Presidenti sirian Bashar Al Assad është shfaqur për herë të parë në publik pas shumë kohësh.
Në pamjet e shpërndara nga televizioni shtetëror, Assad shfaqet teksa hyn në xhaminë e qytetit Daraya gjatë për të marrë pjesë në ceremoninë fetare për festën e kurban bajramit.
Daraya prej kohësh kishte qenë qyteti simbol i rebelimit ndaj regjimit diktatorial të Assad, por u mor sërish nga forcat e regjimit në fund të muajit gusht.
Shfaqja e papritur e presidentit Bashar Al Assad në publik dhe për më tepër prania e tij në një xhami, është cilësuar nga shumë komentues si një përpjekje e regjimit për të treguar një fytyrë më paqësore e më fetare, ndërsa Siria vazhdon të jetë në gjendje lufte.
Video vjen pak ditë pas publikimit të një tjetër videoje, e cila kërkonte të promovonte turizmin sirian, duke treguar plazhet dhe resortet turistike.
Ndërkaq, dy ditë më parë SHBA dhe Rusia arritën të dakordësinë për zgjidhjen e konlfiktit sirian, duke kryer operacione ushtarake të përbashkëta.