BATUTAT/ Rama fton 150 maturantët më të mire në Kryeministri: Vlonjatët vijnë më vonë, se janë më të rëndësishëm

13 Shtator 2016, 11:31Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri 150 maturantët më të mirë në Shqipëri, të cilët kanë fituar në të gjitha degët që kanë zgjedhur.

“Më të paktët kanë fituar 4 degë. Ky është kuptimi që kjo reformë kuptimplotë, funksionon më së miri në rradhë të parë për më të mirët”, tha Rama, që nuk ka kursyer as batutat, teksa kërkoi ndjesë për vonesën.

Ju të gjithë kishit ardhur në kohë kishit zënë vendet, përvec atyre nga Vlora, se vlonjatët vijnë gjithmonë me vonesë për të treguar që janë më të rëndësishëm”, tha Rama.

Ai ka shpjeguar të mirat e reformës në sistemin e arsimit, pas kritikave të shumta dhe protestave nga disa dhjetra maturantë.

Deri vjet pasi bëje zgjedhjen nuk mund të ndryshoje më as degën as mendjen, dhe llogarite tani kur është kaq e vështirë për të zgjedhur degët dhe programet sa e vështirë është të bësh renditjen dhe llogaritë …

Fitonte gjithminë alternativa e parë që zgjidhte.

S’kishte mundësi korigjimi sistemi, ishte i destinuar maturanti që të shkonte në secilën degë që e kishte imponuar nga halli që në 15 vjeç.

Nëse sot për arsye të ndryshme ngrihet pretendimi se u penalizuan ekselentët, e vërteta është se kemi shembur një sistem që ngrihet mbi penalizimin ekselent”, tha Rama.

1 komente në “BATUTAT/ Rama fton 150 maturantët më të mire në Kryeministri: Vlonjatët vijnë më vonë, se janë më të rëndësishëm”

  1. Lugati says:

    O lugat po t ha bytha fort me vlonjatet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje