Keni nevojë për një udhëtim frymëzues? Nuk dini se ku mund të shkoni? Nëse jeni duke kërkuar një destinacion me kënaqësitë urbane, por edhe me bukuri natyrore dhe arkitekturore, duhet të zgjidhni një nga qytetet më poshtë. Ata ofrojnë një kombinim të arkitekturës madhështore, horizonte që të lanë pa frymë; arti dhe natyrë në harmoni të përsosur.
10.Bryzh
Bryzh është qyteti më i madh në provincën Flanders në Belgjikë. Edhe pse është një qytet i vogël ka një bukuri të madhe. Në të gjithë botën, ai është ndër qytetet, që i ka mbrojtur më mirë monumentet e periudhës së mesjetës. Ai është ndër qytetet më të vizituar.
9. Budapest
Ky është një qytet hibrid, i cili është krijuar nga bashkimi i tre qyteteve, Buda, Pest, dhe Obuda. Ai është qyteti më i madh dhe ndër qytetet më të bukura në botë. Ai është i ndarë në dy pjesë nga lumi Danub dhe ka ndërtesa të neo-rezistencës.
8. Roma
Roma është kryeqyteti i Italisë dhe qëndron mbi shtatë kodra. Ajo ka shtëpitë dhe kishat më të vjetra në botë. Ndërtesat e saj nuk janë vetëm të vjetra, por edhe të bukura. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si një Site i Trashëgimisë Botërore. Monumentet dhe muzetë e tillë si: Muzetë e Vatikanit dhe Koloseu janë ndër destinacionet më të vizituara.
7. Firence
Firence është kryeqyteti i Toskanës dhe Provincës së Firencës. Ai është ndër qytetet më të populluar në Itali dhe njihet si djepi i artit dhe arkitekturës. Firence quhet si një nga qytetet më të bukura të botës falë monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj si për shembull Katedralja Santa Maria del Fiore, Galleria degli Uffizi etj.
6. Amsterdam
Ky është gjithashtu një qytet shumë i bukur. Ai është kryeqyteti i Holandës. Secila nga shtëpitë kualifikohet si një monument. Ato shërbejnë si zyra, kafene, restorante dhe janë të kombinuara aq mirë më njëra-tjetrën sa i japin Amsterdamit një pamje madhështore.
5. Rio de Zhaneiro
Njerëzit thonë se Perëndia e krijoi botën në gjashtë ditë, për tiu përkushtuar krijimit të Rio de Zhaneiro-s. Ai ka një arkitekturë thuajse perfekte dhe peisazhe të mrekullueshëm.
4. Lisbona
Lisbona është kryeqyteti i Portugalisë dhe një nga qytetet më të mëdha. Ajo ndodhet në perëndim të vendit, në një pikë ku lumi Tagus derdhet në Oqeanin Atlantik. Pjesën perëndimore të qytetit kryesisht e zë Monsanto Forest Park, një prej parqeve më të mëdha urbane në Evropë. Lizbona është në krye të qyteteve më piktoreske.
3. Praga
Ajo është kryeqyteti i Republikës Çeke . Ky qytet është i njohur për ruajtjen e monumenteve para-historike dhe në ndërtimin e urave madhështore.
2. Paris
Ai është kreqyteti i Francës. Lumi Sena e ndan qytetin në dy pjesë. Parisi është një nga qendrat kryesore të biznesit , kulturës, shkencë s dhe artit në botë. Një ndër monumentet më të famshme të tij është Kulla Eifel, e cila është edhe një nga shtatë mrekullitë e botës.
1. Venecia
Ai është një qytet në pjesën verilindore të Italisë. Ai ndryshe mban emrin La Serenissima që do të thotë E Qeta. Venecia është me të vërtetë një nga qytetet më të bukur në botë. Aty janë luajtur shfaqje të shumta dhe pothuajse pjesa më e madhe e tyre janë romantike./ TO/ *Fotot nisin nga Bryzh e para, dhe Venecia e 10-ta në radhë.
foto e pare eshte Portofino cuna te gazetes…..
O cunat a Temes. Fotoja e fundit eshte brenda ne casino Venetian ne las Vegas, jo Venecia e vertete.
Po ke të drejtë po puna është që kështu do ta bëjmë Venecia kaq të bukur.
Fotua nr 8 eshte Bryzhe o palaco
Fotua nr 8 eshte Bryzhe o palaco,kurse fotua nr 10 me duket si Laz Vegas
Shifni dhe nje here cfar shkruhet per Budapestin: ” Ai eshte qyteti me i madh dhe nje nga qytetet me te bukur ne bote”. Per ata qe dine shqip sipas kesaj fjalie, Budapesti na qenka qyteti me i madh ne bote. Po kjo eshte absolutisht e pavertete. Budapesti nuk eshte as qyteti me i madh ne Europe e le pastaj ne bote. Ne se keni dash te thoni qe Budapesti eshte qyteti me i madh ne Hungari, mos i kurseni fjalet e nevojshme, ne kete rast “Hungari” sepse humbni kuptimin e asaj qe doni te shprehni.
FOTOT JANE TE BUKURA, POR RRUMPALLE ! ! NUK I PERGJIGJEN REALITETIT DISA ! ! !