Pamjet spektakolare, pranë përfundimit ndërtimi i urës më të lartë në botë

12 Shtator 2016, 11:45Sociale TEMA

Ura e njohur me emrin “Beipanjiang” në provincën e Guizhou-t në Kinë, thuajse ka përfunduar së ndërtuari.

Ajo është konsideruar si ura më e lartë në botë dhe tashmë ka përfunduar edhe ndërtimi i strukturës bazë të saj.

Ura qëndron në një lartësi prej 565 m, dhe pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve në fund të këtij viti, ndërsa do të shërbejë për të lidhur Guizhou-n me provincën e Yunnan-it duke shkurtuar kohën nga pesë orë, në më pak se dy, raporton Televizioni Qendror Kinez.

Ndërkaq, njoftim vjen vetëm një javë pasi autoritetet kineze mbyllën urën prej xhami më të gjatë në botë, e cila gjendet gjithashtu në Kinë, pasi vendosën se kishte nevojë për mirëmbajtje urgjente.

1 komente në “Pamjet spektakolare, pranë përfundimit ndërtimi i urës më të lartë në botë”

  1. Fshatari Dembel says:

    Po si bre, punojne kta? Pse duhet te punojne? Pse duhet te ndertojne ura? Pse nuk ndertojne xhamija e kisha qete shkojne ne …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje