apo idiot? Apo është “të tria bashkë”?
Befasia e dytë ka të bëjë me ne, gazetarët – po i rikthehem dhe njëherë argumentit të fillimit të shkrimit, për ta mbyllur vetë shkrimin – që e kemi publikuar fare pa të keq, mes një shkujdesjeje të hatashme, këtë lajm të rremë nga koka te këmbët. Nuk na falet që nuk i kemi lejuar vetes as dyshimin më të vogël përballë kësaj sendërgjie, që ia bën mú që është sendërgji, nuk na falet që e kemi publikuar ashtu si na ka ardhur, d.m.th të shkruar në versionin orwell-ian të shqipes, në newspeak-un tonë pra, e të panënshkruar nga një autor, nuk na falet që e kemi publikuar pa bërë asnjë verifikim, e pa iu referuar asnjë burimi, dhe së fundmi nuk na falet që bëhemi instrumente të një propagande kaq vulgare.
——————- pjesa e trete NEOTOMANIZMINE BALLKAN ME KOQEZINJTE
Lidhja Spahiu-Tokçelik-Gylen dhe Amerika
A shkon lidhja Spahiu-Tokçelik-Gylen përtej interesave politiko-financiare, dhe sa vend ka ndikimi amerikan në këtë raport? Trekëndëshi është, së pari, një bashkim interesash politiko-socialo-financiarë. Gylen është një teoricien i mundësisë për dialog e paqtim mes feve e kulturave dhe një nismë e tillë ka, sigurisht, valencë dhe mbështetje globale. Në rastin e Shqipërisë ky trekëndësh lëviz brenda një gjeometrie tjetër. Është tashmë një doktrinë politike e pranuar edhe nga ministri i Jashtëm turk, njëherësh teoricien i saj, ideja për rikthimin e ndikimit turk në Ballkan, në zonat dikur të pushtuara nga otomanët. Shtrirja e një rrjeti të fuqishëm biznesesh turke në Shqipëri, shoqëruar edhe me institucione arsimore, si kolegje, medrese e universitete ka kaluar tani, me sa duket, në një fazë dhe ekzigjencë të re e më kërkuese: përfaqësimi politik. ECT
Fatkeqesi per nje komb nese njerez si keta te dy qe shikoni ne foto,pretendojne se mund te jene udheheqes!Shume shume ketyre tipave mund tju besosh tufen e deleve qe mos i haje ujku ne mal!
Fatkeqesi per nje komb nese njerez si keta te dy qe shikoni ne foto,pretendojne se mund te jene udheheqes!Shume shume ketyre tipave mund tju besosh tufen e deleve qe mos i haje ujku ne mal.
Po te ishte ai gjalle ti do te ishe ne p….. te sateme!
Ik o pall hajdari
u veshen barinjte me kostume dhe menduan se do drejtonin nje shtet, ja perfundimi…
Dje nuk humbi PD dje humbi Kreshnik spahiu dhe minjet qe e rrethojne , dje humbi flamur noka qe rref njerzit rruges , dje humben rrumpallet qe jane mbledhur rreth pd !. Pd nuk humbi dje, PD dje mori nje mesim qe te pastrohet nga gjyshi s.b dhe luli i vogel te pastrohet nga ata rrumpalle qe dje ishin te sigurimit te hoxhes e sot te sigurimit te serbise. PD dje nuk humbi Pd dje fitoi malugatet humben.
Imagjinoj se sa me mire do ishim edhe pa ty….
nga shikimi hileqar, duket se paska ditur fundin. ate korpusin kur do ta çoni ne alepo? se po mbarojne muhaxheret. keta te aleances se sorrave dhe hajdaret e lazaratasve, çiftimi me kuptim plote i islamizmit radikal. mendoni shqiperine me keta te dy. njeri president e tjetri minister ne hije. o dhe çfare mban . nuk eshte e rastesishme qe keta gylenet gjejne njeri tjetrin. shpellare, talebane, hajdare, kusare.
O Kreshnik, po fjala “vlla” nuk shkruhet keshtu, o analfabet, por VELLA. Per ate zot, vetem me kete gabim, une te ve vizen ne jete te jeteve. Se as nje me fillore nuk e ben kete gabim trashanik. Te mendosh qe ke qene ne nje post aq te larte dhe te besh nje gabim kaq idiotesk, kjo eshte nje hata, or mik. Nuk me duhet politika, por vetem intelektuar nuk mund te jesh. Turp!
Mos i ngaterroni barinjte me keta cubat ne foto,ne fakt faji eshte i barinjve qe e lan Shqiperin ne dor te cubave (ne goj te ujqerve)si puna e ketyreve ne foto