Testi i fundit nuklear i realizuar pak ditë më parë nga Korea e Veriut ishte dhe një nga më të fuqishmit të realizuar ndonjëherë nga shteti diktatorial.
Për ta krahasuar, mjafton të thuhet se fuqia e shpërthimit ishte e përafërt me atë të bombës së Hiroshima-s.
Ndërkaq, një video e publikuar nga autoritetet Kineze, tregon efektin e forcës së shpërthyese të këtij testi.
Në qytetin e vogël Yanji në lindje të Kinës, testi nuklear ka shkaktuar një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter. Siç shihet edhe nga pamjet, lëkundjet kanë qenë tepër të frikshme, ndërsa shpërthimi ka çliruar rreth 10 kilotonë energji.