Shën Toma nuk qëllon të jetë i pranishëm, kur Jezusi i shfaqet për herë të parë dishepujve të tij pas kryqëzimit. Këta të fundit ishin të tromaksur nga persekutimi dhe ishin mbyllur në një bimcë, larg njerëzisë. Shën Toma nuk u zë besë shokëve të tij, kur i thonë që mësuesi është ringjallur dhe lëshon atë thagmë aq shumë të njohur që nuk do të besonte pa ja kaluar gishtin në plagë. Kur Jezusi rishfaqet sërish, Shën Toma kësaj here është atje dhe e kalon gishtin tej për tej në dorën e mësuesit. Shën Toma është besëpak, ndaj Jezusi lë porosi se të lumtur janë ata që besojnë pa parë, pa prekur, pa patur nevojën e shenjës.
Shën Toma është si shumica dërrmuese e besimtarëve të kësaj bote që kanë nevojë të shohin një provë, një mrekulli, sepse i bren dyshimi gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në besim. Shën Toma është padyshim si gjithë ne, shqiptarët që u rritëm dhe u formuam në një rregjim që e “vrau” Zotin me kushtetutë. Shën Toma ka gjasa të ketë qenë si Nënë Tereza, e cila kurrë në jetën e saj, në misionin e saj më shumë se të pamundur, nuk pa një shenjë, nuk morri asnjëherë një lajm nga lart. Nënë Tereza para se të shkojë nga kjo botë e shpreh se sa e vështirë është të besosh kështu, në asgjë, pa patur qoftë edhe një shenjë të vetme. Po si ajo, në vitet e fundit të jetës Shën Françesku u rebelua dhe tek tërhiqet në një shpellë, në majtë të malit, ku i bën shoqëri veç ujku, kërkon një shenjë, sepse besimi i është tronditur thellë. Kërkon diçka që të kuptojë se nuk ka besuar në një gjë që është sajesë si puna e Zotit. Dhe pas një lufte jo të shkurtër, ashtu në acar, në zgrip të jetës, Zoti i falstigmat Shën Françeskut. Kjo ishte shenja, më e mundimshmja, më e vuajtura, por që vërteton praninë e të madhit Zot. Kurse, Nënë Tereza nuk ishte aq guximtare sa Shën Françesku nuk u përball, nuk kërkoi me kaq forcë shenjën, por nuk e fshehu kurrë që dyshoi, madje ka frikë se e ka çuar jetën e saj, sakrificën e saj në kotësi dhe e tillë u shua pa kurrfarë shenje, pa një ëndërr, pa një shfaqje.
Besimtari i sotëm, i cili jeton në një botë ku zhvillimi teknologjik ecën po aq shpejt sa dekika, është i mbushur plot me dyshime. Si mund të ekzistojë Zoti në një botë kaq shekullare, ku ti merresh vesh me një kuti të hollë si telefoni, dërgon mesazhe, bën foto, nis e merr kumte, sheh filma dhe futboll. Si mund të falesh, pendohesh, të shkosh në meshë, kur në anën tjetër të botës po falë teknologjisë vriten mizorisht njerëz, fëmijë e gra që përdhunohen dhe Zoti nuk lëviz gishtin t’i ndalë. Si mund të besosh në këtë Zot, kur familja, bërthama e shoqërisë çmontohet me ligj, kur rendja pas pushtetit, pasurisë, materiales është kthyer në kult dhe po adhurohet si viçi i artë nga hebrenjtë e lashtë.
Pyetje të këtilla mund të rreshtosh pa fund dhe natyrisht përgjigjet gjenden pikërisht në atë rrugëtimin e besimit, tek riti, librat e shenjtë, tek misioni ndaj tjetrit. Nënë Tereza ndoshta nuk e vuri gishtin mbi plagë si Shën Toma, as i pati plagët në trupin e saj si Shën Françesku apo Padre Pio, por u mundua të lajë dhe lehtësojë plagët e shumë njerëzve të refuzuar, të hedhur në qoshe nga shoqëria. Ajo pati trimërinë të kthejë sytë nga i frikësuari, ashtu si Jezu Krishti shkoi në bimcë e gjeti apostujt e tromaksur.
Ndaj shenjtja Nënë Terezë ka për të qenë shumë e dashur për ne, shqiptarët, jo pse kemi të njëjtin gjak, por sepse ka dyshuar po aq fort si ne. Por, veç ndryshe nga plot prej nesh që marrim udhën e Kishës së Laçit apo malin e Baba Tomorit për të gjetur shenjën, ajo zbriti në rrugë dhe mblodhi “fundërrinat”.
Në Shën Pjetër të Vatikanit do zhvillohet mesha e shenjtërimit të saj. Do ketë plot shqiptarë atje dhe plot të tjerë do të shkojnë të djelën në kishat e katundeve apo katedralet e qyteteve. Do i luten Nënë Terezës, e cila nga ana e saj do u lutet atyre për skamnorët. Ajo lutjen tonë ka për ta dëgjuar, ne lutjen e saj a kemi për ta ndjerë?/ 27.al
Nje cop turkocam pretendon se ka te njejtin gjak me kristianen e Madhe Tereza[tashme e shenjteruar AGIA]….!!!!????
kesaj i thone te cqyesh bithen nga cmenduria……..!
Jo more turk i ndyre,ti dhe 5mln te tjere sunite apo shiite nuk u lidh asgje me N.Terezan,ti dhe ata jeni fara dhe gjaku i turkut.
Neser shenjterohet Tereza e shqiptareve dhe jo shqipfolesve turq,neser shqiptaret kristiane ndihen krenare ne mbare boten kristiane …………
Sa per ju turkoshqipfolesit nuk po na rruhet fare se c’mendoni,c’thoni apo c’shkruani………..neser eshte dite e madhe per KRISHTERIMIN SHQIPTAR,neser lutjet ne gjithe kishat neper bote flasin shqip dhe gjithe kjo fale SHENJTERIMIT TE NENE TEREZAS!
cish thua more klam ,nuk e njohin shqipetaret shen toma por SHEN THOMA ,allahu te dhente mend inshallah.
Enkel, a na lejon të të fusim gishtin në ……plagët e tua, që ta besojmë dhimbjen dhe vuajtjen tënde për shqiptarët, për drejtësinë, për lirinë dhe për demokracinë. Do të vijë dita që do të shëmtëroshesh edhe ti , jo si Nënë Tereza, “Shënjta e Besimpakëve” sipas teje, që na paskërka dyshuar gjithë jetën në egzistencen e zotit, as si Ali Demi, rioshi komunist që për ZOT, pati lirinë dhe drejtësinë shoqërore të popullit të tij dhe u vra për këtë besim-ëndër fisnike, por si shëmbëlltyra e qoftëlargut që fut krrimbin e dyshimit dhe mëdyshjeve, edhe për Nënë Terezën edhe për Ali Demin.
Zoti, ka formën dhe fytyrën e njeriut si dhe të folurën e tij, sepse është krijuar nga njeriu.
Dhe do të vdesë bashkë me njeriun që e krijoi atë.
Zoti është Nënë Tereza dhe Ali Demi.
Nëse ti Enkel, e beson zotin sepse trëmbesh nga stigmat(vurratat) që ai mund të të hedhë ty mbi fytyrën apo trupin tënd, atherë mos shkruaj për zotin dhe besimin për të.
Lëri klerikët të bëjnë detyrën dhe profesionin e tyre ndaj zotit dhe grigjës që u ka rënë për hise.
Ndërkaq, do të kesh më shumë kohë të merresh me stigmat brënda teje dhe të kërkosh përgjigjen për veten tënde: Unë, a besoj në zot apo jo, pavarësisht çfarë thotë Kushtetuta ime, prifti a hoxha im dhe pavarësisht nga ukubetet që zoti i lejon të ndodhin nëpër botë, shpesh nga njerzit që shpallen si besimtarët me të devotshëm të universit dhe pothuajse gjithmonë nën flamujt e besimeve fetare.
Nje esse e shkruar shume bukur, bravo Enkel.