Kujdes: Krenaria është mëkat

4 Shtator 2016, 20:29Blog TEMA

Nga Ardian Vehbiu

Janë momente kur gëzimin e natyrshëm katolikëve, edhe atyre shqiptarë, po ua shurdhojnë e mbytin rrahjet e gjoksit të politikanëve, oportunistëve, kombëtaristëve, cheerleader-ëve dhe të gjithë atyre të tjerëve, që përfitojnë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, për të shprehur “krenarinë” e tyre – si bashkatdhetarë të saj, si shqiptarë dhe, veçanërisht, si pasagjerë që sapo i kanë hipur kësaj karroce.

Këtyre do të doja t’u kujtoj se për Krishterimin, krenaria është mëkat; madje për shumë mësues të kësaj feje “mëkati origjinal”, që përfton çdo mëkat tjetër dhe e ushqen; aq sa C. S. Leëis ta ketë quajtur “vesi thelbësor, e keqja më e madhe.”

Krenaria e shumë prej atyre që shpallin se “janë krenarë” për këtë ose atë, shpesh nuk është veçse një manifestim naiv i boshllëkut shpirtëror, ose i dëshirës instinktive për ta jetuar jetën në mënyrë parazitare.

Këtyre u ofrohet sot edhe krenaria për Nënë Terezën si alkool falas, në banketet populiste të pushtetit.

Përkundrazi, krenaria si mëkat shqetëson më shumë në sjelljet dhe qëndrimet e klasës në pushtet dhe në tam-tamin e mediave që e zbavitin këtë klasë, duke ia kënaqur etjen për krenari.

Te pushtetarët, që sot e kanë bërë të tyren Nënë Terezën dhe janë vetë-shpallur bujshëm si titullarë të kremtimit publik të shenjtërimit të saj, duke u vënë në garë se kush do të fitojë më shumë hapësirë në ekranet; te këta pushtetarë sot të babëzitur për Nënë Terezën, i gjen me bollëk të tre llojet e krenarisë mëkatare: vanitetin, ose preokupimin me dukjen; mendjemadhësinë, si bindje superioriteti se ti je më i mirë se tjetri; dhe arrogancën, si vetëmjaftueshmëri në rendin e sendeve.

Si mëkat, krenaria i kundërvihet përvuejtnisë; ose pikërisht atij virtyti të krishterë, për të cilin e kanë admiruar kaq shumë Nënë Terezën. Prandaj nuk po më duket se ka ironi më të madhe, që shenjtërimin e kësaj gruaje sot ta shoqërojë krenaria dhe pompoziteti – dhe aq më pak krenaria e një elite, si kjo që drejton sot Shqipërinë, dhe që ka dështuar në misionin e vet njerëzor.

Unë nuk jam fetar; dhe konceptin e mëkatit e përjetoj nga pozitat e një agnostiku – ose si shkelje të detyrimit që kemi, si njerëz, ndaj të tjerëve. Megjithatë, gjithnjë jam gati ta pranoj admirimin tim për moralin e Ungjijve, përballë idhujtarisë që ka përmbytur sot kulturën pop dhe që synon t’i bëjë qytetarët të adhurojnë jo të drejtën, as të mirën dhe as të vërtetën – por thjesht forcën lakuriqe.

Shënim: për disa nga parashtrimet më lart, në lidhje me krenarinë si mëkat brenda etikës së krishterë, i jam referuar gjerësisht këtij artikulli nga Paul Sands: The deadly sin of pride.

Peizazhe.com

6 komente në “Kujdes: Krenaria është mëkat”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    KRENARIA kristiane e shenjterimit te Shen Anjezes[TEREZA] eshte sot nje kunderpergjigje dhe grusht i fort qe u perplaset ne fytyre turkoshqipfolesve ne Shqiperi e me gjere, qe per 5 shekuj jane krekosur me ”krenarine” e Sulltanit………………
    Sot u ndjene krenare kristianet shqiptare,por a pyetet pertej kufirit[apo edhe brenda] ”krenaret” e Sulltan Muratit ,Terrnaven, baba Mondin apo ndonje tjeter nese ndihen ”krenare” per kete dite te SHENJTERIMIT te Shn.Tereza-s!!??
    Gazetare,analiste apo kroniste:
    Perpara syve i keni,mjafte prane,pyetini dhe na ktheni pergjigje.
    KRENARIA eshte identieti i nje kombi,dashuria per rrenjet dhe kombin ne te cilin ben pjese.

    1. Brida says:

      Krenaria e tepruar eshte mekat,krenaria kombetare eshte bekim ?

  2. kalorsi i peles says:

    prandaj nuk bejn prokopi shqiptaret si komb se jan “komb krenar” qe po ta shtjellosh drejt del “komb pordhac”!
    sepse, krenari dhe pordhaci jan identitete ne me te shumten e rasteve.
    dhe sa keq qe politikanet shqiptare pordhnuan ne mitingun ne vatikan dhe vazhdojn te pordhnojn edhe me ne kthimin ne shqipni.
    qielli shqiperis u perskuq jo nga perendimi romantic diellor,por nga gazi pordhnor qe leshojn politiksat shqiptare nga bythet e tyre te fryta si bombla gazi.
    futini shtizen n sum bythfryreve shqiptare qe ti shfryhen sumet e fryra si bullçit e te pangopurit.

  3. Centauri.al says:

    E para, ju zoti Vehbiu, me te drejte sillni ne vemendje faktin se ne moralin kristian ungjillor, krenaria eshte mekat, po aq sa pervuajtenia eshte nje virtut. Por juve shqetesoheni me kot se krenaria e shqiptareve e derdhur bujshem aty ketu, si ne rastin e shenjterimit te Nene Terezes, do ti demtoje ata, shqiptaret, dmth do te na demtoje neve si komb.
    Nisur nga fakti se tejpertej historise se tyre jo te lavdishme, shqiptaret si komb kane qene te roberuar, te shfrytezuar dhe te perdorur dhe, prandaj, edhe te perulur, te padalluar, te rrudhur, te pervuajtur dhe jo krenare, do te duhej qe penat dhe mendjet intellektuale shqiptare t’i benin hosanara pikerisht KRENARISE se shqiptareve dhe jo pervuajterise ungjillore te tyre.
    Se jo me kot, per t’i ndricuar, mevetesuar e mbrothesuar ata, rilindasit tane sollen ne vemendjen e tyre KRENARINE e te qenurit shqiptar, si shenje e pare dhe e domosdoshme e vullnetit per kombformim dhe shtetformim.
    Ne asnje kohe dhe ne asnje cep te rruzullit tone, ne Lindje apo ne Perendim, asnje komb a shtet nuk eshte ngjizur pa faren e krenarise identitare dhe, edhe nese nje vullnet vigan individual a figure e spikatur e tyre, me shpate a me dekret ka krijuar nje shtet a nje komb, per te mbijetuar ka perdorur pikerisht ngjizjen krenarise identitare te nenshtetasve te tij.
    Ja pse, shqiptareve u duhen dite si kjo, si dita e shenjterimit te nje shqiptareje si Nene Tereza, qe te mund te mblidhen, te vishen bukur, te shpalosin flamurin e tyre, te cirren, te bertasin dhe te kendojne, te shpallin para botes se Shenjtorja me e re e njerzimit, Nene Tereza, eshte shqiptare, ka te njejtin gjak e fis me ta dhe se ata jane krenare per pervuajtesine e saj dhe per mesazhin e sherbimit e dashurise se njeriut per njeriun, dashuri e sherbim pa kushte dhe pa shperblimin e tamtameve dhe fanfarave.
    Se dyti, ju vete zoti Vehbiu, jeni misherim i krenarise dhe egos tuaj intelektuale, krijuese sfiduese. Ne tere veprimtarine dhe publicistiken tuaj nuk ka pervuajtje, nuk ka kompromis dhe tolerance, nuk ka “kthe faqen tjeter” nese dikush te godet ne faqe dhe, jo rralle, mund te gjesh ne replikat e tua me tipa polemizues intrasigjente, verdiktin krenar urdheror: Ky eshte Portali im, une bej rregullat, nuk te pelqeu, shko gjetke!
    Personalisht, nuk kam asgje kunder kesaj sjelljeje tuaj, pervecse e gjej ate ne kundershti me predikimin e shkrimit tuaj te sotem.
    Se treti, shkrimi yt me tematike Shenjterimin e Nene Terezes, per fat te keq, i bashkohet nje serie shkrimesh me te njejten tematike, te nje grupi personazhesh publicistike qe, zakonisht, kane gjetur te behen interesante, te vihen ne dukje dhe te veteshiten me mire, me qendrime “kontraverse”, me llogjike dhe moral te dyshimte dhe, gjithmone, ne kurriz te interesave publike te shqiptareve dhe te te pasqyrimt te realiteteve.
    Pa dashur te bej listen e tyre, sepse shkrimet e tyre jane akoma te fresketa ne vitrinat e faqeve online te medias sone, dua vetem te theksoj se morali dhe dobia publike e shkrimeve te tyre, eshte shume me poshte sesa prezenca ne Sheshin e Shen Pjetrit e disa figurave politike shqiptare te njohura apo te perfolura per qendrime e veprime te dyshimta.
    Te pakten, keto figura u gjenden atje, per ti bere jehone krenarise shqiptare, ndersa disa publiciste me moral te dyshimte, u bien daulleve te dyshimit, te cvelftesimit dhe te erresimit te Shenjterimit te shqiptares se madhe Nene Tereza.

  4. hum says:

    ju dhjefsha perkthyesit me nje mut, proud= krenar, mos e ngaterroni me mendjemadhesi.

    humble- i thjeshte, mos e ngaterroni me obedience.

    s’ka asnje gje te keqe te jesh krenar per arritjet e tua apo te tjereve.

  5. k says:

    Shqipëria është baçja ku zoti ka mbjellë të gjitha veset më të poshtra të njerëzimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje