Dita e sotme shënon 15-vjetorin e kujtimit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Ato njihen si një nga ngjarjet më dramatike, e cila iu mori jetën qindra personave, si edhe ndryshoi përgjithmonë qëndrimin e botës ndaj terrorizmit.
Sulmet nisën mëngjesin e 11 shtatorit, kur një aeroplan i marrë peng goditi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, ndërsa në pak minuta goditet edhe kulla jugore nga një tjetër avion.
Gjithçka ndodhi në një distancë të shkurtër kohore, duke mos iu dhënë mundësi autoriteteve të merrnin të gjitha masat e duhura, kur një tjetër avion goditi fasadën perëndimore të Pentagonit.
Kjo ngjarje e tmerrshme la të vdekur 2 996, ndërsa më tepër se 6000 të tjerë mbetën të plagosur.