Një reflektim në 20- vjetorin e pushkatimit pa gjyq të babait tim dhe leximi i votës në Dibër

15 Shtator 2016, 12:23Blog TEMA

Nga Vilma Kaloshi

 

Percolla me shume vemendje zgjedhjet ne Diber, te cilat perkojne me pushkatimin pa gjygj te babait tim.

Krejt natyrshem germova ne kujtesen time e ndaj vendosa te hedh disa refleksione pas zgjedhjeve te Dibres, te cilat u shenderruan ne nje test politik kombetar.

Ne keto zgjedhje u perplasen dy bote: Virtyti me vesin, vlera me anti- vleren, krimi me anti- krimin, korrupsioni me anti- korrupsionin, imoraliteti me moralin e lartë politik.

Çuditerisht, pame nje amfiteater te nje llumi njerezish qe ne keto 20- 25 vitet e fundit kane kaluar nga nje krah politik ne krahun tjeter.

Ne keto momente qe po shkruaj keto rreshta me vjen ne mendje nje “maksim” e Fatos Nanos, “Jetoj si demokrat dhe votoj si socialist”.

Ne pentagramin politik kemi pare njerez qe kane  gjuajtur Partine Demokratike me gure, qe e kane share me zhargonin me te eger ne momentet e saj me kritike, edhe kur ajo ka qene  ne diten me te veshtire te sajen per te mbijetuar.

Tashme keta njerez jane bere si larva apo si lakenj qe jane turrur ne oborrin e saj per te grabitur ndonje cope pushtet, ekonomik apo politik. Gjithashtu ne zhvillimet e ketyre zgjedhjeve pame edhe nje autokolonë te gjate drejtorash, ish- pushtetare te PD-së, te cilet u sulen ne Diber per te pozuar para publikut dibran  dhe lidershipit Basha, per te vene theksin mediatikisht qe: Ne jemi “Mesia”, jemi shpetimtaret, dhe si ne tapetin politik dibran do te kurorezohemi fitimtarë.

Nese do te kishim rezultatin ne favor te PD- së si forca politike fituese ne keto zgjedhje, sigurisht qe te gjithe do te ishin sulur ne ekranet e televizioneve shqiptare dhe do te reklamoheshin gjithesecili me i zoti se tjeteri.

Tashme qe kandidati i PD-së ka humbur, ata jane strukur si struci dhe nen ze fajësojne liderin Basha kur ne fakt, keta te fundit garantuan fitore te thelle e te sigurtë te PD-së nepermjet rrjeteve sociale te tyre.

Keta njerez, ky ekip, te cilet shperdoruan pushtetin e PD- es ne 8  vite dhe qe kane gjetur streh per mbrojtje politike ne PD, nuk kane te drejtë te kerkojne dorëheqjen e z. Basha, por do te ishte me mira e mundshme te dorëhiqeshin vete.

I gjithe ky ekipi politik i Dibres i krahut te djathtë eshte kapur dy here mat: E para, kane mashtruar kryetarin e tyre dhe elektoratin e djathtë se Dibra eshte fituese! E dyta ne rastin me te mire te blerjes se votes apo te mos ruajtjes se saj, ky ekip ka qene i pafuqishem per te garantuar instuticionin e votes se lire.

Konkluzioni im eshte, keta njerez nuk i ka shqetesuar aspak as vota e humbur ne Diber, as e ardhmja e Partisë Demokratike. Shqetesimi i tyre ka qene utilitarizimi per te ardhmen e e tyre politike.

Mendoje e gjykoje se Dibra nuk eshte nje deshtim, por eshte nje sinjal i domosdoshem per kryetarin e Partise Demokratike.

Besoj shume se z.Basha do te marri vendimin e duhur per te ringritur kete force politike me nje fryme besimi, duke u dhene mundesine te gjithe atyre njerezve qe kane mendimin ndryshe, atyre njerezve qe kane nje emer e nje mbiemer, atyre njerezve qe kane nje integritet te madh politik, atyre njerezve qe besojne tek vlerat e kombit dhe ne sherbim te kombit, meritojne ata njerez qe jane shembulli i besimit te instuticionit te cilin ata udheheqin. Njerez te tille ka shume dhe meritojne te jene vertet ne kete Parti Demokratike qe ishte tempulli i lirise per te gjithe ata djem te rinj qe dhane jeten ne mbrojtje te saj dhe ardhmja e nje brezi te ri ne sherbim te vendit tone,  Shqipëri.

Ne fund me vjen ne mendje edhe i madhi Giulio Cesare, ne humbje te betejes se tij e pranoi te ishte i pari ne nje fshat jo me larg se 7 km nga Roma sesa te ishte i dyti ne Rome

13 komente në “Një reflektim në 20- vjetorin e pushkatimit pa gjyq të babait tim dhe leximi i votës në Dibër”

  1. LORA says:

    Wow, ca reflektimi !!!!
    Se mora vesh fare lidhjen e ketij “reflektimi” me 20-vjetorin e pushkatimit pa gjyq te Bujar Kaloshit.
    Me shume kuptoj se kjo goca I paska bere vetes nje publicitet te mire ,,,,tuj thirr ne ndihme edhe pordhet e nano-kurves.
    Tung.

    1. Lugati says:

      O lora do me hy ne politik ne 2017 maro e vdes lugati ripjelljes per kto gjona a kupto..hajt me t mara …perpara ripjellja

  2. naku says:

    Ke sshkruajturte verteta por,”..Partua demokratike qe ishte tempulli iiluriseper te gjithe ata djeme te rinje qe dhane jeten ne mbrojtje te saj…”sme duketme vend. Qe ne formim,ne PD u zhyten lloje,lloje,mbetjesh te kesaj shoqerie. Edhe jetedhenesit sishin djeme kyshedi cfare vec milifante perfituese e besnik te horrave drejtues. PD vazgdon ende si streh e kriminelave e hajduteve,njerzeve me vese nga me te keqiat. Shkaterrimi i kesaj organizate keqeberse eshte detyre e cdo shqiptari.

  3. Tom says:

    Nuk e di e bija e kujt jeni ju vajze, te ciles babain ja kane ekzekutuar pa gjyq, njezet vite me pare. Nese nisemi nga mbiemri Kaloshi, kemi te bejme me ish Drejtorin e Burgjeve, ish punonjes e drejtues i Tatime, ne mos gabohem, i vendosur nga Partia Demokratike ne keto poste si ish i perndjekur politik ne kohen e rregjimit, me te kaluar familjare nga bashkepunetoret e fashizmit e te perzjere me banda diversantesh e kundershtare te dhunshem te pushtetit popullor te kohes. Nuk di perse e vrane dhe motivet, por besoj ka te beje me sjelljen e tij prej fanatiku politik ne lidhje me detyren qe mbante.
    Vilma me sinqeritet me vjen keq per historine tende personale dhe me vjen keq edhe per humbjen e babait tuaj, hakmarrja dhe vetegjyqesia nuk eshte rruga e drejte per te zgjidhur drejtesine.
    Por desha te te beje nje kujtese per Partine Demokratike, te ciles mesa duket ne shkrim, ju i perkisni dhe jeni ndoshta antare faktike apo shpirterore. Ju thoni se Partine Demokratike e gjuanin me gure ne kohen me te veshtire te saj, ndoshat ne menyre figurative.
    PD nuk e ka goditur askush me gure ne historine e ketyre viteve qe nga themelimi i saj. Eshte PD me ne krye SRB qe mblodhen gjithe llumin e shoqerise shqipetare dhe e strehuan ne PD. Krminele, vjedhes, perdhunues, burgaxhinj. Te gjithe ata qe kishin pak qytetari si dhe grupi krijues me studentet u larguan nga PD me metoda mafjoze.
    PD eshte historia e SRB. Si nje binom i pandare PD dhe SRB, vrane, vodhen, burgosen njerez te pafajshem, tjetersuan prona, u pasuruan, shkaterruan familje, dogjen e plackiten institucione, kryen grusht shteti, hodhen ne ere fshatra, vrane demonstrues, e cuan Shqiperine ne lufte civile vetem per pushtet.
    Por meqe jemi edhe ne 19 vjetorin e vrasjes se Azem Hajdarit, nje nga huliganet me te spikatur te PD, i cili u vra thjesht per allishverishe e afera mafioze, por qe edhe ne keto afera ka gisht SRB, sepse qarku ishte i mbyllur, pune Tropoje, lexo Izet Haxhine me mire, dhe qe PD me dashje e prezanton si vrasje politike, por mbasi i kane shkare petet lakrorit dhe askush nuk beson me as tek legjenda, as tek Azem Hajdari, e as tek SRB.
    Partia e gangstereve sigurisht qe ketu do te vinte, edhe kaq eshte mbajtur mire, dhe ka sherbyer si ngjizes e mbajtes moduli kriminal e korruptiv me te cilin jane lidhur te gjithe kreret e PD me njeri tjetrin.
    Vilma nen rreshta te lexova.
    Ne presim me shume nga ju te rinjte qe duhet te jeni parimore, te ndershem, atdhetare, partiake por jo fanatike, luftetare te fjales e vepres se lire, te papajtueshem me lideret e kriminalizuar e te korruptuar.
    Nese nuk do te shohesh te keqen tek lideret e PD dhe i mban ata si idhuj, shiko femijet e SRB, sypeshkaqene e te shperfytyruar, nga vjedhjet, grabitjet, dhe parat e fituara mbi gjakun e te tjereve. Mos ndiqni shembullin e tyre. Ata jane te denuar njhere e pergjithmone nga te gjithe ne dhe historia.
    Luftoni per nje PD te re.

    1. Lugati says:

      O tom tom hala prralla me diversanta tregoni ju ..po leje se lat nom

    2. Bert says:

      O Tom po paskeni ken fare e keqe ju te majtet po ku e din ti historin e familjes kaloshi a din ti se ashte nder familjet ma te persekutume te kohes e jo domodoshmerisht kan baskepunu me fashioning po jan ken kunder bolshevizmit qe edhe sot po e shkaterroj shqiperin po me ken ne dor teme ju te majteve ju various per koqesh e sa per dibrant e kan me qef me pas ne kry nji qe ju kujdeset per grate e motrat si shukriu

  4. Klimax says:

    Perpara se te shqetesoheni per te ardhmen e PD-se, me pare duhet te analizoni te shkuaren dhe te sotmen e kesaj partie!
    E pra kjo parti politike qe u formua ne ditet e para te pluralizmit shqiptar, kjo parti qe kishte si tabele ideologjike lirine dhe demokracine, kjo parti qe fitoi mbi 62% ne zgjedhjet parlamentare te marsit 1992, pra mbeshtetej nga 2/3 e popullsise, ne qeverisjen e saj te viteve te para, jo vetem qe pengoi lirine e pluralizmit ne Shqiperi, jo vetem qe nuk ndertoi shtetin e se drejtes, por ne te kundert, ndertoi nje parti-shtet te tipit totalitar ne emer te anti-komunizmit duke luftuar kundra fantazmave te se shkuares si puna e Don Kishotit kur vet ne udheheqjen e kesaj partie ishin ish anetare te PPSH-se me poste te rendesishme ne periudhen e diktatures komuniste!!!!!
    Nje pushtet sa totalitar aq edhe mafioz, i korruptuar dhe anarshik me pazare primitive dhe anadollake, me vjedhje a bastardim te prones jo vetem te individit, por edhe te asaj te perbashket, kombetare apo shteterore, me moton vidh te vjedhim, na jep te te japim!!!
    Eshte fatkeqesi qe e djathta apo kjo parti qe pretendon se perfaqeson te djathten, me udheheqjen e saj, akoma edhe sot mbas nje cerek shekulli te rrezimit te diktatures komuniste, ka si program ideologjik anti-komunizmin(!!!) dhe jo forcimin e pluralizmit duke lejuar lirine e ideve politike si dhe respektimin e tyre, ndertimin e shtetit te se drejtes, te tregut te lire, lirine dhe demokracine e te gjitha shtresave popullore si dhe depolitizimin total te shtetit dhe te instuticioneve te tyre!
    Eshte e llogjikshme pastaj te kuptojme se perse bastionet e votuesve te kesaj partie te “djathe” ndodhen ne zonat me rurale, me te varfera dhe me analfabete te vendit!

  5. MAJAKOVSKI says:

    Ashtu si komentuesit e mesiperm edhe une vrapova ta lexoj me nje fryme kete shkrim qe titullohej ” Nje reflektim ne 20 vjetorin e pushkatimit pa gjyq te babait….” Sinqerisht me erdhi keq por edhe mendova 20 vjete me pare!!! kur pushtetin e kishte Saliu!!! Ose redaktori e ka vene kete titull per ta bre me terheqes kete titull ose me keq nqs e ka vene autorja, une nuk mund ti them reflektim…nuk mund ti gjej fjalen e pershtateshme perfitim…jo jo as keshtu por cmenduri pra titull pa lidhje me permbajtjen.

  6. leka says:

    Nje falenderim per komentuesin Tom.

    Nuk e di cfare moshe ke ..cfare profesioni..cfare pozite shoqerore ke por komente te tilla brilante rralle shfaqen ne
    blogje on line.

    Nuk kam cfare te shtoj tjeter por kjo zonja/zonjusha Kaloshi duket se i perket nje brezi patatinash dhe camcakezesh qe nuk marrin vesh nga jeta. dhe vihen ne sherbim te kriminelit qe e shiti pas kraheve e kam fjalen per salimonstren.

    kjo krijese ka sindromen e “fatmira hajdarit” qe dine vrasesin e njerit tyre qe eshte berisha dhe i lepihen akoma

    faelminderit Tom..shpresojme ta lexoje Vilma dhe te mos shkruaje si “engjellore”

  7. .....maj thanes says:

    Delirante dhe si gjithe kjo kategori, budallacke. Shkurt je fiks per PD dhe Basha ta degjoi lutjen per ne KPD.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Ah moj vajze moj vajze
    Cte te them une ty.
    Me vjen keq per ty
    Me kuptimin.in e plote te fjales.
    Besoj sul pumi
    Dhe lugati me kupton.

  9. Ben Dibrani says:

    Uroj qe per te miren e ketij vendi PD, kjo tufe zagaresh te pandreqshem , qe ka tradhetuar me dhjetra here interesat thelbesore kombetare, te ece me sukses ne rrugen qe ka nisur drejt … shkaterrimit perfundimtar. Meqe ra fjala, kush e ka vrare B. Kaloshin dhe cfare rrace jane keta qe per interesin e tyre te dites flirtojne me vrasesit e prinderve?

  10. Tom says:

    Per Lugatin.

    I nderuar, duhet ti themi te vertetat ashtu si jane per te gjitha palet. Nese me ke ndjekur, i them njesoj fjalet edhe per palet e tjera, si edhe per ata te cilet na qeverisin sot. Ka shume per te thene.
    Persa i perket diversanteve, une jam shume me i ri dhe nuk e kam jetuar ate kohe, por nuk mund ti them perralle sepse eshte nje fakt historik, i njohur nga deshmite dhe dokumentet e sherbimeve e zbulimeve, amerikane, britanike, italiane, greke, jugosllave, e sovjetike. Ne to jepet numuri i bandave te organizuara, emrat e diversanteve, terreni ku vepronin, koha e veprimit, agjente dhe bashkepunetore te cilit sherbim ishin. Vetem te vrare te pafajshem, pra jo nga rradhet e forcave qeveritare, por kryesisht fshatare te pafajshem keto trupa diversive kane ekzekutuar rreth 1500 vete, kjo shifer me dokumente. Kjo eshte historia dhe askush jo vetem nuk duhet ta mohoje por edhe te mos e harroje. Kjo histori i duhet mesuar edhe nxenesve ne shkolla sepse eshte pjese e historise se Shqiperise.
    Ata nuk mundet gjithashtu te permenden nga ndonje ze i qellimshem si antikomuniste, sepse krimet e tyre nuk mund te justifikohen politikisht, gjithashtu nese do ti hedhesh nje sy emrave dhe listave te diversanteve te kapur do te konstatosh se ata nuk ishin politikane, por kontigjente fshataresh, sherbetore te bajraktarit apo te genjyer prej tij, dhe qe me pas me arratisjen dhe veprat kriminale ju futen rruges se krimit.
    Ka edhe nga ata te cileve ju fal jeta dhe u denuan me burgim, e sot jane gjalle, e bejne si te persekutuar, drejtojne shoqata, te cilet e kane fshehur damken e kriminelit, dhe kane kapur flamurin e te persekutuarit antikomunist.
    Une dhe ti Lugati i lejuam keta te fshihen. Te persekutuarit e vertete i lejuan keta te fshehin te kaluaren.
    Ne duhet te perulemi me nderim perpara te persekutuarve politike te vertete, qe u denuan, u internuan per shkaqe biografie, se sa per politike rralle eshte denuar ndonje me ide, e shumica e atyre politikeve, ishin nga ata qe thonin ska domate e ska kete e ska ate.
    Ne duhet te harrojme dhe te largojme merite me njeri tjetrin per qellime dhe çeshtje qe na bashkojne te gjitheve per zhvillimin e progresin e Shqiperise, por te vertetat e sotme dhe te te kaluares duhet ti themi hapur e pa komplekse, sepse keshtu ndihmojme me shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje