A do bëhet ushqim për orlat “vrasësi” Veliaj?!

9 Shtator 2016, 10:29Blog TEMA

Nga Anri Bala

Një klithmë zie u trumbetua në të gjithë rrugët e qytetit, e përmes ekranit të televizorit arriti të mposhti dyert, muret dhe dritaret tona! Në qytet ra vdekja! Përmes “kafazit” të madh të SHQUP-it, hijerëndë e me një pamje që të kallte datën, u ngritën fluturimthi orlat për të kapur viktimën apo tragjedinë e radhës. Qielli u nxi prej krahëve të gjatë, tufa e grabitqarëve u lëshua pas gjahut.

Peizazh i trishtë, që të sjell ndërmend një fotografi të Kevin Carter, të publikuar nga “New York Times”, më vitin 1993. Në një qendër ushqimore të Kombeve të Bashkuara, fotoreporteri afrikanojugor, arriti të kap imazhin e një vajze të vogël afrikane, e cila dergjej në tokë nga uria. Pak metra larg vajzës, qëndronte një orl, që priste vdekjen e saj. Pas një viti fotoreporteri fitoi çmimin “Pulitzer” dhe muaj më mbrapa ai kryen vetëvrasje.

Në kohën kur u publikua fotografia në ‘NYT’, pas interesimit nëse vajza ishte ende gjallë, kundër fotoreporterit shpërthyen një lumë kritikash. Kritikat nuk kishin të bënin me shkrepjen e fotografisë, por pse ai nuk e ndihmojë më pas vajzën. Në këtë qendër ushqimore u mësua se në një orë, nga uria, humbnin jetën mesatarisht 12 persona.

Ashtu si orlat e qendrës ushqimore të OKB’s, ashtu edhe orlat e SHQUP-it fluturojnë ulët në kërkim të ndonjë viktime. Ndryshe nga ato, orlat tona janë edhe më të tmerrshme. Ato tentojnë të “zhvarrosin” çdo ditë nga një viktimë, fatkeqësinë e të cilëve e përdorin në mënyrën më të turpshme, politikisht, me pretendimin për të dënuar vrasësit!

Viktimë pas viktime… shtëpi pas shtëpie… arsye pa arsye! Kokëhollë, hundëshkabë e bythë trashur, buzëkuqur dhe të të shpifur orlat tonë janë pa zemër, qënie të papara ndonjëherë! Zoti past mëshirë për ta, por mua s’më dhimbsen fare. Ndjej një lloj përshtjellimi në stomak, një lloj neverie deri në mallkim.

Orlat tonë bëjnë kallzime penale për kryebashkiakë, si fajtor kryesor të këtyre vrasjeve. Natyrisht, këto janë veprime qesharake të një opozite pa kauzë dhe të çorientuar, që politikën e përdorë për mllefe dhe inate personale, për pushtetin e humbur nga vetë ata.

Krejt të degraduar në veprime, i drejtohen prokurorisë, Nishanit ose Gjykatës Kushtetuese, për çdo gjë dhe për asgjë, duke i konsideruar si WC-ët e tyre, ku mund të vjellin sa herë të duan dhe çfarë të duan, për të gjithë ata që i urrejnë dhe nuk i duan…!

Të vjen keq kur i sheh se si janë katandisur, e që nuk dinë se çfarë të bëjnë. Orlat klithin herë pas here, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, për t’i u thënë se janë akoma gjallë si “opozitë antishtet”.

Paditë ndaj Veliajt i bëjnë për të mbrojtur, Dain e tyre, i cili është pronar i Landfilldit prej Lulit, gjithashtu dhe sponzorizues i fushatës së PD-së, i deklaruar pranë KQZ-së. Megjithatë ato vazhdojnë zhvarrosjen me protesta mashtruesish, duke përzjerë në pislliqet e tyre dhe familjarët e djaloshit tropojan, arsyeja e të cilëve është mposhtur nga dhimbja, që po i tretë çdo ditë nga brenda.

Me të njëjtën mënyrë të turpshme, tentuan të përdorin dhe familjen e 16 vjeçarit nga Durrësi, që humbi jetën aksidentalisht në kafazin e ashensorit, por nuk i’a arritën dot. Familjarët e djaloshit të ndjerë, letyrën durrsake me buzë e faqe të kuqe vesh më vesh, nuk e lejuan as t’i afrohej portës!

Sipas orlave djaloshi vdiq, sepse OSSHE i kishte prerë dritat familjes dhe adoleshenti kishte shkuar t’i tregonte nënës së tij. Ndaj fajtore ishte qeveria dhe konkretisht ministri Gjiknuri! Shumë shpejt, drafti i “juristave” të PD-së, po përgatisin kallëzimin për OSSHE-në.

Madje përveç këtyre, Veliaj ka një akuzë tjetër shumë më të rëndë: Vrasje në masë me paramendim?! Një aksident i ndodhur në rrugën e Durrësit, tek Shqiponja, i mori jetën një 80 vjeçari për “faj” të Veliajt, sepse vizat e këmbësorve nuk i ka bërë fosforeshente dhe qytetari nuk arrinte t’i shikonte natën.

Ndërkohë kanë shumë e shumë akuza të tjera për “largimin dhe burgosjen” e Veliajt, por këto janë më të fortat. Është e dhimbshme si arrijnë të bëjnë çdo ditë politikë këta mostra të vetëshpallur politikanë me dhimbjen njerëzore, duke shfrytëzuar fatkeqësinë dhe duke dalldisur me idiotësi, që i bën njerëzit të tallen dhe gajasen.

Kjo llojë PD-je, as me busullë nuk e gjenë dot rrugën e opozitarizmit të vërtetë, por diçka tjetër ka si kauzë: Të bëjë tymnajë, për budallenjtë e rinovuar. Ish budallenjtë kanë vdekur me kohë, e për të mençurit, e rëndësishme është zbatimi i ligjit të shpifjes dhe kallzimit të rremë.

Drejtësia duhet të veprojë mbi shpifjet, mashtrimet, talljet në masë! Drejtësia nuk duhet të pranojë kallzime “skuthash”, nën siglën e një subjekti ose partie, ku askush nuk mbanë përgjegjësi, për dëmin që bën.

Çdo kallëzim duhet të ketë një autor dhe kryesisht palën e dëmtuar, jo bandat e “berihajt”. Përndryshe frikacakët trimërohen, duke u fshehur në mungesën e identitetit dhe ligji kthehet në një skenë tallje dhe kërcënimi.

Zathur.net

5 komente në “A do bëhet ushqim për orlat “vrasësi” Veliaj?!”

  1. Edkari says:

    I shkon per shtat PS-se te ushqehet me gjakun e viktimave.
    Rasti me i bukur eshte i aksidentit ne Gerdec ku humben jeten
    26 persona dhe PS-ja e asaj kohe protestoj dhe deri ke krateri qe
    u hap nga shperthimi dhe nuk mori as edhe nje vote ne zgjedhjet
    e pjeseshme lokale te asaj zone po u rreshtua e katerta midis vetem kater
    kandidateve.
    U lodh e sterlodh duke shqyer 26 viktimat e ne harmoni me orlen mavi
    dhe dy apo tre familjare te tyre qe ne vend te qanin hallin qe i zuri rrinin
    prane zyres shtypit orlit qe te merrnin instruktim se cfare te thonin ne
    Top-channel ne emisionin e radhes.
    Rast shume i bukur per ta krahasuar me olrin mavi eshte dhe 4 viktimat
    e 21 janarit.Orli mbasi hengri deri dhe copen e fundit te ziverit me shoke
    beri aleance me shkaktarin qe duhej te arrestohej sipas Ziverit qe se kuptonte
    se tufa orlave ishte ngjitur lart ne Kullen e Fidelit deri sa te behej gati
    Ziveri me shoke qe ta hanin.
    A dolen ne protesten e 21 janarit kunder bllokut e videos se Ilir Metes qe
    e publikoj Dritan Prifti?
    Ne demokratet do e kapin tufen e orlave dhe fundi i tyre do jete ashtu si e
    meritojne dhe mjere kush do mundohet te mbroje apo te fshehe ndonje orle.

  2. Kanibalet e salikopilit says:

    Nje shkrim YLL Bravo Autorit ANRI BALA
    Perjetojme ngjarjet e kanibaleve
    Por fatkeqesisht po i shohim se ata kane mbijetuar kryetari i tyre po i ndersen gjahun sidomos nxenesit me shembullor lulqim bajges Dhe tufa pas tije turren me nje fryme te asgjesojne gjahun e kryekopilit saih

  3. taipi says:

    o komentuesi me pseudonimin kar-edi ,sic e ke te perparmen e emrit ,ate do maresh ti dhe shpora jote ,amerikano-gjerrm. po vijne ,sdo gjeni vrime ku te futeni.Dhe ne ato vrima qe do tu mbeten te hapura do hani ate pjese te mbiemrit o ed-kar.

  4. miri shkodra says:

    Shkrim shum me vlere , real dhe i besueshem. Fatkeqsisht ne qytetin tim Shkoder ka kaq shum budallenj qe e besojne propaganden e orlave , sa mbajme rekord ne Shqiperi. Dhe shikojeni rezultatin.

  5. nord.al says:

    Jam i sigurt qe “edkari” eshte Jozefina Topalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje