Mesila Doda ishte e qartë në fjalën e saj në kuvend, kur diskutohej ligji i Vettingut. “ Përgjegjësia për keqqeverisjen gjatë këtyre viteve u shkon të dyja partive që janë në qeverisje, PS dhe LSI. Askush nuk mund të fshihet pas gishtit e të bëjë sikur nuk është në qeveri, kur ka ministra në kabinet”.
Në fakt LSI ka qenë komode në qeverisje, si me Berishën ashtu dhe me Ramën. Nëse ka patur sukses, ajo ka qenë pjesë e suksesit, nëse ka patur dështim, ajo nuk ka qenë pjesë e deshtimit pasi zemërimi derdhet mbi kryeministrin. Duke qenë përfituese e qeverisjes, por jo llogaridhënëse politike e publike, LSI ishte komode edhe kur në vitin 2013, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, doli në opozitë dhe kritikonte serbes qeverisjen e Berishës për korrupsion dhe dështim, njësoj si PS që kishte 8 vjet në opozitë. Edhe nën qeverisjen e Ramës, Meta duket po kaq komod. Institucionet që ka nën varësi janë shfrytëzuar për punësime(filozofia me e madhe politike e LSI), apo edhe përftime të tjera. Por kur vjen puna tek përgjegjësia që duhet mbajtur për mosfunksionimin apo keqfunksionimin e këtyre institucioneve, atëherë gishti i njerëzve drejtohet tek Rama. Dhe padyshim kështu duhet të ndodhë, sepse ai është kryeministri. Por, më shumë se nën varësinë e kryeministrit, ne e dimë se institucionet që kontrollohen nga LSI kanë funksionuar, edhe nën Berishën edhe nën Ramën, si qeveri më vetë. Ilir Meta i ka ndërruar ministrat e tij kur ka dashur ai e jo kur ka dashur Rama, madje pa dhënë as shpjegime publike se përse janë larguar. Për Haxhinaston së fundmi, p.sh, mjaftuan vetëm dy rreshta njoftim se ai dha dorëheqjen dhe kaq. Kjo praktikë ka prodhuar kështu një lloj qeverisjeje alla Bosnje-Hercegovina, që drejtohet nga presidentë me turne.
Por tashmë në skenë ka dalë një alet i ri i PS-së, PDIU. Një parti që, po ashtu si LSI, funksionon mbi bazën e parimit aksioner, kush sjell më shumë vota gëzon më shumë pushtet. Parti që s’ka asnjë bosht ideologjik dhe nuk përfaqëson ndonjë shtresë apo klasë shoqërore e sociale(në fak lindi si parti komunitare, por me vendosmëri po e zhvesh vetën nga të qenit përfaqësuese vetëm komunitetit të çamëve). Ajo nuk ka pretendime intelektuale, arsimore dhe sociale, duke i dhënë prioritet gjendjes financiare të personit dhe mundësisë që ai ka për të siguruar vota, pavarësisht mjetit dhe formës. Shprehja e ruralizmit politik “filani na duhet se bën vota”, është bërë kriter bazë për tu përfshirë në strukturat politike e për tu konsideruar nga kryetarët. Tashmë ky kriter është sanksionuar në mënyrë të pashkruar edhe në statutet e të gjitha partive.
Por le të kthehemi tek PDIU. Aftësia e saj për tërhequr njerëz “që bëjnë vota” e shndërroi atë në faktor. Për shkak të natyrës aksionere, ajo s’mund të qëndronte tetë vjet(me gjasë) në opozitë, pasi jashtë pushtetit të tilla organizime politike shpërbëhen. Kështuqë PDIU iu qas Ramës, i etur gjithmonë për aleatë. Aktualisht Rama është duke dhuruar institucione, si të ishin llokume, për krushqinë re politike. Pa pyetur se kë vë PDIU ti drejtojnë dhe çfarë rezultatesh do të prodhohen. Kjo parti pritet ta zgjerojë bazën e saj edhe me ndihmën e parimit “një i punësuar 5 vota”. Ramën nuk e ha shumë meraku se mund të humbasë vota socialistësh në këtë mënyrë, pasi PS ka një bazë solide sociale që nuk e shet partinë “edhe sikur të mos ketë as ujë e as drita”.
Parë në këtë këndvështrim PDIU i ka të gjitha mundësitë të zgjerohet dhe të rivalizojë LSI-në në rolin e “komandës mbështetëse”. Për këtë arsye nuk është çudi që Rama, më shumë se për zgjerimin e koalicionit, ta shikojë PDIU-në si mundësi të zëvendësimit të partneritetit me LSI-në, pasi tashmë e ka provuar se të merresh vesh me Ilir Metën është më e vështirë dhe më e kushtueshme.
Në 2017-ën Rama do të shkojë në zgjedhje me të dy aleatët, LSI dhe PDIU, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për qeverisjen. Nëse PDIU, do të afirmohet më tej në merkaton politike, Rama do ta ketë shumë më të lehtë të merret vesh me Idrizin për krijimin e një qeverise sesa me Metën, i cili ka kërkuar dhe ka marrë më shumë pushtet nga sa ka merituar dhe ka kërkuar përherë të ketë një rol më dominant në politikë, sesa thjeshtë aleati i Ramës apo Berishës.
undefined
Meta duhet te largohet nga politika me nje menyre ose tjeter!
Shum i sakte autori, keta te idrizit i kane blete votat me lek ne dore kurse meta me vende pune. Tani keto dy orkanizata te korruptuara do jene ne pushtete, dhe kjo do quhet rilindja dy. Se rilindja nje ishte me ilire hajdutin. Shqiperia po shkon ne rruge te mbare nga fitorja ne fitore.
LSI-ja ka qene dhe mbetet kanseri i politikes shqiptare. A mundet te sherohet kanseri? Kanseri i LSI-se sherohet vetem po te funsionoje mire reforma qe sapo u miratua.
w cia fusni porshes ju
LSI qenka kanser kurse Shpetimi me Qifet e droges qenka n rregull
aman ore kush ju ve te beni komente kaq naive.
apo ai rrypi gjate qe nuk rron dot me Meten se cdo moment i kujtohet qe dikur i shkruante fjalimet si Demke e vogel qe ka qen
Llogjika e Mentor Kikise eshte shume e drejte, por i mungon nje element i rendesishem. matematika elektorale. Numri i votave qe merr nje parti politike ne zgjedhje nuk percakton mandatet e deputeteve ne parlamentin e ardhshem. Mandatet percaktohen vetem ne baze te formules matematikore te ndarjes se mandateve ne dy koalicionet kryesore dhe me pas ndarjen e mandateve brenda koalicionit. E shpjeguar thjeshte 50 mije vota ne rang kombetar nuk te japin asnje mandat, por 5600 vota ne Korce, per nje parti pjese e nje koalicioni perkthehen ne nje mandat.
Tashme gara elektorale nuk eshte me kombetare, por rajonale, sipas qarqeve te percaktiara ne Kodin Zgjedhor.
LSI mori 18 mandate ne zgjedhjet e kaluara parlamentare jo sepse kishte vota per aq mandate, por perfitoi nga “bishtat” e partive te vogla. Sipas sistemit zgjedhor, partia e fundit qe merr mandat nga koalicioni, mbledh edhe votat e “pa perdorura” te partive te tjera brenda te njejtin koalicion.
Ketu lind problemi madhor LSI-PDIU. Te dyja keto forca politike marrin pjesen me te madhe te mandateve ne qarqet Tirane, Elbasan, Fier dhe Vlore. Nese LSI dhe PDIU hyjne ne koalicion parazgjedhor me PS, votat e tyre ne keto qarqe ndahen dhe me shume gjasa, PDIU do te marre bishtat e partive te vogla. Pra LSI merr te njejtin numer votash, por me pak mandate. PDIU merr te njejtin numer votash dhe me shume mandate. Per shembull, ne Elbasan PDIU ka marre rreth 12.600 vota ne zgjedhjet e kaluara ku ishte ne koalicion me PD. Keto vota i dhane nje mandat deputeti. Nese PDIU do hyje ne koalicion me PS dhe LSI, me 12.600 vota i ka te sigurta dy mandate deputeti. Ky mandat i iken LSI-se. E njejta situate perseritet edhe ne qarqet e tjera ku PDIU merr deputet. Kjo do te sjelle edhe me shume perplasje me PS dhe LSI/PDIU ne luften per koalicionin parazgjedhor.
Sma do mendja qe Meta ta vere shume ujin ne zjarr nga Idrizi me taborin e tij. Çamet gjithmone kane luftuar per poste e qesera e sjane per politike. Me reformen me drejtesi sdo ta kene te gjate deri sa te bien nje nga nje ne rrjete. Historikisht, pavaresisht se me ke ka bere Idrizi koalicion, çamet ja kane dhene votat PD !
o Mentor, shkojne bashke ne 2017 per zgjedhje ps me lsi eshte nje pikpyetje e madhe, me shume gjasa ka per jo, dhe kjo nuk do shume mend
Vetem 7 komente lejohen per Ilir Mutin.
Tema, o gangsters of Ilir Meta.
Mos prisni te ndodhin cudira.Edhe ne2017 eshte i njejti koalicjon.Idrizi nuk luan asnje rol.Llogjikishte eshte nje parti came si kundervenje e pretendimeve teritorjale te qarqeve ekstreme greke.Platforma politike e saj eshte ndryshe nga e Ps.Si ne koalicion me Ps ose me Pd kjo parti nuk jep azgje ne politiken shqiptare.Ndarje te tilla brenda nje kombi ngadalsojne integrimin evropjan te popullit shqiptar.Camet si me Enverin dhe me demokracine zaptuan cfare deshen.Kjo ka qene dhe eshte piksynimi i tyre ne politiken shqiptare.Me Sali serbin zaptuan ku deshen me Nano pianecin i zgjeruandhei kthyen prona te trashegushme.Me Ramen duan te sigurohen qe reforma[po u be] te mos ua heqi.Kjo eshte politika qe do Idrizi ne mes te te fortve.
KRIMINELETE E POLITIKES SHQIPTARE: PS – PD – LSI!!!!!!!!