Stela pik Stelina, me dy l

4 Shtator 2016, 18:33Blog TEMA

Nga Elvin Nuri

Më kishte kapur vapa me siklet dhe po ecja pak i hutuar, për faj të trotuarit që reflektonte keqazi diellin e 4 shtatorit. Madje qarkullon edhe një legjendë mbi ndjeshmërinë e “sybardhoshëve” ndaj dritës. Nejse, ndodhesha ne Bllok, dhe para se të vija njërën nga këmbët tek vijat e bardha, në një nga kryqëzimet qorre, për pak më vuri nën rrota një tip me fuoristradë akullore, të re. Ngjyrë diarreje metalizato. Tipi që po e ngiste frenoi, por me kokën e kthyer nga ana tjetër.

Mendova: Po ky topshi merr kthesën dhe futet në kryqëzim me kokën nga krahu tjetër?!

Nuk kishte faj…pikërisht nga krahu tjetër i trotuarit po bëhej gati të kalonte rrugën një cicëderre dhe lipsej që me urgjencë t’i zinte rrugën. T’i tregonte mjetin si shkëlqente nën diellin e orës 3. Ajo rishtazi duhej të trembej e t’i ulëriste gjithëfarë të sharash delikate. Ai diç i tha në fillim, por nuk e dëgjova. Ajo, bëri xhiron e makinës nga mbrapa duke buzëqeshur, ndërsa unë prisja që ajo shëmtirë katunarësh 4×4 të zbythej dhe të më lejonte të kaloja rrugën si njeri.

Diçka e papritur ndodhi! Tipi më në fund ktheu kokën nga krahu im, uli xhamin, nga syzet pasqyrë që mbante veshur dallova fytyrën time të rrudhur dhe një cep cice të cicëderres. Mendova: “do kërkojë falje…por unë nuk do e jap veten. Çun shkërdhat, çun i ri, e humb për i tipe me surratin si parakolpi makinës ku ka hipur bythën që e ka larë për herë të parë në bidè në vitin 2009”. Ndoshta nuk mendova kaq gjatë. Ndoshta, nuk po mendoja fare, thjesht sapo kisha mbaruar punë me ropt e tij dhe po bëja një bidè. Se di…mbaj mend vetëm që me zërin si pordhë post-ftohje pëlliti:

– A do ma japësh?!

Çfarë t’i jap këtij unë?!

-Stela pik stelina, me dy l, dëgjova mbrapa krahëve të mi.

Ktheva kokën dhe kuptova që sapo kishte folur cicëderrja! Ktheva kokën sërish nga Tipi dhe e shoh të ngërdheshet dhe t’i japë gaz e të zhduket, para syve të mi që po vuanin peshën e syzeve dhe të habisë. Ktheva sërish kokën nga cicëderrja dhe e shoh të vazhdonte entusiaste në rrugën e saj duke u munduar të nxirrte dhunshëm telefonin nga çanta.

Rrugës për në shtëpi u ndala tek Piramida dhe nisa të rrëmojë në Instagram për cicëderren Stela Pik Stelina, Me Dy L. E kishte profilin private!

U nxeha keq…u ndjeva i shtypur, i përjashtuar, i përbuzur. Ndeza një cigare dhe fillova të fantazojë se si Tipi dhe Stela Pik Stelina, me dy L do njiheshin më mirë…si do të njiheshin prindërit mes tyre, si do të lidhnin kurorë. A e ka gjyshin partizan ai tipi? Sa ka shku kilja kromit? A do na e djegë skedinën St. Etienne edhe këtë vit?! Kush do e fitojë apartamentin e Telebingos? 1 milionë rrënjë kanabis apo më mirë autobuzi Vorës me indietro? Kush do bëjë parimorin online? Është më mirë kredi konsumatore apo overdraft? Fatboy Slim apo Bebe Rexha? E kështu me rradhë.

Kur hyra në shtëpi, në televizor po shenjtëronin Nënë Terezën me vjershat dhe esetë e ultranacionalizmit. U ndjeva edhe më keq: egoist, me smirë dhe snob. I pandreqshëm…i pashpresë…në tokën e krenarisë dhe të mundësive të pafundme! Më mirë të më kishin shtypur!

12 komente në “Stela pik Stelina, me dy l”

  1. bis says:

    ne fakt me mire do ishte…

  2. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Mir e ke ti mor djale. Po kujt i thua ! Ne 90% jemi injorante me koke larte. Kurvellik me te madh se ne shqiperi nuk kam degjuar te kete ! Femrat mendojne vetem per leke. Nuk kane as shkolle dhe as kane ndermend ta bejne.

    1. 1 says:

      Komenti me i sakte !

  3. casalbertone says:

    elvin pershendeje nga casali! ?

  4. Xhani says:

    Paske idhull Bledi manen ti.Mos shkruaj me daku se na mbushe

  5. Tom says:

    Elvin paske ik per llesh me dy L.

    1. sssore says:

      jo me dy L por te medhaja te gjitha thuaj, shkrimi me pa lidhje qe mund te lexosh,
      turp per gazeten qe ze hapesirem me keto budalleqe dhe turp per ne qe e lexuam deri ne fund dhe perfundimi …. asgje

  6. dosedd says:

    o nur po ti akoma e luan st.ettien? eshte skuader ters…dhe mua me digjte skedinen gjithnje ?

    tako

  7. Ire abc says:

    Pergezime per shkrimin…rasti tipik kur themi cdo gje e keqe e ka nje te mire!E keqja eshte shoqeria jone mediokrre dhe kurvare si askund ne rruZull me cicederra-kokederra e pordhederra…por aty gjendet dhe Elvin Nuri e prej nga aty rejedh edhe Shen Tereza!

  8. el catunarios says:

    e mira e te keqes eshte se kurvat dhe katunaret i kemi te gjithe bio
    trruma trruma i ke tani ne shtator
    ishe ne nje lokal ne hyrje te bllokut dhe me duhej te bertisja me mikun tim perballe sepse decibel-i i katnarit qimexunkth qe e kishte lokalin ne zoterim ishte ne konkurence me katnarin qeros qe ishte ngjitur me te.

    dikur ka existuar nje dicka qe nuk e kemi rrespktuar sic duhej………………. quhej PASHAPORTIZIM.

    kishim probleme vetem per 1 Maj dhe 15 tetor kur i sillte autobuzi tek partizani i panjohur……

    na ka ngel me var cadren mbrapa kurrizit dhe te hecim me gjunj te thyer

    asht e xanun

  9. Shen Thomai says:

    Në një kohë të kurvëllikut universal – të jesh e ndershme është një akt revolucionar.

  10. Stelina me nje L says:

    Sa i ke shtu me shume nr e followersave me kete qe ke shkruat asgje me shume vlla.
    Edhe pse ne profil shkruan se i nevojitet nje hero mbase ka gjetur ate me fuoristrade ngjure diarreje ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje