Ligjërimi politik në Shqipëri është i mbushur nga akuzat e opozitës kundër qeverisë. Kjo është normale. Në çdo vend të botës perëndimore ndodh kështu. Zakonisht ligjërimet politike ndërtojnë një realitet të ndryshëm nga ai që përjetojnë të tjerët. Bota që ndërtohet me anë të gjuhës, pra me anë të rrëfimit, të akuzës, të gjykimit, të ofendimit, të sharjes, të mallkimit, etj është një realitet që prek ata që e ndërtojnë këtë botë dhe ata që e pësojnë këtë ligjërim, pra të destinuarit dhe publikun.
Opozita shqiptare e ka përqëndruar luftën politike në denoncimin e kultivimit të paligjshëm të hashashit dhe në akuzën mbi qeverinë duke shpallur se ajo, qeveria shqiptare, pra, nxit dhe përkrah mbjelljen kanabisit dhe bashkëpunon me trafikantët. Ky tekst që rrëfen opozita përsëritet veçanërisht në Parlament ditëve të enjte dhe artikulohet nëpër konferenca shtypi.
Nëse specialistët e komunikimit dhe të imazhit që mund të ndodhen në PD, do të hapnin ndonjë libër apo do të shqyrtonin ndonjë përvojë tjetër politike, do të duhej të zgjidhnin disa enigma që mbart me vete ky tekst i opozitës. Në fillim ata do të duhej të përcaktonin se cilit publik do t’ia rrëfenin këtë tekst ? Në rast se ata llogarisin vetëm militantët e tyre, atëhere ata janë në të drejtën e plotë që militantëve mund t’ju tregojnë edhe tekste më sureale se ky, sepse militantët kanë nevojë për propogandë jo për infomacion. Militantët e besojnë lehtë se nëse policia zbulon një parcelë hashashi dhe e shkatërron atë, atëhere, rrjedhimisht, sipas tekstit akuzues e propogandistik që mbështetet te perceptimi metonimik ku pjesa shënon të tërën, është e ligjshme që për çfarëdo gjëje që ndodh në vend të fajësoh qeverinë, në mënyrë që militantët të besojnë gjithmonë se forca e tyre politike është ajo që nuk gabon kurrë dhe jo vetëm kaq, por kuptimi i luftës politike për militantin nuk është dialogu, por asgjësimi dhe mundja e kundërshtarit.
Mirëpo gjatë shqiptimit të këtij teksti, gjatë aktit të komunikimit përballë folësit ndodhen dy personazhe, i destinuari, pra militantët dhe publiku. Tani militantët besojnë çdo gjë që thotë partia e tyre, publiku jo, nuk beson. Ai dëgjon dhe palën tjetër dhe u beson shifrave. Publiku ose opinioni gjithnjë e më shumë po i largohet PD-së dhe nuk e dëgjon më atë, sepse teksti që ajo ndërton është i ekzagjeruar, i pavërtetë në shumë raste dhe përmban jo fakte por akuza dhe fyerje. Publiku e di se PD-ja nuk është as prokurori as gjykatë dhe i lodhur nga ky tekst i kthen krahët asaj dhe e shpërblen pastaj siç e shpërbleu në Dibër.
PD-ja po harron se ligjërimi i saj dhe teksti që ajo u servir shqiptarëve është i neveritshëm dhe i pabesueshëm. PD-ja po shfaq profilin më të ulët intelektual në këta vjet tranzicion. Nuk ka ndodhur kurrë që një forcë politike të shfaqet kaq e mjerë në dialogun politik, të ketë kaq paaftësi intelektuale që të ndërtojë një tekst normal opozitar.
Vini re diçka ! Ben Blushi që është një deputet i elitës së PS-së ndërton një tekst opozitar të artikuluar me kulturë, me informacion, me fakte dhe bota që ai ndërton është një realitet i dëshiruar nga të gjithë, nga opozita, nga socialistët dhe nga ata pa asnjë pëlqim politik. Si ka mundësi që PD-ja t’ia besojë luftën politike një figure si Flamur Noka ?
Unë e mirëkuptoj mikun tim dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj për shumë të vërteta që ai thotë, por nuk mund ta mirëkuptoj kur ai deklaron se Lulëzim Basha ka rritje. Jo Besnik ! Lulëzim Basha po e tërheq PD-në dhe opozitën në humnerë dhe për faj të tij, por edhe për shkak të Berishës ne rrezikohemi të sundohemi nga qeveria e sotme dhe koalicioni i saj për një kohë shumë të gjatë.
I dashur Besnik, ti e di maksimën e famshme të Boileuax-së « Le style c’est l’homme meme ». Stili është njeriu vetë. Nëse Lulëzim Basha artikulon atë tekst që unë përmenda, kjo do të thotë se ai aq mund të bëjë, nuk bën dot më shumë. Por, ti Besnik, Eduard e plot të tjerë duhet ta ndalni dhe t’ju tregoni shqiptarëve një realitet tjetër, një botë tjetër. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të këqinj, por janë më të mirët e mundshëm. Të mos harrojmë reformën e thellë në energjitikë dhe detyrimin për të bërë shtet duke paguar energjinë elektrike, kontrollin e territorit dhe reformën në drejtësi. Këto tri reforma të thella një opozitë dinjitoze i njeh dhe bashkëpunon, pastaj nis betejën politike kundër kapjes së shtetit nga klientë të qeverisë si rasti i koncesioneve apo autoritarizmi dhe mungesa e një vizioni ekonomik të qartë. Nëse teksti juaj opozitar do të ndërtohej mbi këto argumente të jini të sigurtë se bashkëbiseduesit tuaj do të bëhen jo vetëm militantët e gjorë, por edhe publiku i gjerë që do ndryshim. Mirëpo që të bëni këtë, i dashuri miku im Besnik, ju duhet të ndërroni autorin ose autorët e atij teksti të shëmtuar që në servirni çdo natë. Shqipëria nuk është Kolumbi, por një vend i bukur që me shtatëqind mijë mundime po bëhet lider në Ballkan. Po bëhet jo për shkak të qeverisjes së mirë, por për shkak të lirisë që shqiptarët po e shfytëzojnë me dinjitet.
Pse ofendoni Kolumbine.
–
Shqipnia a Afganistan. Droga duhet per te pasuruar pushtetare te rradhes dhe per te fituar zgjedhjet me 100 Euro per koke.
–
Alcapone dhe Edscobar= Rilindja e qelbesirave
–
Kush e di ku ndodhet autopolanti i prishur Brace Kopace apo shfatari i Librazhdit TaulantPalla.
–
Mos doni qe LULU tju zgjidhe hallin kur dihet qe edhe ky ka humbur me rrenien nga pushteti te miqve te Arvziut.
Shqiperia nuk eshte Kilymbu por kemi nje Opozit qe kerkon me patjeter qe ta paraqiti Shqiperin me keq se kolumbia TURP I MATH PER KETA LEGENA OPOZITARE QE NUK MUND TE JEN KURE POR VETEM BANDITA TE TIPIT BERISHA LULUJA MUL GOMARI ETE TJER
Shqiperia nuk eshte Kilymbu por kemi nje Opozit qe kerkon me patjeter qe ta paraqiti Shqiperin me keq se kolumbia TURP I MATH PER KETA LEGENA OPOZITARE QE NUK MUND TE JEN KURE POR VETEM BANDITA TE TIPIT BERISHA LULUJA MUL GOMARI ETE TJER,,,,,,,,HYT
o njeri jam nga ata qe duhet qe te zhvillohemi pa pasur nevoj drogen ..por derisa kjo europ tallet nuk ka bere nje plan zhvillimi per shqiperine nuk ka dhene nje date per tu bere anetar ,, njerezit me cfare do jetojne duke ngrene kashte,, jan futur rumania dhe bullgaria tani e 12 vjet e kupton qe keta shtete e kan korrupsionin me te larte se ne, rrogen me te ulet ,, do ju pergjigjemi ma aq sa mundemi ,,sa me shum do te vonojne antaresimin aq me shum do te mbjellin ,,te kaloje jevgu i rumanise si qytetar i Be ne kufi pa asnje lloj problemi,, kurse populli shqipetar te rrije i shkreti ne radhe duke ju dridhur zemra se mos e kthejne mbrapasht,,, pastaj levizja e lire kujt i intereson nga ana ekonomike po them ata 3 muajt ,pervese atyre qe nga bileta avione hotele dhe harxhime te ndryshme , te punojsh nuk te len njeri ,,,, eskobari beri gabim qe vrau njerez ,,ndihmoi njerezit e varfer dhe parate nuk ja vodhi kolumbise,, shiti nje mall qe amerka e kishte pasur para eskobarit dhe e ka dhe mbas vdekjes se tije, tani nuk eshte nje i madh siq ishte eskobar por jan me mijera te vegjel ku eshte ndyshimi? skemi cti bejme ka shum qe e thithin ,,,,,,,,alkapone nuk i afrohes eskobarit as te thembra e kembes ,,,,,,,,,,,,
Ilir lexo kete artikull germo me teper dhe pastaj na fole per Kolumbine sot : Statistikat – shifrat tregojne se gjate 2007-2013 Shqiperia ishte e mbuluar me kanabis.
KOLUMBI E SHKUAR KOLUMBISE SE.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE FERMER HASHASHI.
I dashur Ilir, Shqiperia nuk eshte Kolumbi, por eshte shume afer saj dhe mund te behet menjehere me keq se Kolumbia. Sikurse u be ne 97-ten, qe u vrane mijra njerez dhe u desh nderhyrja e nderkombetareve per te stabilizuar vendin. Ti perpiqesh te na mbushesh mendjen se Rama eshte me i mire se Basha? E beson vertet kete perralle? Apo je dhe ti pjese e “lojes se luftave”? Mund te jete me i mire nje hajdut nga tjetri, vetem se perdor me shume demagogji per te mashtruar njerezit, kur sipas fakteve dhe realitetit qe te dy vjedhin te njejtin popull, me te njejtin ortak dhe qe te dy sebashku, po e cojne ortakun e perbashket drejt presidences? Ti, si gazetar e vjeter dhe me pervoje, bashke me Meron dhe te tjere, ne vend qe te ushqeni opinionin publik me shpresa te kota dhe “iluzione te humbura”, pse nuk tregoni rruget se si mund te rrexohet Mafia e Pushtetit qe tallet me reformen ne drejtesi? Kjo Mafie nuk mund te denoje krimin dhe vjedhjen, as te sekuestroje pasurite e veta te paligjshme, perkundrazi, hajdutet, kriminelet dhe mashtruesit e medhej qe i ka ortake ne parlament, qeveri, drejtesi, media, etj. i gradon gjoja me rrotacion (por ne vazhdimesi) ne postet me te larta te shtetit. Ky shtet eshte kthyer ne ciflikun e banditeve te politikes. Ne fakt, kjo eshte me keq se ne Kolumbi, i dashur Ilir!
Shqiperia po behet lider ne Ballkan? Po ik more idiot se te mbeti rripi i pantallonave gjithe jeten zberthyer e suma perpjete.
Po po.. Ja ta them une tye.. Kur vajti Saje Qorri me Kartelin e drogs I biri I xhelatit qe ka rraf gruen. Shiko une po them vetem te verteten.. Po po. Po si ka mundesi mor zotni e kam ne Jutube. Do ta vendos..?!?! Vetem nje lavire bulevardi dhe nje horr bulevardi smendon qe kjo nuk eshte nje Kolumbi.. Pyesni Sekretarin e Pare Vangjel Dulen. Po po.. Thoni c’fare te doni po e mesoj shqipen ai duke e filluar nga agronomia..Fshatari dixhital ka ba fotografi lulekuqesh ne prag te krasitjes. Kishte draperin me te ndritshem ne lendine..Kishte lloj lloj ngjyrash lulekuqesh.. Abaz rri urte ti se e di qe te djeg se e kam kap nga zona jote.. Po ca behet kshu mor ?!?! Jeni qeverri Papandreu ju.. Po po kur I prini dhe I mblidhni me thase ja hidhni makinave te CEZ-it. Ju keni marr fund mor. Ju s’keni shpirt mor. Jozefine leji leji te gerthasin po fundin e eterve te tyre do kene.. Po po xhaxhai yt.. I numurova mor plot 2 miljon rrenje kanabisi.. Vetem ne Indi u kapen ne nje zone 340 miljon rrenje nga ato lulekuqet e Dules po s’jemi India ne. Ne jemi Kolumbi.. Yzeir, nuk di ti. Ta them une si eshte e verteta. Prit sa te kthehem nga banja se I laga bebelinat dhe erdha.. GAZETARE MOS ME NDIQNI SE NE BANJO DO SHKOJ.. DO KTHEHEM MAS PAK MOS U MERZISNI JU KTU JAM UNE..
Zoti Ilir Yzeiri, te pershendes dhe te uroi, shendet dhe suksese ne misjon tend si gazetar. Te ndjeke gjitnje, pore me shkrimin e sotem me ke impresjonuar pa mase. Habitem edhe une si mergimtare, se si kveperon kjo opozite. Cuditem, qe suksesin e bazon tek, cirjet, beriritjet, sjelljet rrugacerore ne parlament, shpifjet mashtrimet e genjeshtrat, shantazhet, presjonet deri edhe thirjet fashiste, per mobilizim, rezistence dhe armatosje te popullates per te rrezuar e dhune qeverine. Ashtu si ju edhe ne e shikojme qe kjo qevri, megjithe mangesite, gabimet, ne pergjithesi po punon per te bere shtet. Ka ndermare rreforma te medha, me dhimbje, pore shpresedhense, qe si beri dote aqeveria e Saliut, perkundrazi e beri SHqiperine vendin me krim dhe koorupsjon , nga me te lartit ne evrope. ekonomine e coi ne zgrip, duke lene mbi 780 miln dollare borxhe, nderkohe tere ministrat e dputetet e djathte u bene me vila e pasuri te dukshme e te padukshme. Po shikojme te behet shtet, po ritet ekonomia, po ulet papunesia. Ado punuar me mire me shume, patjeter, a do luftuar dhe asgjesuar kanabisi, trafiku i saje dhe trafikantet, patjeter, ore mose harojme qe lufta kunder droges eshte problem mnderkombetare dhe mafja eshte bere e fuqishme dhe shume e sofistikuar. Po kjo nuke luftohet me presjonet e sharjet e Flamure Nokes , saliut, lulit, apo x e y. DO strategji, bashkepunim, politike dhe jo lufte per te fituar kredo politike, ppulli., cdo dite e me teper po ndergjegjesohet dhe e kupton se kushe punon per te miren e qytetareve dhe kushe kerko te mare pushtetin me cdo kusht e me cdo mjet. Nese PD dote vazhdoi me sharje, fyerje, mashtrime e premtime boshe, nese nuke bashkepunon per rreformat dhe te mose behet pengese e tyre me pretendime absurde, dote perfundoi j jo parti e trete , re me keqe akoma.
Gjall qenka ky sh…..