Policia ende nuk ka emrat e atyre që sulmuan një ditë më parë biznesmenin libanez me shtetësi amerikane Faad Mitri, i cili është administrator i kompanisë që do financojë ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Lalzit.
Megjithatë për rastin në fjalë janë shoqëruar e marrë në pyetje 9 persona.