Personi i cili në vitin 1981 tentoi të vriste presidentin amerikan Ronald Reagan, është liruar pas 35 vjetësh nga qëndrimi në një spital për të sëmurë mendorë.
John Hinckley, i cili siç shihet në video u përpoq të bënte një atentat ndaj pesidentit Reagan jashtë hotelit Hilton në Washington, u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes në tentativë, për shkak të problemeve mendore, ndërsa qëndroi i mbyllur në spitalin St. Elizabeth për më tepër se 30 vjet.
Ronald Reagan mbeti i plagosur në këmbë pas gjashtë të shtënave nga arma e Hinckley-t, ndërsa pamjet tregojnë momentin kaotik kur presidenti ishte duke përshëndetur turmën e të pranishmëve, pak para se të qëllohej.
Në deklarimet e tij më pas, John Hinckley tha se përpjekja e tij nuk kishte asnjë lidhje me politikën dhe se ai thjesht donte t’i bënte përshtypje aktores së njohur Jodie Foster.