Ky është momenti dramatik kur njerëzit nisën të hidheshin nga lartësia e dy kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë, pas sulmeve terroriste që e goditën atë.
Të gjendur mes flakëve dhe kaosit, një pjesë e madhe e atyre që gjendeshin brenda ndërtesave, u hodhën nga dritaret, të pushtuar nga paniku.
Ndërkaq, imazhet tronditëse që u fokusuan nga kamerat dhe aparatet fotografike, bënë xhiron e botës, ndërsa janë kthyer në pamjen ikonike të sulmeve të 11-shtatorit, si për t’i treguar botës humbjen e shpresës që sjell terrori.