ASHE fiton Dibrën. Muharrem Rama është shpallur fitues me 4194 kundrejt rivalit të tij demokrat, Sherefedin Shehut.
Në deklaratën e parë të bërë pas shpalljes fitues, Rama u zotua për mbajtjen e të gjitha premtimeve të bëra në fushatën për Bashkinë e Dibrës dhe deklaroi se Infranstruktura do të jetë puna e parë që do të bëjë si kryebashkiak i qytetit veri-lindor.