Një dron që xhiron vetëm mbi një plazh të Sirisë “së bukur” kaloi më shumë sesa reklamë për turizmin, një provokim për pjesën tjetër të botës. Megjithatë, përpjekja e një vendi në luftë ku priten koka e vdesin fëmijë të pafajshëm, ku sheh si të vetmen dritë, turizmin; mund të shërbejë edhe si një leksion për vende si Shqipëria që jetojnë në paqe.
Këtë verë nuk pushova gjatë për një mijë arsye që lexuesit e këtij shkrimi nuk kanë pse i interesojnë. Por në fund të gushtit shoqja ime më ftoi të bënim 3 ditë në jug bashkë me vajzën e saj të vogël. Në fund të udhëtimit desha të shkruaj. I kisha të gjitha fjalitë para syve por një ndjenjë patriotike më pengoi. -Epo u bë rrugë kjo marrje e Shqipërisë me të shara e kritika sa herë mbyllen sezonet dhe kështu vendosa të mos pickoj asnjë germë mbi tastierë.
Por ja, të del spoti i qeverisë siriane, me një dron, një motor uji, disa çadra të lodhura ku vetëm pak km më tutje luftohet, dhe me kurajë të shkruan në fund se prapëseprapë; Siria qe e bukur. M’u fanit Shqipëria e jonit. E bekuar me diell, guralecë, pa luftë dhe yje që diku andej nga Drimadhes kujt i ka rënë rasti të jetë i vëmendshëm, ato janë më afër se kurrë me tokën. Mbrëmjet janë si një ëndërr me fishekzjarre dhe mund të mendosh që ka ditëlindjen Armina. Por në fakt janë thjesht yjet e jugut tonë.
Nga Tirana u nisëm herët. Bëmë atë ndalesën për një kafe dhe për dridhurat e Melit të vogël në Fier. Kafja të vjen helm se meqë kanë punë marrin me siguri cilësinë më të dobët. Duke ngjitur Llogaranë, propozova se një ndalesë te sorkadhet duhet të ishte një magjepsje për të voglën. Fëmijët mrekullohen aq shumë më kafshët. Ishte ora 9 e pak minuta dhe dera e parkut të Llogarasë qe e mbyllur. Dallohej një letër e vendosur nga ana e kundërt që duhet të kishte diçka të shkruar me siguri por që nuk e deshifroje ashtu të varur, mbrapsht. Për fat u shfaq një burrë por që gjatë komunikimit kuptova se nuk ishte edhe aq fat. Me një ton nervoz u drejtua si kompetent: është mbyllur nuk e shikoni letrën?
Jo- u përgjigja unë. Letrën e keni vënë mbrapsht dhe e lexoni vetëm ju nga brenda. Në fakt donim të shihnim sorkadhet. Kam një vogëlushe që sot mund t’i shihte për herë të parë. Bëhet që të futemi?
-Jo, ka orar këtu goce. Sorkadhet vetëm në orën 10.
U largova, hapa derën e makinës dhe ju drejtova Mel si të ishte vajzë e madhe :- Sorkadhet zgjohen në 10 shpirt. Letrën njoftuese e kishin vënë të zotët por mbrapsht. Ai xhaxhi është më nerva edhe pse është ende Gusht, piku i sezonit turistik. -Mel qeshi si gjithmonë me mimikat e mia dhe nuk e çau kokën për sorkadhet gjumashe.
Në Drimadhes për shkak të mungesës së tabelave mezi gjetëm rrugën për te hoteli, i cili ishte i pashëm, i ri, i pastër dhe me një kuzhinier të mirë. Menaxherja ishte një vajzë e gjendur dhe të ofronte komoditet por ja që nuk varët çdo gjë as nga të zotët e hotelit. Në drekë të gjithë zonën deri te bregu e pushtoi era mut. Kamerieret nuk dinin ç’të na thonin. Pyesnim se çfarë kish ngjarë, kur mësuam se një gropë septike ishte menaxhuar keq dhe inxhinierët e ardhur me urgjence nga Tirana po e rregullonin. Mbrëmja kaloi po ashtu e parfumosur si më keq. Të nesërmen gjithçka ishte larë dhe kish shkuar në vend. Jeta rinisi në hotelin e bukur. Merrnim rreze, pinim frape me akull, dhe dëgjonim këngët e Alban Skënderajt në sfond.
Pasditen e ditës së dytë dhe ditën e tretë te çadra rikthehej herë pas herë një erë e rëndë. Melit ju bënë kontrolle të befasishme, por nuk ishte ajo. Madje shihnim dhe njëri-tjetrin me dyshim, se veç aromës së sikletshme asnjë gjurmë apo shenjë.
Edhe sot që po shkruaj nuk e di se e kujt ishte autorësia e erës te çadrat buzë detit. Mbeti enigmë! Ishte si një duhmë. Vinte dhe ikte në një formë kokëfortë.
Kur shoh fotot çdo gjë më duket kaq e bukur. Sepse aty është gjithçka veç erës. Dhe sa zili i kam sorkadhet që zgjohen në 10 dhe nuk kanë zbritur kurrë për të parë sesa “terroristë” jemi ne me pjesën më të bukur të këtij vendi. E gjitha që kujtoj tani është kur thonim se sikur mos vinte era m…do ishim shumë të lumtura. Le të flinin sorkadhet deri sa t’ju qepeshin qerpikët po të ndienim pak aromë deti dhe jo metabolizmi perfekt! Aq më tepër që ato ditë, deti në Drimadhes kishte një blu të mrekullueshme sikur kish dalë nga reklame e Cartier.
Ne kemi një Jon që nuk e trajtojmë si të ishte i Joni. Një Jon që nuk ka nevojë për dron, biznesmenë pasionantë dhe gazetarë që të shkruajnë për të. Mjaft mos i bëjmë m….
Përshëndetje Mira Kazhani,
Një shkrim që meriton çmim, por çmimi që të mos ketë erë, sidomos ajo era e Llogorasë që i rras sorkadhet në gjumë. Bregdetin e ka marrë lumi dhe llumi..
Suksese. Gjithë të mirat.
I vetmuari buzëplasur nga Berati.
Simon Vrusho
Berat, 05 shtator 2016
Po ju nuk e keni kuptuar pse vjen ajo ere atje
Se ai vend emrin e vertete nuk e ka Drimadhes , por e ka Mutadhes , ndaj vjen ajo ere atje
Meqenese paske permendur shqip fare fjalen mut, nuk e lexova deri ne fund shkrimin sepse filloi t’i kundermoi era.
Shume e lezetsh(ç)me , gazetarja. Aq sa e kendshme duket, por e dhjet fare kur perdor fjalen mut.
Nga jeni me origjine moj çupe? Mos nuk je shqiptare?! Se ndoshta andej nga vjen ti muti vjene ere tjeter dhe sorkadhet zgjohen me herret.
Nuk i kuptoj keto shkrime me kaq mllef…
Ose me sakte, kuptoj qe duke kritikuar e share gjithcka, sidomos kur vete nuk ke asnje kontribut, del vete me i zgjuari e me i miri. Por nuk mundem ta pranoj kete si shfaqje normale te qytetarise.
Do ishte e ndershme qe zonjusha te vinte ne dukje ne kete shkrim (sepse besoj se e di, ashtu si gjithe te tjeret), se ato sorkadhet ne Llogara nuk jane ne nje park publik. Ato jane ne nje biznes privat, i cili kujdeset per to, dhe si i tille vendos rregullat sic i gjykon. Gazetarja ka kerkuar qe ne rastin e saj, besoj meqe ka pasur femije te vogel me vete dhe jo meqe eshte gazetare qe te ben gjemen (sigurisht, ky shkrim eshte parimor dhe ska lidhje fare me hakmarrjen!!!), pra ka kerkuar qe ne rastin e saj te behet nje perjashtim nga rregullat. Por nuk eshte munduar te marre ne konsiderate qe ne ambientin ku mbahen sorkadhet, ka edhe shtepiza ku pushojne kliente, te cilet besoj se do ndiheshin te zhgenjyer nese qe ne pike te mengjesit dikush do vraponte pas sorkadheve me tone te larta duke ju hyre deri ne verandat apo dritaret e shtepive per te cilat kane paguar. Ashtu sic gazetarja eshte shqetesuar nga proceset inxhinierike apo biologjike ne hotelin e saj ne bregdet, besoj se me te drejte do ishin shqetesuar edhe ata nga mungesa e qetesise dhe privatesise. Keshtu qe ky rregulli i ores 10 ne nje biznes privat, jo vetem qe me duket pa kuptim te sulmohet pasi eshte privat, por me duket edhe i arsyeshem. Personalisht kujtoj se kur isha ne kete ambient gjate veres, pashe njoftime qe i ftonin qytetaret te cilet shkonin per sorkadhet, te mos afroheshin prane kabinave pasi aty kishte pushues. Sigurisht, pakkush i kushtonte rendesi ketyre njoftimeve.
Sa per ata qe i bejne m…. Jonit, epo, besoj se ia bejne ata qe pushojne prane tij, si vete gazetarja ne fjale. Se nuk besoj ta kete mbajtur zonjusha deri ne kthim, qe t`i beje m…. Tiranes dhe gjithe Shqiperise me kete artikull.
Mel eshte shkurtim i Melani, prandaj kuptohet qe zonja nuk eshte shqipetare.
O NJEREZ PO SI ORE SE PERKRAH NJERI KETE ZONJUSHEN, AJO NGRE NJE PROBLEM I CILI ESHTE FIKS SIC E THOTE AJO E MBASE EDHE ME KEQ SE KAQ E TE TERE I TURRENI ASAJ . MODELI KOMUNIST MERREMI ME ATE QE SHKROI ARTIKULLIN KUSH ESHTE E CA KA BERE ASKUSH NUK DENJON TE MERRET ME PROBLEMIN QE AJO ME SHUME TE DREJTE E ME KURAJO E NGRE NE SHKRIM.
UNE THEM JUGU E PAK ME PAK VERIU ESHTE KATANDISUR PAK ME KEQ SE CE PERSHKRUAN AJO ZONJUSHA DHE VETEM E VETEM SE MAKUTERIA SKA ME ASNJE KUFI NE VENDIN E SHQIPONJAVE PA SHQIPONJA.
Paçavure shkrim.
Mira me duket ia paska futur pordhes vete ne cader dhe tani i duhet te beje nje shkrim te sqaroje shoqet ?
Kur bere ato intervistat me Izetin ne gazeten Dita thashe goxha vajze, po kur te degjoj e te lexoj me pas se si me dukesh sikur nuk jeni i njejti njeri
Gazetarja ka te drejte lidhur me shqetesimin qe ngre. Emri i jashteqitjes se njeriut ai eshte, sikurse e la shkruar ajo. Dhe besoj dihet qe ate emer nuk ia ka vene ajo. Edhe njeriu i pare qe i ka shqiptuar ate emer nuk ia ka vene as me kuptim perkeqes apo fyes per ate nenprodukt erekq e as pernderues i asaj mbetjeje; thjesht i duhej vene nje emer per ta patur si mjet komunikimi mes njerezish. Mese gazetarja do kish perdorur nje sinonim metaforik te emrit te lashte e njejta gje do te nenkuptohej. Perdorimi i asaj fjale nuk do te ishte i nevojshem nese nuk do te mungonte kultura e administratoreve te lendes erekeqe e namuzcenuese. Duket qe gazetarja e ndjen qe vetem perdorimi i drejtperdrejte i emrit parak te asaj felliqesire, qe nuk eshte e nuk duhet te perfshihet ne menyne e pushimeve, mund t’u zgjoje vetdijen e ndjenjen e detyres pergjegjesve perkates po edhe opinionit qe ben gjume te qete e te embel fladitur nga aroma e menderit. Pra, mund te komentohet nese eshte ose jo i sakte shqetesimi qe ajo ngre. Etika do kerkuar te shkaku.
Ah moj zogez e bekuar,je shume yll per te tilla vuajtje qe ke hequr. Nuk te meriton jugu jone ty ,ti duhet te besh pushime ne bodrum ose ibiza tani qe je super yll nga fytyra dhe trupi. Turizmi jone eshte per turiste angleze dhe amerikone pa pretendime ,ndersa moshat e reja shqyptare duhet te shijojne ,Mychonosin ,ose Ibizan.
“Drimadhes” e satëme qifsha motren.
Drimadhë-a eshte Shqiperi je greqi more te qifsha familjen!
Shpresoj qe kete rast ta kete marre ne dore policia. Eshte kriminale qe zonje te nderuar burrelase (znj. Kazhani) ti shkerdhehen pushimet nga nje bythe e papergjegjshme. Eshte dhe pune imazhi per vete gazetaren pastaj, se me mua psh sa here do lexoj Kazhanin do me kujtohet kjo historia e pordhes…
Gazetarja MIRA KAZHANI, ka te drejte, sepse tregon gjendjen aktuale te plazheve dhe te bregdetit ne jug te vendit si administrohet. Ne kete menyre tjetri, tjetra ose me familje, pafamilje nuk marrin mundimin te shkojne ne bregun e jugut te harxhojne paret pa marre sherbimin e duhur dhe me cmime te kripura.
Dihen dhe kemi raste qe nuk te bejne as sherbim dhe nuk te bejne asgje ate qe kerkon nje pushues dhe me mendjen e tyre perverse thone “sa te zgjuar”, “sa te shkathet” qe jemi, ja hudhem me luge bosh, por me cmime te kripura.
Keto lloj personash ose keto lloj pronaresh qe nuk dine se cfare eshte biznesi, por vetem fitimi i pamerituar po i vjen koha qe ti dali boja. Nje fjale e urte popullore thote: “Nuk lahet muti me shurre”.
Ne lidhje me cmimet, nje cader me dy shezllong 20000 lek te vjetra, nje pilaf ose makarona 6000 lek te vjetra, nje krikell birre e vogel 5000 lek te vjetra, nje pjate me dy veze te ferguara 12000 lek te vjetra.
Me e “mrekullueshmja” eshte kur ne hotel ke femra turiste te huaja dhe posa del per ne plazhe me kostum banjoje duke filluar nga pronari, banakieri, kamarieri dhe kush tjeter qe punon ne hotel ti ngulin site tek zogu.
Ju them me “bindje te plote” shkoni perseri, se do ju vendosin nofke, he mo ky qenka budalla fare, sepse e ngrenka sapunin per djathe.
Po çpret vleresime per Detin nga nje gazetere maloke. Kur u be edhe kjo gazetare mos mbett malok pa u bere.
BEN BEN
” Sorkadhet zgjohen ne 10 Mel” !
Duke lexuar tekstin del se titulli duhet te ishte ” Sorkadhet zgjohen ne 10, Mel”. Kjo presja, e njohur per tjetersim mendimi. Edhe kjo gazetare gjuhen shqipe mund ta kete te dores se dyte !