Nuk mund të presim më ish-togerin, që për fat të keq e kemi president

8 Shtator 2016, 09:52Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Çdo dalje e ambasadorit amerikan në publik, në favor të Reformës, krijon një ngjarje në Shqipëri.

Asgjë nuk e ndalon dot progresin e vendosjes së moralitetit në Qeverisjen dhe në Drejtesinë shqiptare.

Por, a mund të pengohet koha nga një president i papërgjegjshëm?

Do të jetë fundi i tij.

Pse, një toger i një shkollë mediokër ushtarake komuniste shqiptare do t’i mësojë demokracinë politikës dhe jurisprudencës amerikane?

Nuk e di ky që ligji është bërë nga ekspertët e nivelit të lartë, amerikanë dhe gjermanë?

Gjithsesi, ambasadori amerikan Donald Lu duhet të vijojë ecjen përpara të Reformës mes eventeve, si deri tani.

Çdo dalje për Reformën e ambasadorit amerikan në Tiranë, ka qenë deri tani një event progresi – domethënë një ngjarje pozitive shoqërore.

Diktatura dhe gjendja e padrejtësisë së gjatë postkomuniste në Shqipëri, i ka bërë shqiptarët që të ecin me dije konvencionale.

Kjo është dobësia që ka shfrytëzuar korrupsioni i niveleve të larta politike në Shqipëri.

Zoti ambasador Donald Lu: “the enemy of conventional wisdom is not ideas but the march of events”; na ka thënë John Kenneth Galbraith (Armiku i dijes konvencionale nuk janë idetë por marshimi i eventeve).

Duhet të vijoni aktin tuaj të daljes në publik edhe kundrejt presidentit shqiptar, sepse ai ka konflikt interesi me ligjin: ai vetë është person që do të hetohet.

Shqiptarët janë në prag të fitores historike, por ajo duhet shpejtuar të vijë brenda shtatorit.

Koha i ka mposhtur tani “heronjtë” e krimit shqiptar.

Por zvarritja ndihmon psikologjinë konvencionale. Vonesa është konvencion i zvarritjes së drejtësisë në Shqipëri.

Kjo nuk duhet të ndodhë.

Shqiptarët nuk duhet ta presin më gjatë ish- togerin shqiptar, sepse zvarritja prej tij e firmosjes së ligjit të vetingut, është fyerje kundrejt shqiptarëve, dhe njëherësh, edhe antiamerikanizëm oriental sui generis.

Shqiptarët duhet të tubohen këto ditë para Presidencës, se vonesa në firmosjen e ligjit, është akt antishqiptar i ndërmarrë nga korrupsioni.

6 komente në “Nuk mund të presim më ish-togerin, që për fat të keq e kemi president”

  1. Asllani telenoveles says:

    Kete Jarin rreckamanin e dergoj Salikari te priste Gjon Kerrin Te shkallet e aeroplanit si roje e rendomte.
    Salikari iku per lesh por gjema pret Zenin e Giten. Nuk kane si ti shpetojne tmerrit hakmarres. Ate dite do ndodhi kur Armina do kete vesh nje pale breke te reja. Me cfare do shohe ajo ne Zenin do I mbushe breket e bukura plot mut.

  2. Treviso says:

    Zoti Spartak, ulogu president i mafjes shqiptare po tregon zgjuarsine e skuadres. Vonesat qe behen jane te studjuara mire prej mafjes. Njeriu jeton me shpresa. Zgjedhjet e reja qe behen per presidentin e ri ne SHBA mendojne se do ti shpetoje nga reforma e drejtesise, kriminelet dhe mafjozet shqiptare. Kjo tregon se ato akoma nuk e kane kuptuar se ne SHBA drejtesia nuk ka lidhje me administraten e re, qe dozgjidhet.

  3. Tacka says:

    Ik o Taku se nuk te ben njeri ty as Drejtor te BKH as Prokuror te SPAK-ut. Mos u lodh kot. Po kur ke qene ti Minister Drejtesie, cfare drejtesie bere…? Nje vrime ne uje ke bere edhe ti, si paraardhesit dhe pasardhesit e tu te deritanishem. Keshtuqe mos u lodh kot, se te iken edhe zeri duke folur e te mbaron edhe boja duke shkruajtur. Ambasadori i SHBA-ve e di vete se si t’i cukise keto kokat tona qe na kane drejtur e po na drejtojne, e ka aq eksperience ai, pa folur pastaj per mbeshtetjen institucionalo-politiko-juridike nga administrata e SHBA-se.
    Puc Taku

  4. Emigranti says:

    Fatkeqesi kombetare qe saliu i beri peshqesh shqiptareve nje sakat ga trupi dhe me keq salkat ba trute. Kjo duket ne kethimin ne parlament te shume ligjeve qe parlamenti i dergon per firme, kjo vetem e vetem se ai eshte i emeruar nga sali berisha dhe i sherben ati.

  5. Demokrati i 91-it says:

    President te kam dhjere ,ste kam kuptuar asnje here……..

  6. asi says:

    Ky president ishte falimentim total per shqiperine,,,, presidenti me i dobet ine 25 vjet,,,,shpresojme qe mos tè shohim presidente kukull qe emerohen vetem per interesat e politikaneve si sali Berisha me shoke,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje