Edi Rama e ka nxitur sot grupin parlamentar të hidhet në një mësymje totale ndaj kundërshtarëve të tij, duke përdorur argumentat e stërdala boje të tragjedisë së Gërdecit.
Ai i pari ka evokuar, sipas shkrimeve më bajate të mediave të majta, filmin që është ende në kinema “War dogs”, për t’i kujtuar Sali Berishës një katastrofë ku është i përlyer kokë e këmbë.
Më pas është ngritur ministri i Brendshëm Tahiri dhe ka ironizuar me ish kryeministrin që bënte sikur nuk kishte kunat (që la jetën në fabrikën e vdekjes) dhe sikur nuk dintë seç bënte i biri.
Pikërisht, këto episode, kanë shërbyer që punimet e kuvendit të ndërpriten dhe që me ndihmën e Flamurit që tani shërben si badigard personal i doktorit, debati të shmanget nga vota e Dibrës dhe kultivimi i hashahit.
Në fakt të gjitha akuzat e vona të socialistëve qëndrojnë nga fillimi deri në fund. Por, po aq sa janë të sakta, po aq janë edhe të padobishme.
Tani asnjë shqiptar nuk ka më nevojë të rikujtojë se sa i zhytur qe Berisha në vrasjen e 26 punëtorëve të pafajshëm. Kjo është një e vërtetë që nuk do konfirmim.
Socialistët që erdhën në pushtet edhe me këtë kauzë, kishin dorë ta zbardhnin atë.
Nuk e bënë.
Pastaj kishin në dorë një gjë më të vogël.
Të mbanin një distancë higjenike nga shkaktarët e tragjedisë.
Edi Rama mund ta evitonte që lejen e parë të ndërtimit me firmën e tij, ti’a jepte ndërtuesit të fabrikës së vdekjes. Nuk i rezistoi dot tundimit.
Ai kishte në dorë gjithashtu të mos propozonte në poste publike avokatët e Fatmir Mediut, që ishin deklaruar ngado se ai qe i pafajshëm. Edhe me këtë qasje morale u tall si mos mëkeq.
Atëherë pse i rikthehet sot dhe sa herë është në vështirësi Gërdecit ?
Arsyeja është e thjeshtë. Eshtë një taktikë për ti ulur kokën atyre që e akuzojnë për lulëzimin e hashashit, për lidhjen me krimin, për vjedhjen e pasurive publike dhe për trafikimin e votës.
Ai thjeshtë do ti kujtojë se ju jeni më keq : « Ju jeni vrasës ».
Kjo tentativë për krahasim brenda llojit, për të thënë se ka edhe me keq se ne, vërtet mund ta nxjerrë nga binarët Berishën, vërtet mund ta shndërrojë në kamikaz Flamurin, por ajo nuk i thotë asgjë qytetarit të zakonshëm.
Njerëzit përpara se të shohin show në parlament, përpara se të shijojnë shfaqen bajate se kush i ka duart me më shumë gjak, duan të sqarohen.
Sado fantazmagorike, të ekzagjeruara apo pjellë e fantazisë së çartur të qytetarit dixhital të jenë akuzat e opozitës, nëse je në të drejtën tënde, ato mund të zhbëhen me fakte dhe argumenta.
Por, në vend të tyre Rama dhe të tijtë kanë filluar të përdorin më shpesh provokimin.
Kjo taktikë tashmë ka dalë boje. Ajo është konsumuar aq herë sa tani të gjithë e kuptojnë se Edi Ramës dhe deputetëve të tij nuk ju bëhet vonë për Gërdecin. Ata kanë arritur në pikën më të lartë të cinizmit, që i përdorin 26 të vdekurit si mjet për të shfazuar Berishën dhe falangat e tij.
Por, nga ana tjetër ky turp e ka dhe një të mirë. Ai na bën të kuptojmë se sa herë që përdor provokimin me Gërdecin, Rama është i kapur dhe do të fshehë diçka tjetër. Ashtu sikurse në debatin e sotëm në parlament për hashashin dhe Dibrën. (Lapsi.al)
O Mero po ben te famshem shume njerez obskure. Nqs ti nuk u nxjerr surratin dhe emrin ketu tek Tema askush nuk e di qe nje tip i quajtur Andi Bushati egziston.
Zt Bushati…… ke Shtrëmbëruar Realitetin e gjith Debatit Televiziv te Parlamentit. Si Rama dhe Tahiri e pranuan Hapur se HAshashi ka mar dhenë mbillet gjithandej dhe keshtu ka qënë edhe më parë kjo histori eshte 15…20vjecare por ata thane; Po eshte eVërtet që ka HAshash Gjithandej dhe ne do bëjmë perpjekje ta Shkatrrojmë te Gjith. Por mbetet te shohim Sa do tja Arrijnë ta Shkatrrojnë kjo eshte punë tjetër. Realisht Mendoj se Ashashi do Legalizuar si ka bërë Hollanda USA Spanja apo edhe si po kerkon ta bëj Italia. ky edhte Realiteti i Sotem. Dhe Jo te na lodhin me fjalë të “mëdha” droga droga droga per Hashashin
Vertet Mero! Ne se do qe gazeta jote te ruaj ende prestigjin e fituar ne medien e shkruar, duhet te shmangesh kete “kasander analist!”
Po pse mor klysh k…e.Ti ku e di qe u blene votat ne diber? Po saliu per cfar foli dhe per cfar flet ne parlament per ligjet apo per nenat,motrat,tezet,dajat,xhajat e deputeteve ne parlament dhe a filloi sot me 80000 dollareshin ne amerike qe kane muaj qe meren me te, me te cdo te ejte te gjithe deputetet duhet te meren vetem me te per gerdecin 21 janarin ore e minut deri sa ky ĺloj krimineli te mos gux
oje te hyje me ne ate dere.
O Amerika !
Lere ndonje dite menjane dashurine per Partine dhe Udheheqesin Legjendar dhe behu objektiv.
“Ti ku e di se u blene votat ne Diber”- thua pa pike turpi. Po e pame “me ze dhe figure” dhe “ne drite te diellit” ( sic thoshte perdite Edvin Rama para 2013). Apo jo ?
Keni tre vjet ne pushtet, prandaj PERSE nuk eshte denoncuar Berisha per Gerdecin dhe 21 Janarin ? Ajo qe thuhet se presim Reformen ne Drejtesi dhe se Gjykatat jane te Saliut ESHTE nje MASHTRIM naiv qe vetem budallenjte mund t’a hane. Te cohej para drejtesise dhe nese do te lirohej nga gjykata ATEHERE ishte vete populli qe merrte vendim, ishte vete populli qe do te shihte se kush eshte krah tij e kush jo.
Militantizmi eshte gjithmone i demshem , Diku te ben qorr dhe diku te vret si qen.
Te ben qorr te shohesh cfare ndodhi ne Diber dhe te vret si qen kur te genjejne per te hapur kutite, te ben te vdesesh urie ne mes te Bulevardit derisa t’a ftojne per dreke tek “krokodili”.
Zgjohu Amerika, zgjohu dhe behu paaaaaaaaaaak me i mencur. Boll te perdoren si zar more qyqar.
Po mire o Andi!! Po ti e di qe avokatet kan te drejte te mbroin dhe bin ladenin. A lumemadhi ti qe do te besh si i pa varur. Po ca i pa varuri je ti qe ke komplekse te coronditura!! Vetem e vetem se je nipe blloku. Behu burre dhe pozicionohu ne 1 llogore. Jan me burra te pozicionuarit se ti qe smeret vesh ca do te thuash. Te kam lexuar na 50 a 60 shkrimet e tua, dhe pervec se kur kapesh me zhehin asnjeher ste kam kuptuar ca donte thuash. As mish e as peshk
ti o z Baze ngele gjithmon nje gazetar ordinär. .Si piloti qe u Kap sot qe njeher tha erdha per nje shetitle , pastaj pranoj qe ka ardhur te marr kanabis. .Ashtu je ber dhe ti sa her ste pelqejn pazaret e tua sulmon partnerin. .U ben shum vite qe ti botues nuk dole asnjeher ne teren per te na sjell ndonje te re per realitetin e ketij populli, te pyesesh popullin per hallet qe ka por na boton shkrimet e analistave te tjere. .Sa ishte berisha ne pushtet ja lepive bythen Berishes, tani qe eshte z Rama te njejten gje po ben
Per cudi jam dakord kete here
O Andi Bushatiiiiiiii. Eshte e para here qe ke bere nje shkrim te sakte me nje te vertete te dhimbshme per shqiptaret. Atehere Edi Rama I dha fjalen Saliut se nuk do ta demaskonte per masakren e Gerdecit dhe heshti. Edi Rama pas shperthimit nuk e hapi gojen asnje here publikisht. Se me cfare transactions te ndersjellta u be ky pazar nuk dihet ende. Te njejti qendrim heshtjeje mbajti Rama edhe per sfumimin e 4 te vrareve te 21 Janarit. Me kalin e te vrareve ne bulevard Rama shkoj ne ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe fitoi. Pastaj harroi cfare pati premtuat dhe pasi hodhi
Lumin u tha te dhjefsha kalin.
O Vito, Bushati flet me emer, ti fshihesh si mi gjirizi.Sa paguhesh o Viito?Mbylle se do te te pickoje mushkonja.Erdhi prape dje.Shpure e zgjebosur e partise lavire serbe, qe e ndare dysh, apo tresh, po e zhben Shqiperine.
MOS fol ne emer te popullit mor nipi i gelbazes dhe i biri i kurves
Ky njeri duhet te kerobleme te renda me veten derisa deklaron se “te gjitha akuzat e vonuara te socialisteve jane te drejta” dhe ne vend te theksoje qe keto ankesa te nisur qysh me ndodhine u zvarriten per vite pa u gjykuar, derisa u bene te vonuara. Eshte fjala per 30 te vrare o hale gazetari pordhac, dhe per to s’duhet heshtur kurre.
Aman se batute debilesh sa per te kaluar zerin qe i dridhej ishte plus filmi war dogs ska te beje fare me gerdecin, ai trajton vetem blerjen e fishekeve per Afganistan aspak metalet e barutin e demontimit. Ndaj shakaja e Rames ishte sa e trashe aq qesharake thjesht nje modus viventi per devijuar akuzat e renda te kanabisit.
O Andi, mos shkruaj me, me beso, do jete me mire per ty. Ti do me doemos te shkruash dicka sa me te keqe per E.Ramen por si e shikon edhe vete dhe te tjere nqs te lexojne, s’ke cfare te thuash.
Rri me mire , kujdesu per gjyshen se edhe ajo sikur e ka pak mire me Saliun, se elbete sherbeu ne” sherimin” e H. Kapos.
Po rri rehat o pizeveng, ty nuk te besom askush !
H. Kapos i levizin kockat atje ne Terbac kur degjon ku je katandisur.
Vertet, a ke shkuar ndonjehere t”i vendosesh nje tufe lule te varri apo te bie larg Tebaci?
Ja ketu Andi ka te drejte dhe e ka deklamuar Ramen krejt.
Mero Baze, ti je i pranueshem si gazetar mbasi ke bere “mea culpa” dhe e denoncove SaliQënin
per gjithe poshtersite qe ka bere, po njelloj si edhe bodiguardi i tij. por nuk kuptoj si pranon t’i besh
publicitet nje “miu halesh” si Bushati, qe misheron gjithe ndyresite e klanit Kapo, trashegimtar i denje i
Hysniut dhe i Mediut dhe kurre nuk beri nje “mea culpa” qofte edhe per sjelljen prej putane te gjyshe se
vet Viti Kapo me Nene Terezen, te ciles i shtyu doren e drejtuar me miresi drejt saj nga shenjtorja.
Si nuk trajtove nje teme me logjike dhe fakte qe te jesh i besueshem.Merresh vetem me perzjerje fjalesh per te mbrojtur Berishen dhe goditur Ramen.
Nuk po mbroj Ramen se ai ska nevoje.E di si thote mileti:Klani Kapo eshte perkedhelur gjithmone nga Berisha dhe kete e ka filluar me ty duke te mbajtur ne preher.Ti pi i kethen reston(je shume i pa afte dhe cinik)
Po ke goje e flet mor kelysh i komunizmit,cfar kujton ti se i ha populli brockullat e tua !
Ke shume te drejte . Populli ka per detyre te haje vetem brrockulla “te rilindura”.
Jam plotesisht dakort me zotin Andi Bushati. Keto provokime behen ne parlament nga pozita se nuk kane mundesi te shikojne me larg.
Ky eshte kapaciteti qe kane.Me shume nuk japin dot. Kapaciteti i dobet ndoshta vjen duke ditur se nuk kane nje opozite qe ti shkundi. Kush ta shkundi qeverine? Ta shkundi ish qeveria mafjoze dhe kriminale?Pastaj, kjo qeveri eshte e ndertuar me paterica dhe populli e priste kete situate.
Jo qe nuk eshte bere pune, por duhet te ishte bere akoma me shume. Grupet mafjeze jane shtuar me shume duke pare se mafja evjeter nuk u cenua nga qeveria.
vertet, gerdeci ishte nje skandal , skandal i sali berishes
po skandal tjeter edhe ma i pafalshme eshte se askkush nuk u denuar per asgje per kete skandal, e ky eshte skandali i kesaj qeveri e cila u votuar pikerisht qe autoret e skandalit te Gerdercit te denohet…
LLafet edhe show ne parlament brenda lojit nuk mjaftojne me…
Popullit i ka ardhur ne maje te hundes loja .