Një përgjigje “dibrançe” ndaj arrogancës dhe dhunës

12 Shtator 2016, 12:27Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Ka ndodhur rëndomtë në këto 25 vjet demokraci që partitë politike të përdorin çdo mjet për të arritur atë që është edhe synimi i një partie politike, pushteti. I cili vjen nëpërmjet votës së popullit. Pikërisht mjetet e përdorura në fushata elektorale në këto 25 vjet na rikujtuan mbrëmë teksa numëroheshin votat në Dibër se si në fakt ka ndryshuar votuesi shqiptar dhe politikë-bërja.

Padyshim që simbol i përdorimit të çdo mjeti për të arritur të vota, duke e cënuar vazhdimisht atë është ish-kryeministri Berisha. S’ka nevojë të zgjatem në këtë pikë sepse e njeh i madh e i vogël doktorin dhe bëmat e tij.  Sali Berisha nuk ka dalë aspak nga PD, sado të thotë PD-ja që ajo ka dalë nga doktori. Sado figura të reja në moshë që Basha të integrojë në strukturat e partisë më të madhë opozitare, nuk mund të zhbëjnë faktin se thelbi nuk është mosha, por filozofia politike e një partie.

U pa qartë në Dibër se si PD u investua deri në paligjshmëri për të arritur një rezultat pozitiv. Nuk la as Xhelal Mziun e famshëm për aferat dhe skandalin seksual me “Shamikuqen”, as Sefgjinin e famshëm të SHIK-ut famëkeq të Gazidedes, as të tjerë të inkriminuar që nuk ngurruan të ushtronin edhe dhunë ndaj qytetarëve. Natyrisht nuk kishte si të mungonte deputeti Flamur Noka, i cili sipas raportimit të policisë nuk ju përgjigj ndjekjes së saj dhe sipas denoncimit të një qytetari e kishte kërcënuar me armë, së bashku me “bandën” e tij.

Arroganca do të vazhdonte me makinat e shtrenjta, xhirimet e gomave në orët e vona të natës për të mbjellë tmerr tek votuesi i majtë ose ai i pavaruri. Pushteti që ju jepte arma apo makina super e shtrenjtë, i bëri eksponetët e PD-së që të mos e kuptonin gabimin e madh që po bënin. Në një zonë ku varfëria është evidente, të shkosh mes luksit dhe të kërkosh votën është padyshim e tepruar. Pikërisht kjo arrogancë e PD-së, ju bëri alergji dibranëve, të cilët u ndeshën edhe me 2 pamje simbol të fushatës që qarkulluan në të gjtiha mediat. Momenti kur Sherefedin Shehu me një arrogancë të panevojshme i flet policit me fjalët “Provoje, guxo afrohu, guxo” dhe momenti kur kandidati i ASHE-së la në mes fushatën për t’i mjekuar plagën të dhunuarit nga PD.  Ky padyshim ishte një moment ku dibrani pa nga afër arrogancën e PD-së, më keq akoma,  të krerëve të saj.

Rezultati i deritanishëm nuk është as më pak e as më shumë se një përgjigje “dibrançe” ndaj arrogancës së PD-së, e cila me filozofinë e vjetër dhe me mjetet e vjetra shkoi t’i bënte karshillëk dibranëve në shtëpinë e tyre. Sa më shumë PD-ja dyndej në Dibër, aq më shumë rritej antipatia ndaj saj. Votat e numëruara deri më tani dhe trendi i tyre në çdo kuti është tregues i pakundërshtueshëm se sa më shumë PD-ja turrej në Dibër, aq më shumë largohej Dibra nga PD-ja. Është poashtu tregues i pakundërshtueshëm se sa më shumë Basha thotë se po largohet nga politka e Berishës, aq më shumë politika e doktorit ngulitet në PD. Këtë e tregoi në Dibër këtë fushatë. Kjo politikë kishte marrë përgjigje të qartë nga qytetarët në 2013-tën dhe më pas në 2015-ën. Vazhdimi i saj në këto zgjedhje  solli pasojën e pritshme, atë të thellimit të rezultatit për kandidatin e majtë. Kjo ishte gafa e PD, strategji e vjetër (që kishte treguar që është e dështuar) në një betejë të re. Basha kërkoi rezultat të ndryshëm me një formulë që e kishte nxjerrë 2 herë humbës.

Në një proces të mbarëvajtur që ka pasur shumë pak probleme krahasuar me ç’jemi mësuar të shohim në zgjedhjet që zhvillohen në Shqipëri, mbetet aspak për të kontestuar por shumë për të reflektuar nga ana e PD-së. E cila për fatin e saj të keq, duke u angazhuar kaq fort në Dibër veçsa tregoi se alternativë të sajën ka trembejn, dhunën dhe arrogancën. Që të treja këto,  qytetarët i kanë mundur e këtë fatkeqësisht mesa duket PD nuk e  ka kuptuar. Humbjet e zgjedhjeve në Dibër dhe pse u investua i madh e i vogël nga SHQUP-i, tregojnë edhe njëherë se sa nëvojë imediate e ka kjo parti pasjen e një alternative reale për pubikun, larg strategjisë së vjetër që i ka ikur moda dhe ndaj së cilës askush më nuk trembet, aq më pak një dibran në shtëpinë e tij.

9 komente në “Një përgjigje “dibrançe” ndaj arrogancës dhe dhunës”

  1. adeci says:

    Meqe ra fjala, po ai korpusi rinor Hajdari ku perfundoi?

  2. Zani Burimi says:

    Shkrimi eshte shume i sakte dhe eshte nje analize e mençur. “Kush ka veshe, le te degjoje!”. thote nje fjale e urte. Por dhe Basha qe eshte me origjine dibrane (edhe pse dibranet e dine), nuk e ka degjuar tamam ate shprehjen alegorike: “Budalla eshte jo ai qe s’di, por ai qe nuk do te mesoje!”.
    Tani le ta marre Sheh Sherifin e ta çoje ne nje shkolle private te jape mesim per ekonomine, se e shtrydhi ashtu siç e kerkoi vete mendjemadhi i Vleshes!
    vetem ikni pa bere zarar, se do te gjeni belane dhe do t’ju kendojne ndonje avaz si ky:
    “Lulushja po shkon Grykes
    A i njohe 9 Malet e Dibres?
    O Shero, ku e lae kalemin,
    S’ish per mue, por per Rremin!…

  3. Genti says:

    tek Hajdari ku tjeter

  4. SUL Pumi says:

    Zoti MUCA ….. I ke rene konit e konit ,duke na treguar edhe makinat e shtrenjta me fishkellimat e gomave , e kjo nuk luan rrol , se keta te PS vine me buaj me qerre. .Mos u kap nga deget por kapu nga rrenjet . PD perdhosi dinjitetin e popullit te ndershem , perdhosi me brutalitet e genjeu per pronat , perdhosi me brutalitet e genjeu te persekutuarit . Kurse te majtet edhe sikur mos shkojne fare ne fushate elektorale , mjafton te varin xhaketen , dhe e kane te sigurt fitoren .. Ne populli hame dhe bar ………….e PS nuk e tradhetojme . Me thuaj z Muca kush shtrese do i shkoje nga mbrapa ketyre anti shqiptareve te PD Kjo eshte aresyeja e vetme ,dhe ta garantoj PD perfundimisht i beri gropen vehtes ,e ja futi Ramize ALIA i jati i tyre shpirteror. POR MJERE KY POPULL QE NUK SHIKON AS EDHE NJE SHPRESE ; ME KEQEARDHJE ky eshte realiteti i popullit ndershem shqiptar sot.

  5. Bert says:

    Po pse merrni me Berishen e bashen shifni shukriun ju mori votat e per pak ju qiu po mos u merzitni se ju rregullon rama po kot skan than dibrant pa din e Iman

  6. Niko Shpiragu says:

    PD ka dale e fituar ne Diber. Ajo realisht ka jo me shume se 10% te elektoratit, ndersa nga shifrat e deritanishme mund te dalin midis 40-45%. Kjo do te thote se pavaresisht se nuk fitoi kandidatin kete radhe , ajo do ta realizoj kete ne 2017. Ky ishte nje test qe ajo beri per te pare se a do te jete ne gjendje ne 2017 te fitoj me te njejten srtrategji dhe taktike qe pedori ketu: forcen dhe vjedhjen qe e ka instrumentin e saj. Te kthesh nje shifer rreth 10% ne rreth 45% do te thote se ky instrument jep efekt ne Shqiperi sepse vendi nuk ka shtet dhe ligj. Qeveria eshte plotesisht e paafte te ndeshkoje krimin qe e ka emrin PD. Qytetari shqiptar duhet ta kuptoj se e majta shqiptare eshte me se 80% dhe vjen e katandiset ne kete gjendje qe s’ruan dot voten e saj. Edhe pse ajo eshte nje shumice qe s’e ka asnje vend tjeter, kriminelet e 10% e rrahin ate, e marrin zvarre, e perdhunojne, e vjedhin, e vrasin dhe shteti qe ata kane ben sehir. Ai i tregon dhembet e tij vetem me ate duke e ndeshkuar me burg e me masa te tjera represive kur ata arnojne kasollet e tyre dhe ka frike te merret me kriminelet e armatosur, me makina luksoze qe vjedhin voten dhe pasurine e popullit. Me vjen keq ta them, por PD do te vij ne pushtet ne vitin 2017 dhe po e sjell ne pushtet vet e majta per te zezen e saj dhe te gjithe Shqiperise. Edhe vet e ashtuquajtura reforme e Drejtesise do te kthehet ne nje instrument per te ndeshkuar perfaqesuesit e te majtes dhe do te krijoj iluzionin se krimi politik, ekonomik dhe cdo e keqe e ka emrin PS. Qellimi i vertete i kesaj reforme eshte diskreditimi i te majtes para zgjedhjeve qe te vij ne pushtet PD. Oh, sa do te deshiroja qe te isha i gabuar ne keto qe shkruajta me lart!

  7. Na bashkoj kenga popullore says:

    Vertet u lumte Dibranve qe nuk e shiten vehten,shkerdhata le te mbetet shkerdhat

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    O tema

  9. Gezim says:

    He he or tej lum meku
    Kesaj qe thu tej anej ka dibra i thone “me mlu mut me shurre” or lum shojçi
    Tej u shejte per i thes mell e per i ven pune si i asaj cuces
    Ik or ti e ban gjur truc,
    At te bojsh tej
    A more vesh a joo
    Po dojsh me na dal ene i nershem bitha jote
    Po dojke me na thane se opzita ju ka shkojç brekt
    BREK SHKOJÇ
    I KTHEJSHE NJIHER PERGJIGJE DIBRANÇE SHUKRIS E GRUS SE SHUKRIS QE ISHTE KRENARE PER TA ENE SI BURRE ENE SI XHISH
    BREKSHKOJÇMI I MUTIT
    S’TVEJN MARRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje