Një parashutist i apasionuar pas “Base Jumping” ka publikuar në rrjetet sociale një video, e cila tregon momentin e frikshëm kur ai hidhet nga lartësia e një qiellgërvishtësi në Dubai.
Në fillim të videos, ai shfaqet në majë të ndërtesës, ndërsa tregon pamjen spektakolare poshtë tij, ku duken vetëm retë e dendura.
Menjëherë pak sekonda më pas, ai hidhet nga lartësia prej 200 metrash, ndërsa zhytet në bardhësinë e reve.
Fatmirësisht, ai ia ka dalë mbanë të zbresë në tokë i palënduar, ndërsa këtë e tregon edhe buzëqeshja e tij në fund të videos.