Bllokimi i sheshit “Skënderbej”, këshilltarët e LSI: Zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen e qytetarëve

10 Shtator 2016, 19:55Sociale TEMA
Bllokimi i sheshit “Skënderbej”, këshilltarët e LSI:

Grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin bashkiak të Tiranës u mblodhën sot për të diskutuar lidhur me problematikën e trafikut në sheshin “Skënderbej” pas punimeve nga ana e Bashkisë.

Këshilltarët e LSI-së vendosën që t’i dërgojnë një letër Kryetarit të Bashkisë së  Tiranës si dhe Kryetarit të Këshillit bashkiak dhe kryetarëve të grupeve.

Gjithashtu, kërkohet prej Bashkisë së Tiranës që të marrë masa të menjëhershme për lehtësimin e trafikut dhe të punohet për hapjen sa më parë të Unazës së Vogël të Tiranës.

“Unaza e Vogël e Tiranës është një zgjidhje jo afatgjatë. Të ketë transparencë mbi fazat e projektit. Bllokimi i qarkullimit në Sheshin “Nënë Tereza”,  tek stadiumi “Qemal Stafa” dhe bllokimi i  qendrës kanë krijuar një situatë është alarmante e cila kërkon zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen  e qytetarëve. Qytetarët janë të painformuar mbi projektin. Hapja e sezonit të shkollës rëndon më shumë situatën. Në mbledhje e Këshillit Bashkiak do të kërkohet informacion për situatën e krijuar”, thuhet në letrën e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës drejtuar kryebashkiakut Veliaj dhe kreut të këshillit, Dalipi.

6 komente në “Bllokimi i sheshit “Skënderbej”, këshilltarët e LSI: Zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen e qytetarëve”

  1. Tarrasi says:

    Krykarit aktual karragjoz te Bashkise nuk i duhet derguar apo kerkuar informacion.
    Ati i duhet bere nje PETICION qe te firmoset nga qytetaret ku te kerkohet qe te mos i çaje me trapin me karagjozlleqet e tij!

    Kryekari e ka kthyer Tiranen ne laboratorin e G99 !

  2. A says:

    Kemi 26-te vjet diletantizem ne politike, ekonomi. arsim. kulture dhe si perfundim ne urbanistike-arkitekture-ndertim.
    Kjo ndodhe sepse ne krye te pusht/eteve qendrore lokale kemi grupime sa te PA AFTA, MAFIOZE, GANGSTERE dhe INJORANTE.
    Tani, ne lidhje me urbanistiken e qytetit te Tiranes behen vetem eksperimente te qellimeshme, shkaterruese. Kryetaret e Bashkive te Tiranes dhe Kryeministrat e kujduo krahu politik nuk kane bere tjeter vetem se e kane shkatarruar Tiranen.
    Sot, Tirana nuk nje Stacion Qendror Udhetaresh qe udhetojne neper Shqiperi dhe jashte saj. Qe duhet te jete ne qender te qytetit.
    Sot, Tirana nuk ka nje Stacion Treni Udhetaresh mbrenda qytet. E kishte e shkaterrua.
    Qendra kryesore ose me sakte Sheshi “Skenderbeg”, i eshte prishur urbanistika per te cilen eshte ndertuar nga urbanistat me te mire italjan, qe njihen si me te miret jo vetem ne Itali, ne Evrope dhe bote. Ku jane thirrur per ndihme dhe ka ndertuar Kremlinin ne Moske dhe ish Leningradin sot Pjeterburgun ne Rusi dhe me rradhe qytete ne mbare boten.
    Kurse shqiptaret qe jane specialista per gjithcka po shkaterrojne edhe qendren e qwytetit qe eshte bere apostafat per kryqezimin e te gjithafe rrugeve kryesore.
    Kurse sot SKENDERBEU, kullot kalin ne lendine.
    Prandaj, meqenese ne krye te puneve kemi EDI RAMEN dhe ERION VELIAN po punojne kodra mbas bregut.
    Qendra e Tiranes eshte per levizje trafiku ne te gjitha drejtimit si e ka studjuar dhe bere nga italjanet qe njihen ne bote per kete profil. Pra, duhet kthim ne edentitet. EDO shko futja nje zhgarravine ne Paris. Tung.

  3. ISL says:

    Shikoni numrin e protokollit 18 dhe koken e shkreses : LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM dhe jo grupii keshilltareve.
    KUSH TA KETE FORMULUAR SHKRESEN EEEEE ?
    KJO ESHTE PARTI QE TE BEN TI JAPESH RAHMET XHAXHIT
    Edhe Erioni duhet ti jape pergjigje drejtuar LSI-se qe Grupi Parlamentar i saj ti drejtohet Kryetarit te Kuvendit per problemin

  4. Skender says:

    Problems nuk eshte qe mbyllin sheshin se ai duhet riber pa diskutim por kjo sjell qe 100.000 makina qe levizin ne shesh do c’vendosen ne rruget e tjera te Tiranes pra dhe zhurma dhe smoku do I futen qytetarve ne per shpia. Pra me shume problem per qytetaret dhe sheshi I paster per ke…………?? Pra cfar kuptime ka…….Neqoftese duhet per Pallatin e Kultures apo muzeun kjo qetesi eshte kot.Sheshi rregulloje por beje te funksjonoje per te gjithe.

  5. Bushi says:

    Del e qart se, LSI-ja po i jep sinjalet e saj kundra qeverise dhe koalicionit,ne favor te pd-ke.Mos vall Erion Veliaj dhe bashkia e Tiranes nuk e di kete gjendjete trafikut? E din me mire se ata te lsi,por per momentin do jete pak e veshtire,sa te rregullohet gjendja.Lsi-ja del ne nje moment,kur ne Diber po behen votimet ne nje ambjent shume te tensionuar.Pd-ke eshte versulur me te gjitha mjetet e saj,me nje agresivitet,e me njerez te hurit e te litarit,per te rrembyer fitoren me force.Ilir Meta,me sa duket po ferkon duaret e tija te pista.Pse qenka e nevojsheme,te beje peticoin publik lsi-ja? Ata kane perfaqesuesit e tyre ne bashki,dhe shume mire mund te merren vesh ballperball me njeri tjterin.Duket se nuk vjen ere e mire.Peshorja e Metes po peshon djathtas.Turp.Urrejtje per Lsi-n

  6. grer says:

    O IM!
    Ç’ i ke keta idiot ne Bashkine e Tiranes!
    Mos lejo keta diletant te diskretitojne! Mjafte te kane diskretituar! Degjoj qytetaret qe thone se LSI eshte kanceri i ipolitikes shqiptare!
    Mjafte mor burre! Ae pe cka ndodhi me kendine e lodrave! A e per cafre ndodhi ne dy mije e peesen me mbi kalimin tek Zogu i zi! Mjafte me shkaterimin e veprave inxhinierike te paperfunduara! Eshte turp!
    Duhet heqyr sa me pare bari ne mes te tirnes! Kali i Skenderbeut eshte tunxh e baker! Nuk ha bare, nuk ka nevoj per bare, por pas Heroit per respekt! Ne kemi nevoje te themi prape takohemi tek Kali i Skenderbeiut! Lerini perrallat, Velia nderton dhe di! Edhe xhahxitij ne PD ka bere vepra apo godina universitare ne disa qytete qe evokojne respekt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje